Lajmet

Ukraina thotë se ka rimarrë qytetin e Brovary

Dyqanet në këtë qytet kanë nisur të rihapen.

Published

on

Autoritetet ukrainase thonë se e kanë rikthyer nën kontroll qytetin e Brovary.

Dyqanet në këtë qytet kanë nisur të rihapen, i cili gjendet 12 milje në lindje të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Kryetari i komunës së Brovary tha se pushtuesit rusë tashmë janë larguar pothuajse në të gjithë rrethin e Brovary.

Dyqanet dhe bizneset po rihapen në qytet pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin rimarrë qytetin, i cili është 12 milje në lindje të kryeqytetit Kiev.

Brovary, është zona e fundit që është rikuperuar nga Ukraina, pasi autoritetet thanë gjithashtu se kishin marrë përsëri zonat përreth Kievit, duke përfshirë Bucha, Makariv dhe Borodyanka./klankosova.tv

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadoren e Sllovenisë, e falenderoi për kontributin e saj

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e çmuar të ambasadores Benedejčič në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për përkushtimin e saj në thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

Gjatë mandatit të Ambasadore Benedejčič, janë realizuar vizita të shumta të nivelit të lartë ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë forcuar më tej raportet ndërshtetërore, duke reflektuar miqësinë dhe solidaritetin e ndërsjellë që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet popullit të Kosovës dhe atij slloven.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani vlerësoi rolin e Sllovenisë në mbështetje të Kosovës, që nga periudhat më të vështira historike e deri sot përmes mbështetjes në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë mandatit të saj, Presidentja Osmani i uroi znj. Benedejčič suksese në angazhimet e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

Rohde me kolegë, nesër prezentë në seancën e fundit konstituive para skadimit të afatit kushtetues

Published

on

By

Të premten do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive të Kuvendit.

Kjo do të jetë seanca e fundit para përfundimit të afatit dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kolegë tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në këtë seancë.

Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, ka thënë Ambasada gjermane.

Continue Reading

Lajmet

​Shqetësuese, importi arrin mbi 3.3 miliardë euro vetëm në gjysmë parë të këtij viti

Published

on

By

Kosova po vazhdon të thellojë varësinë e saj nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel më të lartë. Në gjysmën e parë të vitit 2025 Kosova ka rritur vlerën e importit të mallrave afro gjysmë miliardi euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Ky trend negativ tregtar shkon duke u thelluar edhe më tej krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Në anën tjetër trendi i eksporteve ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 3 miliardë e 349 milionë euro ose 469 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar sa ishin 2 miliardë e 880 milionë euro në janar – qershor 2024. Po ashtu në periudhën janar-qershor 2023, Kosova ka importuar mallra 2 miliardë e 687 milionë euro ose 662 milionë euro pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Kosova për periudhën gjashtë mujore të vitit 2025 ka një deficit tregtar prej 2 miliardë e 915 milionë, derisa në periudhën përkatëse të vitit 2024 deficiti ka qenë 2 miliardë e 439 milionë euro. Deficiti tregtar në këtë periudhë të vitit 2023 ka qenë 2 miliardë e 262 milionë euro.

Ndërsa, në këtë periudhë vendi ynë ka shënuar një rënie të vlerës së eksporteve.

Gjatë muajit janar-qershor të këtij viti Kosova ka eksportuar vetëm 434 milionë euro mallra ose 7 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar se ishin 441 milionë euro në janar – qershor 2024. Kurse, eksporti ka qenë 425 milionë euro gjatë periudhës janar-qershor 2023.

Në vitin 2024, Kosova shënoi një rekord historik për import të vlerës së mallrave.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë vetëm 889 milionë euro, ndërsa, për herë të parë ka importuar 6.38 miliardë euro brenda një viti.

Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.

Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro.

Më 2020, vlera e eksporteve ishte 474 milionë euro, ndërsa 3 miliardë e 296 milionë importe.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllet pishina e Gërmisë

Published

on

By

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë e ka mbyllur përkohësisht pishinën e Gërmisë në Prishtinë. Ky vendim vjen pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi më herët të enjten se mostrat e marra nga uji i pishinës publike tregojnë se uji nuk i plotëson standardet.

Instituti njoftoi se është duke e bërë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit në këtë pishinë publike.

Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës”, tha IKSHPK përmes një njoftimi.

Sipas Institutit, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë.

“Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, tha tutje Instituti.

Në njoftim u bë e ditur se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së.

Continue Reading

Të kërkuara