Botë

Ukraina shënon gjashtëmujorin e nisjes së operacionit në Kursk

Published

on

Ukraina ka shënuar gjashtëmujorin që kur ka nisur një inkursion në rajonin rus të Kurskut, që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “ua ka sjellë luftën në shtëpi rusëve” dhe mund të shërbejë si kartë në ndonjë negociatë për paqe në të ardhmen.

Sot shënohet gjashtëmujori i operacionit në Kursk. Me aktivitetet tona operacionale në territorin rus, ne ia kemi sjellë luftën në shtëpi Rusisë”, tha Zelensky gjatë një video-adresimi mbrëmjen e 6 shkurtit.

Forcat ukrainase nisën inkursionin më 6 gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit në rajonin e Kurskut, përfshirë qytetin Sudzha.

Zelensky përmendi brigadat e forcave të armatosura ukrainase të përfshira në operacionin në Kursk, por nuk përmendi një kundërofensivë për të cilën është raportuar nga blogerët jozyrtarë ushtarakë ukrainas dhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat ukrainase dhe autoblindat kanë kryer tetë valë sulmesh pranë fshatrave Ulanok dhe Çerkasikaja Konopelka. Rusët kanë zmbrapsur përpjekjet për kundërsulm dhe vendbanimet janë nën kontrollin rus, tha Ministria.

Rusia pretendoi se forcat ukrainase kanë pësuar humbje të mëdha, përfshirë më shumë se 200 ushtarë dhe dhjetëra makina. Raportimet nga fushëbetejat nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase iu referua shkurt aktiviteteve ushtarake në rajonin e Kurskut gjatë vlerësimit për luftimet më 6 shkurt, duke thënë se vetëm pesë përleshje kishin ndodhur nga mëngjesi.

Ukraina ka thënë se përparimin që ka shënuar në Kursk mund ta përdorë si kartë në bisedimet e mundshme për paqe me Rusinë.

Në një pikë, kur lufta të lëvizë drejt zgjidhjes diplomatike, ne do të shohim se sa i rëndësishëm ishte ky operacion”, shkroi Zelensky në X më 5 shkurt.

Zyra e Zelenskyt tha të enjten se Ukraina është e gatshme të hapë një korridor humanitar për të lejuar qindra civilë rusë, që jetojnë në zonat kufitare që Ukraina i ka marrë nën kontroll, të kthehen në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Më shumë se 1.500 civilë ende jetojnë në zonat e rajonit të Kurskut. Disa nga ta janë zemëruar me autoritetet ruse lidhur me humbjen e kontakteve me anëtarët e familjes që besohet se kanë mbetur në anën tjetër të vijës së frontit pa mundësi komunikimi.

Ne jemi të gatshëm për hapjen e një korridori humanitar në rajonin e Kurskut deri në thellësi të Rusisë në përgjigje të një kërkese zyrtare nga Federata Ruse. Si duket, rusët nuk duan një korridor të tillë humanitar sepse ne nuk kemi pranuar asnjë kërkesë nga ta”, u tha në njoftimin e Zyrës së Zelenskyt, e cila e akuzoi Moskën për “ndërhyrje” në fatin e qytetarëve të saj./REL/

Lajmet

​Aksident tragjik në SHBA, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Published

on

Dy të rinj shqiptarë, S.Xh dhe A.Ç kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor, lajm ky që ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe në Shqipëri.

Sipas iniciuesve të fondit, S.XH, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin e saj për kërkimin shkencor.

Ndërsa A.Ç 30 vjeç, ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës.

Të fejuarit ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin, dhe kanë hapur një GoFound Me.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.

Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Bitcoin bie në nivelin më të ulët për shkak të pasigurisë ekonomike në SHBA

Published

on

Bitcoin ka rënë më shumë se 6% në nivelin e tij më të dobët në gjashtë muaj, ndërsa pasiguria në rritje rreth ekonomisë amerikane nënvlerësoi pritjet për një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale në dhjetor.

