Sport

Varane preferon të transferohet në United

Published

on

Mbrojtësi francez, Raphael Varane preferon që të transferohet tek Manchester United nëse vendos të largohet nga Real Madridi këtë sezon, raporton “AS”.

Për Varanen, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me klubin madrilen, kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.

Siç raporton “AS”, 27-vjeçari preferon një kalim në Premier Ligën angleze tek Manchester United, dhe thuhet që nuk është i interesuar të lëvizë drejt Francës, ku PSG ka shprehur interesim serioz në Varanen. 

Sport

Tifozët e Galatasarayt prishin qetësinë e Barcelonës para sfidës në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Barcelona do të përballet sonte me Galatasarayn në Stamboll, në kuadër të raundit të dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, nata para ndeshjes nuk ka qenë e qetë për skuadrën katalunase, pasi tifozët vendas kanë organizuar një spektakël me fishekzjarrë pranë hotelit ku po qëndronin futbollistët e Barcelonës.

Një numër i madh tifozësh të Galatasarayt u mblodhën gjatë natës para hotelit, duke ndezur fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike pas orës 02:00, me synimin për t’ua prishur gjumin lojtarëve kundërshtarë.

Atmosfera e zjarrtë në Stamboll është e njohur për skuadrat evropiane, ndërsa tifozët turq shpesh krijojnë presion të madh ndaj kundërshtarëve.

Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ndikojë në paraqitjen e Barcelonës, në përballjen që pritet të zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Rams Park”.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova synon përmbysjen ndaj Austrisë, Krasniqi optimiste për fitore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra synon përmbysjen e rezultatit ndaj Austrisë, në ndeshjen kthyese të raundit të parë të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2027.

“Dardanet” do të zbresin në fushë të martën në Vjenë, nga ora 18:00, pas humbjes 2:1 në përballjen e parë të zhvilluar në Prishtinë.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi është shprehur optimiste para kësaj sfide, duke theksuar se skuadra është e kompletuar, e përgatitur dhe e motivuar për të arritur rezultat pozitiv.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Besojmë se vajzat do ta japin maksimumin nga ajo që bashkërisht e kemi ndërtuar për këtë ndeshje”, ka deklaruar Krasniqi.

Ajo ka vlerësuar cilësinë e përfaqësueses austriake, duke pranuar se Kosovën e pret një përballje e vështirë, veçanërisht në fushën kundërshtare.

Për dallim nga ndeshja e parë, ku munguan disa futbolliste për shkak të problemeve shëndetësore, këtë herë Kosova do të ketë në dispozicion skuadrën e kompletuar.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar atmosferën pozitive dhe motivimin e lartë brenda ekipit, ndërsa përgatitjet e fundit janë përqendruar në aspektin taktik.

Kjo është pjesëmarrja e parë historike e Kosovës në plejofin kualifikues për një Kampionat Botëror. Fituesja e duelit Kosovë–Austri do të përballet në raundin tjetër me fituesen e çiftit Zvicër–Izrael.

D.L

Continue Reading

Sport

Vojvoda luan 72 minuta, Udinese mposhtet nga Torino

Published

on

By

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ishte titullar në humbjen 2:1 të Udineses ndaj ish-skuadrës së tij, Torinos, në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.

Takimi i zhvilluar të hënën mbrëma përfundoi 1:1 në pjesën e parë, ndërsa Torino realizoi golin e fitores gjatë pjesës së dytë.

Vojvoda qëndroi në fushë deri në minutën e 72-të, ndërkohë që për Torinon u aktivizua në pjesën e dytë edhe mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli.

Pas kësaj fitoreje, Torino ngjitet në pozitën e 12-të me shtatë pikë, ndërsa Udinese zbret në vendin e 15-të me katër pikë.

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet Liga e Kampionëve: Sonte në program nëntë përballje me stacione kryesore në Madrid e Stamboll

Published

on

By

Ethet e futbollit elitar evropian zbarkojnë sërish në fushë sonte me ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Skuadrat më të mëdha të continentit do të përballen në nëntë duele mjaft interesante, ku secila pikë ka peshë të jashtëzakonshme në garën për kualifikim.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të jetë në Madrid, ku Atletico Madridi përballet me Manchester Unitedin, si dhe në Stamboll te dueli i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Barcelonës. Sfida mjaft interesante priten edhe në Angli e Itali, me Arsenalin që pret Lille-n, ndërsa Interi do të kërkojë fitoren në shtëpi përballë Club Brugge. Ndërkohë, Napoli udhëton drejt Spanjës për një përballje të fortë me Villarrealin.

Në takimet e tjera të kësaj xhiroje, Bayern Mynihu do të ndeshet me Vikingun, RB Leipzigu do të masë forcat me PSV Eindhovenin, ndërsa Lensi pret Sportingun e Lisbonës. Programi i sotëm hapet me përballjen mes Sabahut dhe Slavia Pragës.

Sa i përket orarit, sfidat Lens – Sporting dhe Sabah – Slavia Pragë startojnë nga ora 18:45, ndërsa shtatë përballjet e tjera të mbrëmjes do të luhen nga ora 21:00. Me këtë rikthim, skuadrat do të luftojnë për çdo pikë, në një format të ri ku secila ndeshje mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tyre në garë.

Continue Reading

Të kërkuara