Lajmet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Published

on

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 13 vjet më parë e shpalli 20 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe aspirata universale në jetën e qenieve njerëzore.

Nismëtar për këtë rezolutë u bë Butani, një vend sipas të cilit vlera e lumturisë kombëtare qëndron mbi të ardhurat kombëtare. Butani në fillim të viteve ’70 miratoi një paketë objektivash që u bënë të famshme në të gjithë botën, “Lumturia Kombëtare Bruto në Produktin Kombëtar Bruto”.

OKB thotë se, lumturia është qëllim themelor i njeriut. Asambleja e Përgjithshme bën thirrje për “një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të ekuilibruar ndaj rritjes ekonomike që promovon lumturinë dhe mirëqenien e të gjithë popujve”.

OKB bën thirrje që qeveritë e organizatat ndërkombëtare duhet të investojnë në kushte që mbështesin lumturinë duke mbështetur të drejtat e njeriut e përfshirë mirëqenien dhe dimensionet mjedisore në kornizat e politikave, siç janë 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Efektiviteti i qeverive në ruajtjen e paqes dhe rendit shoqëror, si dhe në fushat e taksave, institucioneve ligjore dhe ofrimit të shërbimeve publike, lidhet fuqishëm me kënaqësinë mesatare të jetës.

Kombet e Bashkuara ftojnë çdo person të çdo moshe, të çdo niveli arsimor, biznese dhe qeveri të bashkohen në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë.

Lajmet

Vdes në QKUK personi që u rrëzua nga një pemë në Suharekë

Published

on

Një person ka humbur jetën pasi kishte pësuar lëndime të rënda nga rrëzimi prej një peme në Suharekë.

Sipas raportit policor, viktima mashkull kosovar ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar duke u rrëzuar nga një pemë në lartësi prej rreth 5 deri në 6 metrash.

Rreth orës 21:15, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Shtime, nis hetimi i vdekjes

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit policor, rreth orës 09:55 është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore, ndërsa shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen pas hetimeve dhe rezultateve të obduksionit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha publikon albumin e ri “Dirty Blonde”

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”.

Albumi përmban 13 këngë dhe tashmë është i disponueshëm në platformat muzikore, përfshirë Spotify dhe shërbime të tjera të transmetimit.

Edhe pse projekti është publikuar i plotë tani, gjatë muajve të fundit Bebe Rexha kishte lansuar disa prej këngëve veçmas, duke rritur pritshmëritë e fansave për albumin.

Një nga këngët që ka tërhequr vëmendje të veçantë është “Çike Çike”, e cila përmban edhe fraza në gjuhën shqipe, duke reflektuar lidhjen e artistes me origjinën e saj shqiptare.

“Dirty Blonde” është pritur me entuziazëm nga fansat në mbarë botën, të cilët e vlerësojnë Bebe Rexhën për stilin e saj muzikor dhe suksesin e vazhdueshëm në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara