Lajmet
Vala populiste në Evropë tregon shenja dobësimi
Mbështetja për lëvizjen populiste ka rënë në 10 vende evropiane.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiA po zbehet vala populiste në Evropë?
Dy populistë, të cilët erdhën në pushtet me valën e zemërimit ndaj elitave, u rrëzuan nga pushteti këtë vit: Boyko Borisov i Bullgarisë, një ish-truproje, i cili humbi zgjedhjet në prill dhe Andrej Babiš i Republikës Çeke, një biznesmen që humbi zgjedhjet e tetorit dhe është zëvendësuar nga një profesor universiteti që po drejton një koalicion të partive politike.
Në prill të vitit të ardhshëm, kryemimistri hungarez Viktor Orban, i cili ka patur një dekadë suksesi elektoral duke u përplasur me Bashkimin Evropian mbi atë që ai e sheh si përpjekje të Brukselit për të imponuar një botëkuptim ndërkombëtar ndaj vendit të tij, përballet me një betejë të ashpër rizgjedhjeje kundër një opozite tashmë të bashkuar pro-BE-së.
Zoti Orban po shmanget nga administrata e PresidentitBiden dhe Hungaria është i vetmi vend i Bashkimit Evropian që nuk u ftua në Samitin për Demokraci të javës së ardhshme të organizuar nga Shtetet e Bashkuara, një përjashtim që zyrtarët amerikanë shpresojnë që partitë opozitare hungareze do ta shfrytëzojnë në fushatën e tyre zgjedhore.
Sipas sondazheve, batica politike po shkon kundër populistëve në Evropën Qendrore dhe gjetkë në kontinent. Sondazhet tregojnë se mbështetja për ndjenjat populiste në Evropë ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë.
Sondazhet
Një sondazh i publikuar javën e kaluar nga organizata britanike YouGov zbuloi se mbështetja për lëvizjen populiste ka rënë në 10 vende evropiane gjatë tre viteve të fundit, duke sugjeruar se mbështetja e elektoratit për populizmin mund të ketë arritur kulmin.Parimi populist se “vullneti i popullit duhet të jetë parimi më i lartë në politikën e një vendi” nuk është më aq i fort sa tre vjet më parë, bazuar në të dhënat e sondazhit të organzatës YouGov. Në Poloni, për shembull, 65% e votuesve tani pajtohen me këtë deklaratë në krahasim me nivelinprej 81% që ishte tre vjet më parë.
Spndazhi i YouGov-it thotë gjithashtu se shumë më pak të anketuar mendojnë se vendet e tyre janë të ndara midis njerëzve të zakonshëm dhe “elitave të korruptuara” që i shfrytëzojnë ato. Tre vjet më parë, 61% e të anketuarve në Francë u pajtuan me këtë vlerësim, por tani vetëm 49% janë dakord me këtë mendim. Edhe në Itali ka patur një rënie të dukshme të mbështetjes për populizimin, nga 65% në 54%.
Një analizë e të gjitha sondazheve mujore të mbledhura së bashku nga organizata “Europe Elects” me bazë në Gjermani sugjeron gjithashtu se ka patur një rënie të mbështetjes për populistët e ekstremit të djathtë dhe atij të majtë. “Europe Elects” vlerëson se popullariteti i partive populiste shënoi rënie në 10 vende evropiane dhe u rrit vetëm në tre, në Holandë, Portugali dhe Qipro.
Hans-Georg Betz, një studiues në Universitetin e Zyrihut dhe autor i disa librave mbi populizmin e krahut të djathtë, e lidh një pjesë të rënies së mbështetjes për lëvizjet populiste në të gjithë Evropën me zbehjen e shqetësimeve të publikut për çështjen e imigracionit.
“Për të djathtën populiste, pas fillimit të pandemisë së Covid-19, çështja e vendit të Islamit në shoqëritë perëndimore u zbeh dhe bashkë me të u pakësua apeli dhe mbështetja për të djathtën populiste”, tha ai në një shkrim për Qendrën për Analizimin e së Djathtës Radikale, një grup studimor me bazë në Britani.
“Shembulli më i qartë është Partia Popullore Daneze, DF. Deri kohët e fundit, DF ishte një aktor kryesor në politikën daneze, e cila arriti të impononte qëndrimet e saj ndaj emigrantëve dhe refugjatëve tek partitë kryesore. Tashmë, ajo praktikisht është zhdukur nga peizazhi politik. Partitë e tjera kanë ecur më mirë, por ato ende janë nën nivelin e tyre të para pandemisë”, shtoi ai.
Angela Merkel dhe Gjermania
Por është ende herët të nënvlerësohet roli i populistëve nacionalistë të kontinentit, një pikëpamje e mbështetur edhe nga kancelarja gjermane në largim Angela Merkel, veçanërisht kur bëhet fjalë për Evropën Qendrore. Në një intervistë të fundit për mediat, zonja Merkel theksoi shqetësimet e saj për grindjet e vazhdueshme mes Brukselit dhe vendeve ish-komuniste të Evropës Qendrore për sundimin e ligjit, lirinë e shtypit dhe emigracionin.
Ajo paralajmëroi se përçarjet mund të thellohen dhe paralajmëroi se “ndjenja se ka pak hapësirë kombëtare për manovrim krijon zhgënjim”. Dhe pasi mori pjesë në takimin e saj të fundit me krerët e tjerë të shteteve të BE-së muajin e kaluar, ajo i kërkoi Brukselit dhe udhëheqësve të Evropës Perëndimore që të kërkonin kompromisin me vendet e Evropës Qendrore me prirje më populiste, të cilat “u bashkuan me një klub të formuar tashmë pa dhënë kontribut në krijimin e të gjitha rregullave dhe kushteve të tij.”
Disa analistë kanë frikë se me largimin e zonjës Merkel nga skena politike, përplasjet midis BE-së dhe udhëheqësve e partive populiste me prirje nacionaliste të Evropës Qendrore mund të përkeqësohen. Angela Merkel ishte një zë frenues, që kërkonte gjithmonë të zbuste konfrontimet dhe e prirur të balanconte interesat e BE-së si bllok me interesat kombëtare të shteteve anëtare individuale.
Largimi i saj mund të lejojë daljen nga kontrolli të grindjeve midis BE-së dhe anëtarëve që mbështesin pikëpamjet ndërkombëtarë të bllokut nga njëra anë, dhe qeverive më nacionaliste të Hungarisë, Polonisë dhe Sllovenisë, në anën tjetër, nga të cilat mund të përfitojnë udhëheqësit populistë.
COVID-19
Populistët e kanë kthyer vëmendjen në fazat e fundit të pandemisë së koronavirusit për të forcuar pozitat e tyre politike ndërsa po rritet zemërimi dhe lodhja e publikut nga zgjatja e masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveritë mes valës së katërt të infeksioneve.Këtë muaj disa vende, duke përfshirë Holandën, Italinë, Zvicrën dhe Austrinë, u ndeshën me protesta masive kundër masave të reja kufizuase për të frenuar përhapjen e virusit.Protestat u inkurajuan nga partitë populiste dhe në disa qytete, përfshirë Roterdamin, pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.
“Me valën e katërt (të rritjes së infeksioneve me Covid-19) që përfshiu Evropën dhe pa një fund të qartë të pandemisë, shoqëritë duket se po i afrohen me shpejtësi humbjes së durimit. Kjo po reflektohet në një rritje të zhgënjimit dhe zemërimit, duke shpërthyer herë pas here në protesta të furishme, madje edhe të dhunshme”, thotë studiuesi zviceran Hans-Georg Betz.
Ai thotë se e djathta populiste mund të ketë gjetur tek masat kufizuese kundër pandemisë “një çështje të debatueshme që mund ta ndihmojë atë të rifitojë terrenin e humbur politik”.
You may like
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
13 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
14 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
14 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
16 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