Kriptovaluta më e madhe u tregtua me 97,190 dollarë në orën 07:05 GMT, rreth nivelit të saj më të dobët që nga maji. Të dhënat nga CoinMarketCap treguan se vlera e tregut global të kriptomonedhave, përfshirë Bitcoin, ra me rreth 6.9% në 24 orët e fundit në 3.26 trilion dollarë.

Kapitalizimi i tregut të Bitcoin ra me 5.8% në 24 orët e fundit në 1.94 trilion dollarë, ndërsa vëllimi i tregtimit ditor u rrit me rreth 50% në 111.1 miliardë dollarë. Megjithatë, Bitcoin është rritur me afërsisht 4.1% që nga fillimi i vitit 2025.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas vlerës së tregut, ra me rreth 9% në 3,220 dollarë.

Shitja u nxit kryesisht nga pasiguria mbi perspektivën ekonomike të SHBA-së. Tregjet ulën bastet për një ulje të normës së interesit të Rezervës Federale pas një mbylljeje gati 43-ditore të qeverisë, e cila përfundoi të mërkurën, ngriti shqetësime se të dhënat kryesore të punësimit dhe inflacionit në tetor mund të mos publikohen. Kjo e ka lënë Rezervën Federale me më pak informacion përpara takimit të saj të 10-11 dhjetorit.

Sipas CME FedWatch, tregtarët po parashikonin një shans prej 45.4% për një ulje prej 25 pikësh bazë në dhjetor të premten, nga një probabilitet prej 63.8% një javë më parë.

Mungesa e të dhënave zyrtare ekonomike uli oreksin për rrezik dhe rëndoi mbi asetet spekulative, duke i mbajtur tregtarët të kujdesshëm në tregjet e kriptomonedhave./S.K/KP/AA/

Continue Reading

Lajmet

​BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

Published

on

BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një episod të Panorama që kishte ndarë pjesë të fjalimit të tij të 6 janarit 2021 së bashku, por i ka hedhur poshtë kërkesat e tij për kompensim.

Korporata tha se redaktimi kishte dhënë përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme dhe tha se nuk do ta transmetonte më programin e vitit 2024.

Avokatët e Trump kanë kërcënuar të padisin BBC-në për 1 miliard dollarë (759 milionë paund) dëmshpërblim, përveç nëse korporata lëshon një tërheqje, kërkon falje dhe e kompenson atë.

Sekretarja e kulturës i tha BBC Breakfast se ishte e bindur se korporata po e merrte këtë me seriozitetin që kërkon, duke shtuar se roli i saj ishte të siguronte që “të respektoheshin standardet më të larta”.

Lisa Nandy, duke theksuar pavarësinë e BBC-së nga qeveria, tha se po fliste çdo ditë me kryetarin e korporatës, drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqjen e lartë.

Ndërsa BBC-ja po zhvillonte “iskutime të drejtpërdrejta me administratën amerikane dhe me avokatët e saj, ajo shtoi se qeveria nuk kishte folur me administratën Trump për këtë çështje.

“Mendoj se kjo është një pyetje për kryetarin e BBC-së, jo për qeverinë”, tha ajo.

BBC mori letrën nga avokatët e Trump ku  kërkon një tërheqje të plotë dhe të drejtë të dokumentarit, një kërkim falje dhe që BBC ta kompensojë në mënyrë të përshtatshme Presidentin Trump për dëmin e shkaktuar./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv i Rusisë mbi Kiev

Published

on

Katër persona janë vrarë nga sulmi masiv i Rusisë në Kiev, kanë thënë autoritetet ukrainase, ku të paktën 430 dronë dhe 18 raketa u përdorën në sulm.

Të paktën 27 persona kanë pësuar lëndime ndërsa ekipet emergjente u janë përgjigjur disa sulmeve, ka thënë kreu i administratës ushtarake në Kiev, Tymur Tkachenko.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi kishte cak Kievin.

“Një sulm i kalkuluar posaçërisht për të shkaktuar sa më shumë dëm në civilë”, ka thënë ai.

15 persona u dërguan në spital, përfshirë një në gjendje kritike dhe një shtatzënë, dhe është lëshuar paralajmërim edhe për mundësi të ndërprerjes së energjisë elektrike./S.K/EO/AP/

 

Continue Reading

Të kërkuara