Lajmet

Varshavë, Bislimi flet për sulmet e vazhdueshme hibride me të cilat është përballur Kosova

Published

on

Me ftesë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szapka, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin informal ministerial të organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së, ku temë diskutimi ishte “Kërcënimet hibride ndaj procesit të zgjerimit dhe kundërpërgjigja potenciale ndaj tyre”.

Prezent në këtë takim ishin ministra për çështje evropiane nga rajoni dhe Evropa, përfshirë shtetet anëtare dhe ato kandidate për anëtarësim, krahas edhe Komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

Në hyrje të ngjarjes, ministri Adam Szłapka, shprehu se procesi i zgjerimi të BE-së është prioritet edhe për presidencën aktuale të Polonisë dhe është e rëndësishme ndarja e eksperiencave dhe përballje e përbashkët në ballafaqimin me kërcënimet hibride, gjersa komisionerja Marta Kos theksoi investimet dhe përkrahjen e BE-së në këtë drejtim dhe mbështetjen ndaj procesit të zgjerimit përkundër këtij kërcënimi.

Në adresimin e tij, Bislimi theksoi sulmet e vazhdueshme hibride me të cilat edhe Kosova është përballur dhe arsyet pse vendi ynë është target i sulmeve të huaja e ndërhyrjeve nga jashtë. Ai foli edhe mbi sulmet e vazhdueshme ndaj shtetit tonë dhe sigurisë kombëtare, i fundit ai në infrastrukturë kritike, në kanalin e Ibër-Lepencit nëntorin e vitit të kaluar”, citohet Bislimi në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim thuhet po ashtu se zëvendëskryeministri përmendi dhe sulmet në faqen e internetit të KQZ-së në zgjedhjet e fundit në vendin tonë, por edhe shpërndarjet e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, veçanërisht përgjatë fushatës së zhvilluar, një rast prej tyre lajmi i rremë mbi rritjen e çmimit të energjisë për 35% vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Zëvendëskryeministri shprehu nevojën për sa më shumë unitet në Evropë dhe qasje të përbashkët në përballjen me sfidat që vijnë nga kërcënimet e sulmet hibride.

Lajmet

Ngjarjet sot në Kosovë

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga disa aktivitete të rëndësishme në fusha të ndryshme, përfshirë shëndetësinë, drejtësinë, punësimin dhe përkujtime kombëtare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e aneksit të Depos së barnave të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe fillimin e renovimeve në këtë objekt. Aktiviteti mbahet në rrugën “Aziz Abrashi”, zona industriale në Prishtinë, nga ora 10:00.

Po në orën 10:00, para administratës së QKUK-së në Prishtinë, Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të mbajë takim me punëtorët e sigurimit fizik, ku do të vendosen hapat e mëtutjeshëm për të drejtat dhe përfaqësimin e tyre.

Në fushën e drejtësisë, po ashtu në ora 10:00 në hotelin “Mercure” në Prishtinë, do të lansohet Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Përmbarimit, një hap drejt dixhitalizimit dhe rritjes së efikasitetit në këtë proces.

Ndërkohë, nga ora 11:00 në hotelin “Sirius”, Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) do të mbajë një konferencë me temën “Punësimi dhe përfshirja institucionale e komuniteteve joshumicë në Kosovë”.

Në Ferizaj, do të zhvillohen ceremonitë mortore për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ekrem Jashari. Homazhet pranë arkivolit do të fillojnë në orën 13:00 në Galerinë e Arteve, pasuar nga mbledhja komemorative në Teatrin “Adriana” në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Veteranëve të qytetit në orën 17:00.

Continue Reading

Lajmet

OEK: Pezullohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës njoftoi se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka vendosur për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se OEK-ja ka kërkuar nga ZRRE-ja që të ndalë veprimet “që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.

OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Për shkak të temperaturave të larta pezullohet një aktivitet sportiv në Kosovë

Published

on

By

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës ka njoftuar se gara e planifikuar në kuadër të kalendarit të garave, Kupa e Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej më 29 qershor 2025, do të shtyhet për muajin shtator.

Arsyeja e shtyrjes lidhet me kushtet atmosferike tepër të nxehta që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve, si dhe cilësinë e organizimit të garës”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.

Data e saktë për mbajtjen e Kupës së Kosovës do të caktohet ditëve në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

​Përmbyllet afati për deklarimin e koalicioneve në zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati ligjor për partitë politike që të deklarojnë pjesëmarrjen e tyre përmes koalicioneve zgjedhore apo mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale për kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Gjatë periudhës 15-ditore, nga 9 deri më 23 qershor, në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, janë paraqitur këto koalicione:“Koalicija Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); Koalicioni “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i cili do të garojë vetëm në komunën e Prizrenit.

Po ashtu, disa parti politike kanë njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mospjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje. Këto parti janë: Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD), Partia Demokratike e Diasporës (PDD), Partia e Drejtësisë (PD), Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Balliste (PB). KQZ ka bërë të ditur se më 26 qershor 2025 do të hapet afati për aplikimin për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për të gjitha subjektet politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara