Lajmet

Uragani Milton zbarkon në Florida

Published

on

Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur.

Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur.

Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt.

Niveli i ujit pritet të rritet në nivele rekorde.

Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas.

Situata në rajonin e Tampas është emergjente për shkak të niveleve të rritura të ujit.

Më shumë se 2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Florida.

Rreth 125 shtëpi janë shkatërruar para se uragani të zbarkonte, shumica prej tyre shtëpi mobile për të moshuarit, ka thënë Kevin Guthrie, drejtor i Departamentit për Menaxhim të Emergjencave në Florida.

Çatitë e fabrikave janë shkatërruar dhe shumë vinça janë përplasur në tokë.

Pamje nga Tampa, Florida.

Pas 90 minutave të zbarkimit, uraganit i ka rënë në fuqia në kategorinë e dytë dhe ndërkohë në të parën.

Kjo nënkupton që fuqia e erërave ka rënë në rreth 65 kilometra.

Më vonë gjatë ditës së enjte ky uragan pritet të godasë edhe rajonin e Orlandos.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Milton do të jetë “ndër uraganet më shkatërruese të shekullit”./REL/

Aktualitet

UBT, lider në arsimimin për transportin modern dhe të qëndrueshëm

Published

on

Në kohën kur qytetet po rriten me ritme të shpejta dhe kërkesa për lëvizje të sigurt, të shpejtë dhe të qëndrueshme është më e madhe se kurrë, UBT ofron programin Master në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit, i cili përgatit profesionistët e së ardhmes në këtë fushë jetike.

Ky program përqendrohet në planifikimin, menaxhimin dhe optimizimin e sistemeve të trafikut dhe transportit, duke u ofruar studentëve njohuri të thelluara për infrastrukturën rrugore, transportin publik, logjistikën, sigurinë rrugore dhe teknologjitë inteligjente të trafikut (ITS).

Studentët kanë mundësinë të punojnë me laboratorë modernë, simulime digjitale, projekte reale dhe partneritete me institucione vendore e ndërkombëtare, duke u pajisur me aftësi praktike për të projektuar sisteme të qëndrueshme lëvizjeje.

Ekspertët e fushës theksojnë se ky program nuk ka vetëm dimension teknik, por edhe një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, urban dhe mjedisor të vendit. Përmes tij, profesionistët e rinj përgatiten të japin zgjidhje inovative për sfidat e trafikut dhe transportit, në përputhje me trendet globale të mobilitetit smart dhe të gjelbër.

Diploma e Masterit në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit hap dyert për karrierë në institucione shtetërore, kompani të transportit, agjenci infrastrukturore, kompani logjistike dhe organizata ndërkombëtare, duke ofruar një gamë të gjerë mundësish profesionale për të rinjtë që synojnë të jenë pjesë e transformimit të qyteteve dhe shoqërisë.

APLIKO TANI ONLINE!

Continue Reading

Bota

Trump tërhiqet përkohësisht mes Rusisë dhe Ukrainës: Në fillim të takohen Putin e Zelensky

Published

on

Donald Trump synon t’ua lërë Rusisë dhe Ukrainës organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin, sipas zyrtarëve të administratës të njohur me situatën, duke bërë një hap prapa nga negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.

Hapi i radhës, sipas Trump-it, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbetet një takim dypalësh mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, thanë zyrtarët.

Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një takim trepalësh me dy liderët vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre, megjithëse mbetet e paqartë nëse ky takim fillestar do të ndodhë dhe Trump nuk ka ndërmend të përfshihet në atë përpjekje.

Në një intervistë telefonike me drejtuesin e talk-show Mark Levin në WABC të martën, Trump tha gjithashtu se mendonte se do të ishte më mirë që Putin dhe Zelenskyy të takoheshin pa të në fillim. “Unë thjesht dua të shoh se çfarë do të ndodhë në takim. Pra, ata janë në proces e sipër për ta organizuar dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Hezitimi i Trump-it për t’i shtyrë Putin-in dhe Zelensky-në drejt një takimi vjen ndërsa ai ka pranuar ditët e fundit se përfundimi i luftës në Ukrainë ka qenë më i vështirë sesa kishte parashikuar, pasi vitin e kaluar në fushatë kishte thënë se mund ta arrinte për 24 orë.

Që atëherë, ai ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë paqeje pasi afati i vendosur prej tij për Rusinë që t’i jepte fund luftës skadoi këtë muaj dhe tha pas takimeve me Zelenskyy-në dhe liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën se kishte ndërmarrë hapa për një takim dypalësh.

 

Continue Reading

Aktualitet

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

Published

on

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur vizitën zyrtare të Sekretarit Parlamentar të Shtetit, Johann Saathoff pranë Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 22 dhe 23 gusht 2025.

Të premten sekretari Parlamentar i Shtetit do të vizitojë iniciativën kryesore Inovacion dhe Parkun e Trajnimeve në Prizren (ITP), një projekt model i përkushtuar ndaj ndërmarrësisë, inovacionit, zhvillimit të bizneseve dhe përmirësimit të aftësive.

Në program është planifikuar një sesion informues dhe një vizitë në kompani. Kjo vizitë thekson angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin bilateral.

Pas vizitës në terren, do të mbahet një konferencë për shtyp në hapësirat e projektit, gjatë së cilës Sekretari Parlamentar i Shtetit do të mbajë një deklaratë dhe do të jetë në dispozicion për të përgjigjur pyetjeve nga përfaqësuesit e mediave.

Continue Reading

Aktualitet

Kapet shtetasi serb në Maqedoni të Veriut për kontrabandë

Published

on

Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një shtetas serb gjatë tentativës për të kontrabanduar dy orë Rolex dhe një orë Omega.

Në njoftim thuhet se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare Tabanoc.

Rolex Submariner, Rolex Sky-Dëeller dhe Omega Speedmaster ishin orët që shtetasi serb tentoi të kontrabandonte sipas doganës maqedonase, vlera e të cilave është 38 mijë euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal.

Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Të kërkuara