

Lajmet
Varhelyi: Dialogu është rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë
Published
1 year agoon
By
Betim GashiNë Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështjet e BE-së (COSAC) në Budapest, Oliver Varhelyi, Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, ka bërë një deklaratë të rëndësishme lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se për të dyja shtetet, rruga drejt Evropës kalon përmes dialogut.
Varhelyi tha se është e qartë se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ai shprehu besimin se palët duhet të angazhohen për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe për të përparuar në procesin e normalizimit, duke përfshirë dërgimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Në lidhje me zgjerimin e BE-së, Varhelyi theksoi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar në sigurimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu bindjen se Komisioni i ardhshëm i BE-së do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për procesin e zgjerimit.
Kjo deklaratë vjen në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme për integrimin evropian të rajonit dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e diskutimeve aktuale të politikës evropiane./UBTNews/
Aktualitet
Përfundon Seminari për Trajnerët e Basketbollit
Published
15 minutes agoon
September 8, 2025By
UBT News
Ka përfunduar Seminari për Trajnerët e Basketbollit për grupmosha të reja që filloi ditën e premte dhe vazhdoi gjatë fundjavës është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Seminari është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës e po ashtu edhe nga FIBA, shtëpia e basketbollit botëror.
Në ditën e parë ka ligjëruar eksperti i njohur i basketbollit ndërkombëtar, Arik Shivek.
Ai ka treguar për përvojën e madhe në basketbollin evropian dhe këtë përvojë ta bart te trajnerët e Kosovës, për ta zbatuar në basketbollin e Kosovës.
Vlora Braha, SPOC Person për Integritet në FBK dhe nga Safeguardin dhe Future ka folur rastet që mund t’i paraqesin trajnerët për abuzime dhe ngacmime në basketboll dhe si mund të drejtohen për këto raste në FBK. Ndërkohë, psikologia Vjollca Zymberi Devaja ka ligjëruar me temën Përgatitja Mendore për Fëmijët.
Në ditën e dytë dhe të tretë, kanë ligjëruar eksperti i njohur ndërkombëtar i basketbollit, Arik Shivek, si dhe trajneri kondicional Agron Haliti.
Të dy kanë ligjëruar për tema të rëndësishme për trajnerët që punojnë me grupmosha të reja, veçanërisht për U14 e më të rinj.
Në fund, Diellza Kelmendi, Koordinatore e Vlerave Olimpike në Akademinë Olimpike në Komitetin Olimpik të Kosovës së bashku me Granit Rugovën, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë nderuar me mirënjohje Arik Shivek dhe Agron Haliti, ndërsa trajnerët pjesëmarrës janë pajisur me certifikatën e pjesëmarrjes./S.K/KP/
Aktualitet
Tifozët letonezë fishkëllejnë kundër serbëve pas thirrjeve “Kosova është Serbi”
Published
60 minutes agoon
September 8, 2025By
UBT News
Edhe në arenat sportive, Serbia vazhdon të përdorë çdo formë për të sulmuar dhe provokuar Kosovën. Kjo u dëshmua sërish të shtunën, në orën 15:00, gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Letonisë dhe Serbisë, e zhvilluar në stadiumin e Rigës.
Autoritetet letone nuk toleruan sjelljet provokuese të tifozëve serbë, dhe organizatorët e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Letonisë dhe Serbisë, nuk lejuan që tifozët mysafirë të sillnin në stadium asnjë simbol serb.
Policia ndaloi ekspozimin e flamujve serbë, simboleve nacionaliste dhe sloganeve anti-Kosovë.
Tifozët serbë u detyruan të heqin rrobat që mbanin mesazhe kundër Kosovës, ndërsa sendet e ndaluara iu konfiskuan në hyrje të stadiumit.
Përpjekjet e tyre për të kënduar korin famëkeq “Kosova është Serbi” u pritën me fishkëllima nga tifozët letonë, duke treguar se publiku evropian nuk e mbështet më propagandën e vjetër serbe.
