Botë

Ushtria siriane tërhiqet nga qyteti Hama pas përparimit të rebelëve

Published

on

Ushtria siriane ka ridislokuar trupat “për të mbrojtur jetën e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në qytet”, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët hynë në qytetin kyç, Hama. Kjo është një humbje tjetër për presidentin sirian, Bashar al-Assad, dhe për aleatët e tij, Rusinë dhe Iranin.

Në orët e fundit, pas intensifikimit të përleshjeve mes ushtarëve tanë dhe grupeve terroriste… këto grupe terrorist arritën të thyenin një numër të boshteve të qytetit dhe hynë në të”, tha ushtria siriane.

Hama – qyteti i katër më i madh në Siri – është qytet i rëndësishëm për mbrojtjen e Damaskut dhe është portë për qytetet detare të Tartusit dhe Latakias, në njërën prej të cilave gjendet edhe një bazë detare ruse.

Një ditë më herët, forcat siriane dhe ruse kryen sulme ajrore me qëllim që të ndalnin përparimin e rebelëve.

Me [përparimin në Hama], Assadi është në telashe të mëdha. Homsi është qyteti i radhës dhe zonat e tij rurale janë të përshtatshme për të lehtësuar një përparim të opozitës”, shkroi në X, Charles Lister, hulumtues i lartë dhe drejtor i programeve për Sirinë dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në Institutin e Lindjes së Mesme.

Rebelët, e udhëhequr nga grupi islamist, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), kanë bërë përparime të mëdha në ditët e fundit, përfshirë edhe marrjen e Alepos, qytetit më të madh në Siri. Rebelët po ashtu kanë marrë nën kontroll 14 fshatra dhe qyteza dhe i janë afruar deri në 35 kilometra Bazës Ajrore Khmeimim, që operohet nga rusët.

Siria ia dha këtë bazë ajrore Rusisë më 2015, pasi Moska e ndihmoi Damaskun që ta kthejë rrjedhën e luftës civile në favor të tij.

Përveç HTS-së – që është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara – rebelët përbëhen edhe nga një grup ombrellë i milicive siriane që mbështeten nga Turqia, që njihet me emrin Ushtria Kombëtare Siriane.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se dhjetëra mijëra civilë janë zhvendosur si pasojë e luftimeve.

Lajmet

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë

Published

on

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një aksident tragjik në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

“Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, thuhej më tej.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

“Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një “numër i vogël” trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka  thënë se mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës por duhet të përmbushen dy kushte; duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve.

Nëse plotësohen këto kushte, ai tha se mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.

SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelensky u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.

Trump bashkohet me kritikën e Rusisë

Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.

“Ky vend po arrin në një pikë, që nuk është më demokraci. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post”, ka thënë Trump.

Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës  edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./S.K/EO/DW

Continue Reading

Lajmet

Dhjetëra të lënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë

Published

on

Të paktën 30 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi Japoninë verilindore të hënën në mbrëmje, duke detyruar mijëra njerëz të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti ndodhi në orën 23:15 (14:15 GMT) në një thellësi prej 50 km, rreth 80 km larg bregdetit të rajonit Aomori, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Ai shkaktoi paralajmërime për cunami të cilat tani janë hequr, ndërsa u panë valë prej 70 cm.

Disa shërbime hekurudhore janë pezulluar dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si rezultat.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se një dridhje më e fortë mund të ndodhë në ditët në vijim – duke i kërkuar publikut të qëndrojë në gatishmëri të lartë për të paktën një javë, sipas raporteve të mediave lokale./S/K/KP/BBC/

Continue Reading

Botë

Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj me Melonin

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur sot në Romë, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë. Vizita e tij nis me Papa Leonin, ndërsa pasditja do të jetë e rezervuar për një takim dypalësh me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi presidencial, Serhiy Nikiforrov, për televizionin publik ukrainas Suspilne. Sipas raportimeve të agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, Meloni pritet të riafirmojë mbështetjen e Italisë për Kievin, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit të vazhdueshëm politik dhe ushtarak.

Vizita në Romë vjen një ditë pasi Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë turit të tij diplomatik, presidenti ukrainas do të udhëtojë edhe në Londër, ku pritet të takohet me kryeministrin Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

 

Continue Reading

Të kërkuara