Lajmet

Ukrainë: ‘Gjenerali i hekurt’ trashëgoi 1 milion dollarë dhe ia dhuroi direkt ushtrisë

Ai dhuroi shumën e plotë në llogarinë bankare të ushtrisë më 5 janar.

Published

on

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, i quajtur “gjenerali i hekurt”, trashëgoi 1 milion dollarë nga një zhvillues softuerësh ukrainas-amerikan dhe ia dhuroi direkt ushtrisë, sipas raporteve të shumta.

Valerii Zaluzhnyi dhuroi shumën e plotë në llogarinë bankare të ushtrisë më 5 janar, konfirmoi shërbimi i tij për shtyp për Ukrainas Pravda dhe The New York Times.

Paratë iu dorëzuan atij nga një burrë i quajtur Gregory Stepanets, tha familja e tij për The Times.

Zaluzhnyi tha për Ukrainas Pravda në një deklaratë,“unë i dhashë gjithë jetën Forcave të Armatosura, dhe nuk kisha asnjë dyshim se çfarë do të bëja me trashëgiminë”.

“Vullneti i fundit [i z. Gregory] ishte padyshim që të mbështeste ushtrinë ukrainase nëpërmjet meje”, shtoi ai. “Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që ndihmojnë Forcat e Armatosura të Ukrainës. Dhe i jam mirënjohës familjes sime për mirëkuptimin e tyre”.

Vetë ish-ushtar, Zaluzhnyi e reformoi ushtrinë e Ukrainës nga një model sovjetik në një forcë moderne luftarake.

“Zaluzhnyi është shfaqur si mendja ushtarake që i duhej vendit të tij”, tha për Time Magazine vitin e kaluar oficeri më i lartë në ushtrinë amerikane, Mark Milley.“Udhëheqja e tij u mundësoi forcave të armatosura ukrainase të përshtateshin shpejt me iniciativën në fushën e betejës kundër rusëve”.

Suksesi masiv i Zaluzhnyit si udhëheqës i ushtrisë ukrainase ka bërë që ai të quhet “Hekuri i pathyeshëm”, raportoi Politico./UBTNews/

Vendi

Vrau të dashurën argjentinase, dënohet me 18 vjet burg

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim për vrasjen e shtetases argjentinase, e cila ishte e dashura e tij, ngjarje kjo e ndodhur në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Vendimi u bë publik nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, së bashku me anëtarët e trupit gjykues Gëzim Ademi dhe Alltën Murseli.

Sipas gjykatës, pas shqyrtimit të provave materiale dhe dëshmive personale, është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm se veprimet e të akuzuarit përbëjnë elementet e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar, në instancën më të lartë.

Në seancën e shpalljes së vendimit morën pjesë prokurori Armend Hamiti, i akuzuari së bashku me mbrojtësin e tij, avokatin Drilon Imeri, si dhe pala e dëmtuar e përfaqësuar nga avokati Betim Shala.

I akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 maj 2025.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika më 1 gusht 2023, në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje me të dashurën e tij – tani të ndjerën M.K.-U. – fillimisht e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta godiste me veturë në parkingun e hotelit.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, pasi kishin hyrë në dhomë, ai kishte vazhduar ta godiste viktimën dhe, në kulmin e përleshjes, e kishte shtyrë drejt dritares, duke e hedhur nga kati i gjashtë. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ndërroi jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Me këto veprime, i akuzuari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Continue Reading

Vendi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.

Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.

Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Continue Reading

Rajoni

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Të kërkuara