Shëndet

Ushqimet për agjërim sa më të shëndetshëm

Published

on

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit Iftarin dhe vaktin para lindjes së diellit Syfyrin. Kur vendosni se çfarë të konsumoni gjatë Ramazanit, mos harroni se Iftari dhe Syfyri ndihmojnë në mbajtjen e agjërimit tuaj përgjatë ditës.

Kështu që konsumimi i ushqimit dhe i sasisë së duhur, por gjithashtu edhe hidratimi janë të rëndësishëm për një agjërim të shëndetshëm. Bazuar në këshillat e dietologëve në Departamentin e Dietologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit, ju sugjerojmë disa këshilla për një agjërim të shëndetshëm.

Mos e shmangni Syfyrin
Thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit ky vakt bëhet edhe më i rëndësishëm. Prandaj ju nuk duhet të shmangni Syfyrin vetëm për të bërë disa orë gjjumë më tepër. Trupi juaj mbështetet në këtë vakt për t’ju siguruar të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e mjaftueshme deri në Iftar. Për shkak të orëve të gjata të agjërimit, ka shumë mundësi të ndiheni të dehidratuar dhe të lodhur gjatë ditës. Për më tepër, shmangia e Syfyrit ju bën të konsumoni më tepër gjatë Iftarit. Gjë që mund të shkaktojë shtim jo të shëndetshëm në peshë.

Mos e teproni me ushqimin gjatë Iftarit
Iftari duhet të jetë një vakt i ekuilibruar dhe ushqyes, por jo një festë! Nuk është e pazakontë që agjëruesit të shpërblejnë veten me gatime të shijshme por shumë të yndyrshme ose me gatime me shumë sheqer. Edhe pse këto ushqime ju bëjnë të ndiheni mirë në një periudhë afatshkurtër, ato mund ta vështirësojnë agjërimin ditën tjetër. Në vaçanti konsumi i tepërt i ushqimeve me shumë yndyrë, mund të ngadalësojë procesin e tretjes dhe çojë në shtim të peshës.

Përveç shtimit në peshë, konsumimi i tyre shkakton plogështi dhe lodhje. Ju gjithashtu duhet të kufizoni marrjen e kripës, veçanërisht gjatë Syfyrit, pasi kjo shton etjen. Për të pasur një vakt sa më të shëndetshëm, provoni të përfshini ushqime nga të gjitha grupet kryesore të ushqimit. Si frutat, perimet, orizi, buka integrale, produktet e qumështit me pak yndyrë dhe gjithashtu mishin e pulës dhe peshkun. Konsumimi i ushqimeve të pasura në fibra gjatë Ramazanit është ideal, pasi ato treten më ngadalë sesa ushqimet e përpunuara. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur më gjatë.

Konsumoni sa më shumë ujë të jetë e mundur
Konsumi i ujit ndërmjet Iftarit dhe Syfyrit, zvogëlon rrezikun e dehidrimit gjatë agjërimit. Përpiquni të pini të paktën 8 gota ujë ose lëngje çdo ditë para agimit dhe pas perëndimit të diellit. Ato mund të jenë qumësht, lëngje frutash dhe supë, por uji është zgjedhja më e mirë. Ju gjithashtu duhet të eleminoni pijet me kafeinë, pasi ato kanë një efekt diuretik dhe nxisin humbjen e lëngjeve./AgroWeb

Continue Reading

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!

Published

on

Nuk është një sekret që lëngjet e gazuara mund të jenë të dëmshme për mëlçinë. Përveç rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, prishjes së dhëmbëve dhe mbipeshes, këto pije ndikojnë negativisht edhe në funksionimin e mëlçisë.

“Mëlçia ndihmon në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që konsumojmë, dhe më pas i ruan ato si glukogjen, vitamina dhe minerale për përdorim të mëvonshëm”, thotë dietologia me bazë në New York, Carrie Gans.

“Ajo gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga gjaku dhe zvogëlon dëmtimin e trupit”, shton ajo.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit mund ta mbingarkojë mëlçinë, duke e kthyer në yndyrë. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike përfshijnë lodhje dhe dhimbje, e mund të çojnë në cirozë dhe dështim të mëlçisë.

Konsumimi i madh i pijeve të gazuara shkakton edhe rezistencë ndaj insulinës. Një studim tregoi se njerëzit që pinin katër pije me sheqer në ditë për tre javë, në total 40-80 gram sheqer, raportuan rritje të rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjithashtu rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Pijet e gazuara janë të dëmshme jo vetëm për shkak të sheqerit, por edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të shurupit të misrit me fruktozë.

Një studim mbi minjtë zbuloi se konsumimi i gjatë i këtij shurupi shkaktoi dëmtime në mëlçi e përkeqësim të barrierës së murit të zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj

Published

on

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë po aq të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

Sipas specialistit, ky frut, edhe pse shihet si i shëndetshëm shkakton probleme me tretjen dhe po ashtu ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve, veçanërisht tek personat me ndjeshmëri të lartë.

Në intervistën e tij, mjeku përmendi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të pasura me fibra që ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.

Ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të larta ose mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Në këtë grup përfshihet edhe fruti që ai nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar problematik për shëndetin e zorrëve.

Sipas mjekut të Harvardit, fruti që duhet shmangur është bananja e pjekur. Ai shpjegon se bananjat që kanë arritur në një fazë të pjekur përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të madhe, që rrisin glukozën në gjak dhe nuk furnizojnë siç duhet bakteret e mira të zorrëve.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendje, duke treguar se edhe ushqimet që konsiderohen “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, varësisht nga organizmi i secilit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara