Aktualitet

Ukraina: Turqia është shteti ‘më i suksesshëm’ në ndërmjetësimin e konfliktit

Ukraina asnjëherë nuk ka refuzuar të vazhdojë negociatat me Rusinë, tha Kuleba.

Published

on

Turqia ka qenë “më e suksesshmja” në ndërmjetësimin e konfliktit nga të gjitha vendet që janë ofruar të ndërmjetësojnë midis Ukrainës dhe Rusisë në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës, tha të mërkurën kryediplomati i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ai i bëri këto komente ndërsa fliste në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër.

Takimi i delegacionit negociator rus dhe ukrainas në Stamboll të Turqisë ishte gjithashtu pika më e lartë në procesin e negociatave, tha Kuleba.

Duke vënë në dukje se procesi i negociatave dështoi pas takimit në Stamboll, Kuleba tha se as që e mban mend se kur u takua për herë të fundit grupi i punës që zhvilloi negociatat mes dy vendeve.

Takimi i parë dhe më i fundit i nivelit të lartë i ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, Kuleba dhe Sergey Lavrov, u zhvillua më 10 mars në margjinat e Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë, ndërsa më 29 mars, negociatorët nga të dyja vendet u takuan në Stamboll.

Ukraina asnjëherë nuk ka refuzuar të vazhdojë negociatat me Rusinë, tha Kuleba, por shtoi se ata kanë refuzuar të pranojnë “ultimatumet ruse”.

Kievi shumë herë ka thënë se është gati për negociata me Moskën./UBTNews/

Aktualitet

​Plagosi rëndë një shtetas, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Published

on

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë K. D., 25-vjeç, banues në Durrës, pasi kishte rrahur me mjete të forta për motive të dobët G. M.  duke i shkaktuar plagë në kokë.

Konflikti fizik midis dy shtetasve kishte ndodhur në lagjen numër 14 në Durrës, ku G. M pas trajtimit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës, është transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Continue Reading

Bota

​Vuçiq i ashpër ndaj protestuesve, paralajmëron masa

Published

on

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ndërhyrjen e ashpër të shtetit pas protestave në shumë qytete të vendit, të cilat po mbahen pas shembjes së një tende hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku gjetën vdekjen 16 persona.

Vuçiq gjatë fjalimit të tij në Pallatin e Serbisë tha se nevojitet edhe pak kohë dhe se shteti do të veprojë.

“Ata kanë rrezikuar demokracinë tonë dhe çdo person, kjo është kundër çdo personi normal në vend. Banda sundon rrugët”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ajo që ndodhi në Valevë dhe Novi Sad ishte terrorizëm i pastër. Ai shtoi se rastësisht shmangën një tragjedi të madhe në Novi Sad, duke deklaruar se kreu i SNS-së Milosh Vuçeviq, mund të ishte vrarë.

“Qytetarët do të shohin vendime të papritura në tre ose katër ditët e ardhshme, dhe pastaj veprime vendimtare. Do të përdorim gjithçka që kemi në dispozicion për të vendosur paqe dhe rend. Na duhet kohë dhe përgjigja do të jetë e ndryshme, ju premtoj se nuk do t’u duhet shumë kohë”, tha Vuçiq.

Ai tha gjithashtu se të gjithë ata që kanë kryer dhunë do të gjenden dhe do të ndalohen.

“Brenda dhjetë ditësh të gjithë njerëzit që morën pjesë në trazira do të ndalohen. Ata duhet të na shpjegojnë se çfarë po bëjnë”, tha Vuçiq.

Continue Reading

Bota

​Zelensky nuk beson se do të ketë takim trepalësh me Putin e Trump

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se nuk sheh asnjë shenjë se Rusia është gati për një samit trepalësh midis tij, presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se në këtë fazë, nuk ka asnjë shenjë nga Rusia se do të zhvillohet një samit trepalësh.

Presidenti ukrainas tha se vijat aktuale të frontit në luftën e vendit të tij me Rusinë duhet të jenë baza për bisedimet e paqes.

“Ne kemi nevojë për negociata të vërteta, që do të thotë se mund të fillojmë aty ku është vija e frontit tani,” tha Zelensky, duke shtuar se udhëheqësit evropianë e mbështesin atë.

Zelensky përsëriti qëndrimin e tij se është e nevojshme të vendoset një armëpushim në mënyrë që më pas të negociohet një marrëveshje përfundimtare.

“Është e rëndësishme që Uashingtoni të jetë me ne”, tha udhëheqësi ukrainas.

Zelensky udhëtoi për në Bruksel për të marrë pjesë në një video-konferencë të “koalicionit të të vullnetshmëve”, e cila bashkon mbështetësit e Kievit, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

 

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell me mundësi të reshjeve lokale të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 17 gradë Celcius, kurse ato maksimale nga 23 deri në 30 gradë Celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 15-45 km/h njofton IHMK.

Continue Reading

Të kërkuara