Lajmet

UNESCO: Çmimi Botëror i Lirisë së Shtypit 2024 për gazetarët palestinezë

Publikuar

Gazetarët palestinezë që mbulojnë luftën në Gaza janë shpërblyer me çmimin për ‘’Lirinë e Shtypit’’, ka njoftuar UNESCO, organi kulturor dhe shkencor i Kombeve të Bashkuara.

Gazetarët morën ‘’Çmimin Botëror të Lirisë së Shtypit’’ të UNESCO-s 2024 në Kili, dje në mbrëmje.

“Në këto kohë errësire dhe dëshpërimi, ne dëshirojmë të ndajmë një mesazh të fortë solidariteti dhe njohjeje për ata gazetarë palestinezë që po mbulojnë këtë krizë në rrethana kaq dramatike”, tha presidenti i jurisë, Mauricio Weibel.

“Si njerëzim, ne i detyrohemi një borxh të madh guximit dhe angazhimit të tyre ndaj lirisë së shprehjes”, shtoi ai.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, tha se ‘’çmimi nderonte guximin e gazetarëve në rrethana të vështira dhe të rrezikshme’’.

“Përsëri këtë vit, çmimi na kujton rëndësinë e veprimit kolektiv për të siguruar që gazetarët në mbarë botën të mund të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre thelbësore të raportimit dhe hetimit”, theksoi ajo.

Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) me bazë në Nju Jork, të paktën 97 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 35 000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor./atsh

Lajmet

​Serwer: S’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Publikuar

nga

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai tha se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se kjo nuk mund të ndodhë momentalisht.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, Serwer i cili njeh zhvillimet në Ballkan, tha se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti, Donald Trump.

Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK, Dorasa Kica-Xhelili, e cila tha se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ndërkaq ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.

Vazhdo të lexosh

Bota

Dënim me burgim të përjetshëm: Al Hassan dënohet për krime të luftës dhe shkelje të të drejtave të njeriut

Publikuar

nga

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dhënë vendimin në gjyqin e Al Hassan Ag Abdoul Aziz Ag Mohamed Ag Mahmoud në lidhje me akuzat e tij për krime të kryera gjatë mbretërisë së terrorit në Timbuktu, Mali, në vitet 2012-2013. Al Hassan akuzohet për përfshirje në krime të tilla si përdhunimi, tortura, persekutimi, martesat e detyruara dhe skllavëria seksuale nën drejtimin e grupit ekstremist Ansar Dine, i lidhur me al-Kaedën.

Kryeprokurorja e gjykatës, Fatou Bensouda, ka paraqitur dëshmitë për rëndësinë e akuzave, theksuar mënyrën si gratë dhe vajzat kanë vuajtur nën regjimin e ashpër të Ansar Dine. Kërkohet një dënim me burgim të përjetshëm për Al Hassan, i cili është akuzuar për të qenë një anëtar kyç i strukturave të pushtetit të grupit në atë periudhë.

Gjyqi ka qenë i vështirë dhe me sfida juridike të shumta, duke përfshirë vonesat për shkak të sëmundjeve të një prej gjyqtarëve. Pjesëtarët e shoqatës së viktimave në Timbuktu presin një vendim që do t’u sigurojë drejtësi për vuajtjet e pësuar, duke shprehur nevojën për kompensim dhe përmbushje të drejtësisë në një kontekst të pasigurt dhe të turbullt, shkruan AP.

Ky rast përbën një nga shembujt e rëndësishëm të gjyqësorit ndërkombëtar në luftën kundër impunitetit për krime të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në konflikte të armatosura./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale

Publikuar

nga

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për vlerësim.

Sipas publikimit të mërkurën, Kushtetuesja ka vendosur që ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

“… njëzëri, të shpallë, që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-142 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përcaktojnë Shumën e Beneficionit në Lartësi të Pagës Minimale, Procedurat e Caktimit të Pagës Minimale dhe Shkallët Tatimore në të Ardhurat Personale Vjetore, i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Ligji i ri i Pagës minimale nuk i përfshin veteranët. Deri tash pensioni i tyre lidhej me pagën minimale që ishte 170 euro. Tash ajo është rritur në 264 euro, por vetëm për punëtorët.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mbi 530 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani në Ukrainë

Publikuar

nga

Humbjet totale luftarake të trupave ruse në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 deri më 26 qershor 2024 arrijnë në rreth 538 mijë e 60, duke përfshirë 1 mijë e 220 persona të tjerë gjatë ditës së kaluar. Kështu thuhet në faqen kryesore në Facebook të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Ukrinform.

Gjithashtu, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës shkatërruan 8039 (+4) tanke ruse, 15450 (+19) automjete luftarake të blinduara, 14321 (+40) sisteme artilerie, 1108 (+0) MLRS, 863 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore, 359 (+0) avionë, dhe 326 (+0) helikopterë, UAV operativë dhe taktikë – 11435 (+22), raketa lundrimi – 2324 (+0), anije/varka – 28 (+0), nëndetëse – 1 (+0), automjete dhe cisterna – 19407 (+45), pajisje speciale – 2409 (+6).

Siç raportoi Ukrinform, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka kodifikuar dhe lejuar pothuajse 40 modele të automjeteve të blinduara të huaja dhe vendase që të përdoren në Forcat e Mbrojtjes, duke përfshirë automjetet luftarake të këmbësorisë Abrams, Leopard, Challenger dhe Bradley.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara