Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Nën udhëheqjen e re të rektorit dhe profesionistit të njohur, prof.dr.Edmond Hajrizi, “United Hospital”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke vendosur në qendër të misionit të tij qasjen e barabartë të qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore. I njohur për arritjet e tij akademike, shkencore dhe inovative në nivel ndërkombëtar, Hajrizi ka artikuluar një vizion të qartë për transformimin e institucionit, me fokus në uljen e kostove të shërbimeve dhe përafrimin e tyre me mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
“Po kujdesem që shëndeti i qytetarëve të jetë prioriteti ynë kryesor, duke i përshtatur shërbimet me kushtet reale ekonomike dhe të ardhurat e tyre. Synimi ynë është që askush të mos privohet nga kujdesi shëndetësor profesional dhe cilësor për shkak të pamundësisë financiare. Po punojmë që standardet më të larta mjekësore të jenë të arritshme për çdo qytetar”, ka deklaruar Hajrizi për Rajonipress.
Sipas tij, modeli i ri i funksionimit të spitalit synon të ndërthurë ekselencën profesionale me përgjegjësinë sociale, duke dëshmuar se kujdesi shëndetësor modern mund të jetë njëkohësisht cilësor, inovativ dhe i përballueshëm.
Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor dhe i përballueshëm mbetet prioritet për qytetarët, United Hospital po vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për ofrimin e shërbimeve moderne mjekësore me standarde të larta profesionale dhe çmime të qasshme për të gjithë.
Spitali, i cili po konsolidohet si një nga institucionet private më të avancuara shëndetësore në Kosovë, ka prezantuar një paketë të re kardiovaskulare me çmim promocional prej vetëm 50 eurosh, duke synuar rritjen e kujdesit preventiv dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Ekspertët shëndetësorë theksojnë se diagnostikimi i hershëm është çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze kardiovaskulare, ndërsa kontrollet e rregullta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e rreziqeve për sëmundje të zemrës.
Me investime të vazhdueshme në teknologji mjekësore, staf profesional dhe shërbime të specializuara, United Hospital po ndërton një model të ri të kujdesit shëndetësor privat, ku cilësia, siguria dhe qasja e përballueshme për pacientin ecin paralelisht.
Përfaqësuesit e spitalit bëjnë të ditur se kjo ofertë është pjesë e angazhimit të tyre për ta afruar diagnostikimin modern me çdo familje kosovare, duke dëshmuar se shërbimet shëndetësore të standardeve të larta nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të shtrenjta.
Qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo paketë mund të rezervojnë terminin e tyre në United Hospital, në aksin Prishtinë-Ferizaj, ku kujdesi profesional dhe teknologjia moderne vihen në shërbim të shëndetit të secilit pacient.
Sepse një zemër e shëndetshme mbetet investimi më i rëndësishëm për një jetë të sigurt, aktive dhe me cilësi./rajonipress/
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani dhe Time Kadrijaj, deklaruan se kjo parti nuk ka kontestime lidhur me emrat e kandidatëve për president, por kërkon qartësi në përmbajtjen e marrëveshjes potenciale politike. Këto qëndrime ata i bënë të ditura gjatë një deklarate për media, ku ritheksuan gjashtë kërkesat kryesore të partisë për mbështetjen e formimit të institucioneve të reja.
“Për ne është e rëndësishme se institucionet e ardhshme të Kosovës a do e fusin Kosovën në gazin amerikan; a do të krijojnë kapacitetet me qymyr për energjetikën e Kosovës, dhe në secilin variant të partive tjera, ne do të shohim se çka ka në ato marrëveshje dhe jo kush janë. Aleanca mbetet në qëndrimin e vet sepse ka qenë e para dhe e vetmja që flet për përmbajtje e jo për emra”, u shpreh Ramadani në konferencë.
Tutje, Ramadani nënvizoi se për Aleancën prioritet mbetet substance dhe jo aspekti formal apo emrat e përveçëm. Ai sqaroi se partia do të shqyrtojë me kujdes nëse marrëveshjet politike përfshijnë projekte strategjike, si integrimi në gazin amerikan apo zhvillimi i kapaciteteve energjetike me qymyr. Sipas Ramadanit, Aleanca mbetet e vetmja që vendos përmbajtjen politike para emrave të kandidatëve.
Gjatë deklaratës, deputetja Time Kadrijaj foli edhe për aksionin e saj simbolik në seancën e fundit konstituive ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ajo sqaroi se veprimi me vezë terminatesh ishte tërësisht spontan dhe nuk do të ndodhte nëse Kuvendi do të konstituohej. Kadrijaj hodhi poshtë pretendimet për organizime paraprake, duke e cilësuar këtë si një manipulim të radhës dhe theksoi se qëllimi i veprimit ishte thirrja për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse kish ndodhë konstituimi i Kuvendit nuk kish pasë gjuajtje me vezë. Nuk ka pasë skenar tjetër. S’ka pasë organizim tjetër. Ky është një manipulim i radhës i LVV-së. Unë kam marrë aksion simbolik që ky njeri [Albin Kurti] të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kadrijaj.
Ndërkohë, në ditët e fundit në opinionin publik janë ngritur debate rreth statusit institucional të u.d. presidentes Albulena Haxhiu pas betimit të saj si deputete. /E.A/
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.
Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.
Ky vendim vjen pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.
Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej video-incizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit./Ekonomia online/
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.
Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se fokus kryesor i takimit ishte nevoja për dialog politik dhe gjetja e një rrugëdaljeje nga ngërçi aktual, me qëllim formimin e parakohshëm të institucioneve në përputhje me rendin kushtetues.
Gjatë këtij takimi, u.d. presidentja Haxhiu lartësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar Londrën si një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit. /E.A/