Pas golit të Dušan Vlahović në minutën e 12-të të ndeshjes, tifozët serbë shpërthyen në brohoritje dhe brohoritën: “Kosova është Serbi”.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia përdor ngjarjet sportive për të çuar përpara mesazhe nacionaliste dhe provokuese ndaj Kosovës. Në shumë ndeshje të mëparshme, Serbia ka shfrytëzuar minutazhin sportiv për të bërë thirrje politike, për të afishuar parulla ofenduese dhe për të provokuar me flamuj apo simbole që nxisin urrejtje./S.K/EO/Pamfleti/
Aktualitet
Kosova mësoi rivalët e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029
Published
1 hour agoon
September 8, 2025By
UBT News
Për FIBA EuroBasket 2029 që mbahet në kryeqytetin letonez, Riga, sot nga ora 10:30 është zhvilluar shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve. në kryeqytetin letonez, Riga.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.
10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore dhe një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.
Kosova është në vazon e dytë dhe sot do të mësojë kundërshtarët.
Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Katër kombëtare – tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.
Vazo 2: Kosova, Norvegjia, Irlanda./S.K/KP/
Lajmet
Punimet ndërtimore për projektin Solar4Kosovo I – Centrali Fotovoltaik, KEK jep sqarime
Published
1 hour agoon
September 8, 2025By
UBTnews
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton për procesin e fillimit të punimeve ndërtimore të projektit Solar4Kosovo I – Centrali Fotovoltaik, i cili financohet nga Bashkimi Evropian / Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), Qeveria Gjermane përmes KfË si institucioni kryesor financiar ndërkombëtar, Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe Korporata Energjetike e Kosovës.
“Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në tranzicionin energjetik të Kosovës, duke kontribuar në rritjen e prodhimit nga burime të qëndrueshme dhe të ripërtëritshme të energjisë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, punimet ndërtimore do të zhvillohen në zonën afër Termocentralit Kosova A, që shtrihet në komunën e Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Këto punime kryesisht lidhen me banorët e Kryshevcit (Dardhishtë) dhe lagjes Mërlak në fshatin Kryshevc, komuna e Obiliqit.
“KEK sqaron se deri më tani nuk ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të paautorizuar të tokës, pasi nuk ka ekzistuar një plan konkret zhvillimor për atë zonë. Për më tepër, në përputhje me përgjegjësitë e saj si kompani publike dhe në kuadër të politikave të Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR), KEK ka treguar mirëkuptim dhe ka toleruar këtë shfrytëzim të përkohshëm nga komuniteti lokal”, thuhet në komunikatë.
“Prandaj, është e rëndësishme të informohen të gjithë përdoruesit e paautorizuar të tokës se: Toka në fjalë është pronë e KEK-ut; KEK është në përgatitje për punimet e ardhshme ndërtimore të projektit solar; Sezoni bujqësor i vitit 2025 (gusht 2025) paraqet sezonin e fundit kur janë zhvilluar aktivitete bujqësore në këto toka; Pas kësaj periudhe, nuk do të lejohet më asnjë përdorim i tokës nga persona të paautorizuar”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se ky njoftim bëhet për të siguruar transparencë dhe informim të drejtë për të gjithë përdoruesit e pa autorizuar të tokës, përveç njoftimeve zyrtare dhe tabelave paralajmëruese që do të vendosen në perimetrin e zonës së projektit, e cila do të jetë e rrethuar me gardh sigurie.
KEK fton të gjithë përdoruesit e tokës dhe personat e prekur nga ky vendim që, për çdo sqarim ose informacion shtesë, të kontaktojnë përfaqësuesit e kësaj kompanie. /D.B/KP

Përfundon Seminari për Trajnerët e Basketbollit

Tifozët letonezë fishkëllejnë kundër serbëve pas thirrjeve “Kosova është Serbi”

Jessie J rikthehet në skenë pas operacionit për kancerin

Kosova mësoi rivalët e parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029

Punimet ndërtimore për projektin Solar4Kosovo I – Centrali Fotovoltaik, KEK jep sqarime

KQZ: Do të shtypen mbi 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet lokale

Konflikti Rusi-Ukrainë, rriten çmimet e naftës

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

17 vjeçari nga Kosova që theri mësuesën në Gjermani, jashtë rrezikut për jetë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës