Aktualitet

Varhelyi paralajmëron 30 miliardë euro investime në rajon

Oliver Varhelyi, ka kërkuar bashkëpunim më të madh të vendeve të Ballkanit Perëndimor në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

Published

on

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka kërkuar bashkëpunim më të madh të vendeve të Ballkanit Perëndimor në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.

Në një konferencë për media, të cilën e mbajti me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas Samitit të Tiranës, Varhelyi, tha se në Ballkan do të vijnë rreth 30 miliardë euro në formë investimesh.

“Pothuajse 30 miliardë euro në formë investimesh do të vinë në rajon, por kjo nuk funksionon nëse ne nuk kemi treg të përbashkët rajonal. Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për autostrada e rrugë të reja tregtie, nëse duhet të vazhdojnë të jenë 6 certifikata të ndryshme, të secilit vend. Këto vende duhet të punojnë në këtë treg të përbashkët rajonal. Lajmi që solla është që ne kemi arritur një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani. Kemi arritur këtë marrëveshje me Këshillin dhe Parlamentin Evropian, për IPA 3, siç e quajmë ne, i cili do të jetë mekanizëm me të cilin do të financohet ky plan. Do ta fillojmë këtë plan sa më shpejt që të jetë e mundur. Sic e shihni po hyjmë në një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor, me shumë çështje mbi tryezë të BE-së. Ky do të jetë vit i Ballkanit Perëndimor, por të gjithë duhet të kenë plane konkrete”, ka thënë Varhelyi.

Tutje, ai deklaroi se agjenda e përbashkët e Ballkanit krijohet nga përfaqësuesit e këtyre vendeve, jo nga Komisioni Evropian.

“Ne po e shohim një përkushtim të qartë të këtyre udhëheqësve. E kemi idenë për treg të përbashkët rajonal dhe sot kemi parë se çfarë përparimesh kemi parë. Nuk kemi arritur ende ku kemi dashur, por deri në korrik duhet të arrijmë atje. Shohim tashmë edhe rezultatet e para që po ndryshojnë jetën e qytetarëve në këtë zonë. Jemi të gatshëm të riafirojmë qëndrimin tonë me planin ekonomik dhe të investimeve, plan që kemi qysh nga vjeshta”, ka thënë tutje ai. 

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Aktualitet

Fillon fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Published

on

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë shëndetësorë.

“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht. Zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave. Gjatë këtij muaji, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e parashikuara në kalendar, sipas datave të specifikuara, nga ora 10:00 deri në 16:00”, thuhet në njoftim të MSH-së.

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga data 1 deri më 31 tetor 2025, Mamografi Mobil do të jetë në qytetet e Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​”Paketa e Maleve”, Elbasani miraton 4 zona të reja zhvillimi

Published

on

Këshilli Bashkiak i Elbasanit aprovoi shpalljen e 4 zonave malore prioritare për zhvillim si pjesë e nismës qeveritare “Paketa e Maleve”, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe investimet në zonat malore të Shqipërisë.

Ky vendim bazohet në ligjin “Për Paketën e Maleve” si dhe në udhëzimet përkatëse të miratuara nga Ministria e Pushtetit Vendor, duke synuar nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, turizmit rural e natyror.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se zonat e përzgjedhura janë njësitë administrative Gjinar, Funar, Tregan dhe Shushicë të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik e mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Ai u shpreh se prioritet mbetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore në shërbim të qytetarëve dhe rajonit.

“Elbasani ka gjithçka për t’u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, dhe ne po i hapim rrugë këtij zhvillimi”, tha Llatja.

Gjinari, i njohur si “xhevahiri natyror” i Elbasanit, ofron potencial për zhvillimin e turizmit malor, ekoturizmit dhe përpunimit të bimëve mjekësore.

Funari, me pyjet e pasura dhe liqenet e tij natyrale, shihet si një destinacion i ardhshëm për turizëm kulturor, rural dhe sporte e aventurës.

Ndërsa Tregani, me ujërat termale, mbetet një atraksion i veçantë për turizmin shëndetësor e relaksues dhe aktualisht është zona më e frekuentuar e Elbasanit me mbi 9 mijë vizitorë çdo vit.

Ndërsa Shushica, vetëm pak kilometra nga qyteti, konsiderohet një zonë me potencial për turizëm familjar, bujqësi dhe kulinari tradicionale.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të gushtit në qarkun e Elbasant ka pasur 348 aplikime. Aplikimet mbeten të hapura deri në fund të vitit 2025, ndërsa 500 aplikantët e parë do të përfitojnë lehtësira fiskale për 10-vjet, thuhet në njoftim./S.K/KP/ElbasaniNews/

Continue Reading

Aktualitet

Ali Ahmeti nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës

Published

on

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Ahmeti tha se ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin e përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti u shpreh mirënjohës për këtë nderim duke thënë se ky çmim nuk i përket vetëm atij por të gjithë atyre që kanë ndarë të njëjtën rrugë, sakrificë dhe përpjekje.

“Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë.Jam mirënjohës për këtë nderim dhe i vendosur që të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shkruan ai.

“Doctor Honoris Causa” është një titull nderi i lartë akademik që një universitet i jep një individi për arritje të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar, për të nderuar kontributin ose ndikimin e madh të një personi./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara