Lajmet

Zelensky shumë mirënjohës për vendimin rreth tankeve gjermane

Gjermania sot konfirmoi zyrtarisht dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Publikuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin e Gjermanisë për të furnizuar vendin e tij me tanke luftarake Leopard 2 dhe tha se i është “sinqerisht mirënjohës” kancelarit Olaf Scholz.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje aleatëve që t’i bashkohen “koalicionit të tankeve” dhe të dërgojnë “sa më shumë prej tyre të jetë e mundur” për të mbështetur përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Gjermania sot konfirmoi zyrtarisht dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Gjithashtu konfirmoi se do të autorizojë rieksportin e tankeve Leopard 2 nga vende të tjera. Rieksporti i armëve të prodhimit gjerman kërkon leje nga qeveria gjermane sipas ligjit kombëtar./UBTNews/

Lajmet

​Haradinaj: Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e policëve, kryeministër reflekto

Ai tha se policë janë të pakënaqur me këtë trajtim që po ju bëhet.

Publikuar

nga

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të reflektojë lidhur me pagat e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre. Madje ai ka treguar se shumë policë i kanë shkruar dhe janë ndjerë të pakënaqur me ketë trajtim që po ju bëhet.

“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre. Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Qeveria e Kosovës të mërkurën e bëri publik koeficientin për pagat në sektorin publik. Në Polici, drejtori i përgjithshëm do të ketë pagë me koeficient 14.5, ndërsa polici i thjeshtë koeficient 5. Kadeti policor do të ketë koeficientin 2.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Putin synon të kapë Donbasin deri në mars”

Edhe Zelensky dhe zyrtarë të lartë ukrainas paralajmëruan se Rusia po planifikon një ofensivë të re në muajt e ardhshëm.

Publikuar

nga

Një zyrtar i inteligjencës ukrainase tha se ai mendon se luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë muajve të ardhshëm, pasi qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është “të pushtojë Donbasin deri në muajin mars”.

“Ne presim ngjarje shumë aktive gjatë periudhës shkurt-mars. Qëllimi i Putinit është të pushtojë Donbasin deri në mars”, tha Andriy Yusov, një përfaqësues i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës.

Andrii Chernyak, një tjetër përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se ka shenja se Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe për të kapur pjesët lindore të vendit.

Komentet erdhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë ukrainas paralajmëruan se Rusia po planifikon një ofensivë të re të madhe në muajt e ardhshëm, duke u kërkuar vazhdimisht aleatëve perëndimorë më shumë armë, tanke dhe avionë luftarakë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​PedaKos mbyll projektin për edukimin në fëmijëri të hershme

Koordinatorja e projektit “Pedakos”, Anna Toldo tha se gjatë këtij projekti janë mbajtur 100 orë trajnime.

Publikuar

nga

Është përmbyllur projekti PedaKos, i cili fokus kishte edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë. Ky projekt ka nisur të implementohet nga viti 2018 dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Volantari nel Mundo RTM me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Koordinatorja e projektit “Pedakos”, Anna Toldo tha se gjatë këtij projekti janë mbajtur 100 orë trajnime.

“Kemi pasur një vizitë një javore për 37 pjesëmarrës në Regiio Emilia. Veprimi i dytë ishte ambienti i mësimit dhe kemi ofruar 15 shkolla me një atelie. Ofrojmë vegla të ndryshme të cilat janë të dobishme për të ofruar një hapësirë ushqyese të mirë. Pas përmirësimit të ambientit jemi fokusuar në praktika të mira, 15 institucionet parashkollore janë përfshirë edhe prindërit dhe kanë krijuar ngjarje ku prindërit kanë marrë pjesë”, ka treguar ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se për qeverinë është prioritet edukimi në fëmijërinë e hershme, për çka kanë punuar edhe në ndryshimet legjislative.

“Edukimi në moshën e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet e qeverisë tonë, në më pak se dy vite qeverisje e kemi reflektuar edhe në përmirësimin e legjislacionit, besoj që shumë shpejt do të kalojë edhe në lexim të dytë Ligji për Edukim të Hershëm”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se 6,5 milionë euro janë planifikuar në buxhetin aktual për ndërtimin e objekteve.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonella De Riu ka folur për rëndësinë e këtij projekti.

“Lidhja ndërmjet të gjitha shtëpive dhe komuniterteve, vazhdimësia dhe sensi i një identiteti të përbashkët është trashëgëmia që Pedikos ju jep”, ka thënë ambasadori.

Presidenti i Reggio Children, Cristian Fabbi tha se ky projekt ka përfshirë shumë komunitete.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ukraina hap çështje penale kundër themeluesit të grupit Wagner

Ai është akuzuar për shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës.

Publikuar

nga

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës thotë se ka hapur një çështje penale kundër Yevgeny Prigozhin, themeluesit të Grupit Wagner, grup ky i cili po lufton në Ukrainë.

Prigozhin është akuzuar për shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës dhe për një luftë agresioni kundër vendit, tha zyra në një deklaratë të postuar në Telegram.

Prigozhin është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin dhe forcat e tij mercenare janë përfshirë në beteja të përgjakshme të shkatërrimit në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, muajt e fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara