Aktualitet

Ukrainasit me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi për të ikur nga lufta

Sipas Tanyas, personave me aftësi të kufizuara nuk u është dhënë mbështetja prioritare për t’u larguar.

Published

on

Tanya Herasymova nga organizata Fight For Right në Ukrainë ka treguar për BBC rreth largimit prej shtëpisë së saj nga qyteti Kamianske, përcjell UBT News.

Tanya dhe nëna e saj, e cila gjithashtu është me aftësi të kufizuara, kanë arritur të mbërrijnë në Poloni.

Duke e përshkruar udhëtimin në një tren të mbushur plot si “më i vështiri i jetës së saj”, ajo thotë se ukrainasit me aftësi të kufizuara e kanë të vështirë të ikin për shkak të infrastrukturës së paarritshme.

Ajo thotë se personave me aftësi të kufizuara nuk u është dhënë mbështetja prioritare për t’u larguar nga vendi.

Ajo gjithashtu ka treguar për gjendjen e vështirë të shokëve të saj ukrainas me aftësi të kufizuara që mbeten në vend.

“Askush nuk flet për personat me aftësi të kufizuara… Njerëzit janë ulur në shtëpitë e tyre, disa pa ushqim pa ilaçe. Bodrumet dhe strehimoret nuk janë të aksesueshme”, thotë ajo./UBTNews/

Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

Published

on

By

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.

Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë.

Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet.

Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.

Ka pasur shpresa të mëdha se vizita rajonale e Trumpit mund të çonte në një marrëveshje armëpushimi, ose në rifillimin e rrjedhës së ndihmave humanitare për Gazën. Izraeli e ka ndaluar futjen e ndihmave në Gazë tash e tre muaj.

Një kameraman i Associated Press në Han Junis numëroi 10 sulme ajrore mbi këtë qytet gjatë natës deri në mëngjesin e së enjtes dhe pa shumë trupa të dërguar në morgun e spitalit Nasser.

Morgu i spitalit konfirmoi se 54 njerëz janë vrarë.

Në mesin e të vdekurve është edhe një gazetar që punonte për rrjetin televiziv nga Katari, Al Araby TV, njoftoi rrjeti në rrjetet sociale, duke thënë se Hasan Samour u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në një nga sulmet në Han Junis.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar këto sulme deri tani.

Kjo ishte nata e dytë e bombardimeve të rënda, pas sulmeve ajrore të së mërkurës në veri dhe jug të Gazës që vranë të paktën 70 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë./REL/

Continue Reading

Bota

Trump: Armiqësitë midis Indisë dhe Pakistanit janë zgjidhur

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se armiqësitë midis Pakistanit dhe Indisë janë zgjidhur, pasi u bëri thirrje të dy vendeve të përqendrohen në tregti në vend të luftës.

Në një fjalim drejtuar trupave amerikane në bazën ajrore Al Udeid të Katarit, gjatë një turneu në Lindjen e Mesme, Trump tha se Pakistani dhe India ishin të kënaqur me këtë, raportoi Reuters.

Siç është njoftuar, Trump do të udhëtojë për në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe më vonë sot për pjesën e fundit të turneut të tij në Lindjen e Mesme, i cili zgjat nga 13 deri më 16 maj.

Continue Reading

Bota

Rutte: Optimist, pika e kthesës për arritjen e paqes i takon Moskës

Published

on

By

Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Unë jam ende optimist i kujdesshëm se, nëse rusët janë gjithashtu të gatshëm të bashkëpunojnë dhe jo vetëm ukrainasit që po e bëjnë këtë, mund të ketë një përparim në orët e ardhshme për paqen në Ukrainë”, shtoi ai.

Topi tani është në fushën e Rusisë”, shtoi Rutte, pas mbërritjes në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Aleancës në Antalia./atsh

Continue Reading

Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se 3 vjetësh, pa Putin e Zelensky

Published

on

By

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Megjithatë, përbërja e tyre do të jetë në nivel teknik, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.

Bisedimet do të mbahen më 15 maj, në Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll, dhe do të zhvillohen në mënyrë private, pa praninë e mediave, kanë raportuar mediat ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur drejt Turqisë, sipas agjendës së tij, edhe pse Putin ka refuzuar të udhëtojë për të marrë pjesë në bisedime. Zelensky do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll.

Ai kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska.

Pritshmëritë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të merrte pjesë në bisedime u shuan, kur një deklaratë e Kremlinit njoftoi se Putin kishte nënshkruar më 14 maj një urdhër për të emëruar katër negociatorë dhe katër ekspertë që do të përfaqësojnë Rusinë.

Continue Reading

Të kërkuara