Aktualitet

Vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje

Bashkë me Ministren ishin dhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.

Published

on

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Gexha Bunjaku ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në Qendrën e Vaksinimit kundër Covid-19 në Fushë Kosovë, ku kryesisht po vaksinohen qytetarë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Nga aty ajo tha se vaksinimi mobil do të vazhdojë pa ndërprerje me një orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe do të vizitohen zonat me frekuentim të lartë dhe zonat rurale, për të lehtësuar kuptimisht qasjen e qytetarëve në vaksinimin kundër Covid-19, në të gjithë Republikën e Kosovës.

Bashkë me Ministren Gexha ishin dhe Nona Zicherman – Shefe e zyrës së UNICEF-it dhe Zeinah Salahi – Shefe e USAID në Kosovë.

Sipas një njoftimit, ky angazhim po realizohet përmes bashkëpunimit në mes të QKMF-së, OJQ-së Balkan Sunflowers Kosova, USAID dhe UNICEF.

Ministrja Gexha falënderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e çmuar dhe vetëmohimin në këtë proces të rëndësishëm për shëndetin publik, dhe në të njëjtën kohë kërkoi mbështetjen nga secili qytetar, të bisedojmë me të afërmit tanë që të vaksinohen sa më shpejt, tash kur ka mjaftueshëm vaksina dhe ndodhemi në një situatë të qetë epidemiologjike.

“Kështu mbrojmë kujdesin shëndetësor nga mbingarkesa, ekonominë nga mbyllja dhe mirëqenien tonë sociale nga kufizimet”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Vendi

Detajet nga vrasja në Gjilan nga raporti i Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:32, ku i dyshuari burrë dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën burrë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi e municioni, përfshirë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë, si dhe 68 fishekë e 4 gëzhoja.

I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale gjendet ende në kërkim policor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri sjell një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe fasetat moderne në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Burim Kiseri, nga Programi i Stomatologjisë në UBT, ishte i ftuar si ligjërues në Kongresin e XI-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë në Republikën e Kosovës, ku prezantoi temën “Nga Perceptimi Estetik te Fasetat Dentare: Krijimi i Buzëqeshjes në Epokën e Personalizimit”, duke sjellë një perspektivë bashkëkohore mbi estetikën dentare dhe zhvillimet në stomatologjinë restauruese.

Në fokus të prezantimit të tij ishte individualizimi i buzëqeshjes, harmonia ndërmjet dhëmbëve, gingivës dhe tipareve të fytyrës, si dhe rëndësia e planifikimit digjital, teknikës mock-up dhe fasetave dentare në arritjen e rezultateve natyrale dhe funksionale.

Përmes kësaj teme, Prof. Ass. Dr. Kiseri theksoi se estetika moderne dentare shkon përtej formës dhe ngjyrës së dhëmbëve, duke synuar krijimin e një buzëqeshjeje që reflekton identitetin dhe karakteristikat individuale të secilit pacient. Ndërthurja e perceptimit estetik me parimet shkencore dhe teknologjitë moderne mundëson trajtime më të personalizuara, duke ruajtur harmoninë dhe funksionalitetin.

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Burim Kiserit në këtë kongres përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, si dhe për promovimin e qasjeve inovative në stomatologji.

Continue Reading

Live

Trump pretendon “armëpushim energjetik” mes Rusisë e Ukrainës, Kievi raporton sulme të reja

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë rënë daktord për një “armëpushim energjetik” me efekt të menjëhershëm, mirëpo pa dhënë detaje shtesë për marrëveshjen.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh i papritur nga ky njoftim, por konfirmoi se Kievi është i gatshëm të pezullojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse nëse Moska bën të njëjtën gjë. Megjithatë, menjëherë pas deklaratës së Trump-it, Zelensky akuzoi Rusinë se goditi me dronë një central elektrik në Kiev dhe objekte energjetike në Kharkiv, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Kërkesa e Trump-it ndaj Ukrainës për ndalimin e goditjeve mbi rafineritë ruse lidhet me një marrëveshje për importin e naftës dizele ruse, e cila ka pezulluar përkohësisht disa sancione me synim uljen e çmimeve të karburantit në SHBA përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Kjo iniciativë ka nxitur kritikave të ashpra nga Zelensky, zyrtarë evropianë dhe politikanë amerikanë. Nga ana tjetër, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja dhe BE-ja kanë shprehur mbështetje për idenë e një armëpushimi të qëndrueshëm energjetik, ndërsa Moska ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri të dielën rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. I dyshuari për kryerjen e veprës, i njohur për organet e rendit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në kërkim policor. Njësitë përkatëse hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet operative për lokalizimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ngjarja pason një tjetër incident tragjik të ndodhur të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë vrau bashkëshorten dhe kunatin e tij, si dhe plagosi një person tjetër.

Lidhur me situatën e krijuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për të hënën në mëngjes. Hyseni theksoi se komuna do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit për garantimin e sigurisë publike, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për maturi e qetësi. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara