Lajmet

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

Published

on

NATO-ja i përfundoi stërvitjet e madhe kundër dronëve këtë javë, në të cilat mori pjesë Ukraina për herë të parë, me qëllim të mësuar urgjentisht nga zhvillimi i hovshëm dhe përdorimi i skajshëm i dronëve – mjeteve pa pilot – në luftën në Ukrainë.

Në këto stërvitje, të mbajtura në një bazë ushtarake në Holandë, morën pjesë më shumë se 20 shtete dhe rreth 50 kompani, të cilat testuan sistemet e teknologjisë më të fundit për vërejtjen dhe rrëzimin e dronëve.

Stërvitjet 11-ditore përfunduan me një ushtrim për vërejtjen dhe rrëzimin e dronëve në një javë kur rolin i tyre vendimtar në luftën në Ukrainë u dëshmua përsëri.

Të mërkurën, një sulm i madh ukrainas me dronë e shkaktoi një shpërthim të përmasave të një tërmeti në një depo të madhe të armëve në Rusi. Të nesërmen, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska e ka rritur prodhimin e dronëve në gati 1.4 milion këtë vit.

Rritja e përdorimit të dronëve në luftë – për t’i shkatërruar objektivat dhe për ta vëzhguar fushëbetejën – e ka nxitur NATO-n ta kthejë përqendrimin kah kërcënimi që dronët mund ta përbëjnë për aleancën.

“NATO e merr shumë, shumë seriozisht këtë kërcënim”, tha Matt Roper, shef i Qendrës së Përbashkët të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në agjencinë teknologjike të aleancës.

“Kjo nuk është diçka të cilën ne duhet ta shpërfillim”, tha ai në zonën e stërvitjeve në lindje të Holandës.

Ekspertët kanë paralajmëruar NATO-n se ajo duhet të kapë hapin shpejt në kohën me dronët e luftës.

“NATO-ja ka shumë pak dronë për luftë të intensitetit të lartë kundër një armiku”, thuhet në një raport nga Qendra Evropiane për Analiza Politike nga shtatori i kaluar.

“Ajo do të përballej me sfida shumë të mëdha për t’i përdorur dronët që ka në një mjedis të kontestuar”, sipas saj./REL

Lajmet

Kos: Negociatat për anëtarësim me Malin e Zi e Shqipërinë mund të mbyllen brenda vitesh

Published

on

By

Kandidatja për komisionare të Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos, ka thënë të enjten se Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mundësi t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok deri në vitin 2026 dhe 2027, përkatësisht.

Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.

Kos shpreson ta marrë pëlqimin e komisionit për t’u emëruar në postin e komisionares për zgjerim.

Ajo tha gjatë seancës dëgjimore se do të jetë e “përkushtuar” për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit dhe se do ta mbajë si parim qëndrimin se vendet kandidate duhet të anëtarësohen në bazë të meritave dhe përmbushjes së reformave dhe kushteve për anëtarësim.

Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për t’i afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, tha ajo.

Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.

Në anën tjetër, Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngulë këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit.

Por, nuk është e qartë nëse Kos do të emërohet, pasi, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në PE, besohet se ajo mund të jetë një nga kandidatet që mund të votohet që të mos emërohet komisionare për Zgjerim.

Ajo u propozua për këtë post në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Nëse konfirmohet, Kos do ta zëvendësojë në këtë pos Oliver Varhelyin./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Ish-ministri i Jashtëm finlandez: Evropa pret që SHBA të përmbushë angazhimet ndaj Ukrainës

Published

on

By

Politikanët evropianë shpresojnë se në skenarin më të mirë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Ukrainës.

Pekka Haavisto, një deputet finlandez dhe ish-ministër i Jashtëm, e tha këtë për Ukrinform, duke komentuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Të gjithë janë duke pritur, dhe sigurisht, në skenarin më të mirë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’u përmbahen angazhimeve të tyre ndaj Ukrainës dhe të kuptojnë se sa e rëndësishme është të gjesh një mënyrë për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit — jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën”, tha ai.

Sipas Haavisto, si një politikan evropian, ai pret që “bashkëpunimi i mirë transatlantik midis SHBA-së dhe BE-së do të vazhdojë, duke përfshirë çështjen e Ukrainës, sepse pa Shtetet e Bashkuara do të ishte shumë e vështirë të vazhdonte mbështetja për Ukrainën në nivelin aktual”.

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës, shtoi politikani.

Haavisto bëri këto komente për Ukrinform gjatë vizitës së tij në selinë e OKB-së, ku ai kryesoi një ngjarje për të diskutuar sigurinë mjedisore në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Continue Reading

Lajmet

​Rama: Magjia e vjeshtës i shton nurin qytetit të Lazgushit

Published

on

By

Pogradeci është i bukur në çdo stinë, ndaj dhe është quajtur “qyteti i luleve”, “qyteti i poezisë”, por shkrirja e ngjyrave të arta në vjeshtë si mbi një telajo e bën atë të denjë të quhet edhe “qyteti i vjeshtës”.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto të këtij qyteti, të cilit vjeshta i ka shtuar magjinë, teksa fton qytetarët të vizitojnë atë.

“Magjia e vjeshtës ka zbritur në Pogradec, duke ia shtuar edhe më shumë nurin qytetit të Lasgushit si një ftesë për ta vizituar e shijuar këto ditë”, shkruan Rama.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë, i cili vizitohet nga mijëra turistë të huaj e vendas çdo vit.

Continue Reading

Lajmet

Dy plagosje dje në Prishtinë, policia del me raport

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me dy tentim vrasje që kanë ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast janë plagosur dy persona.

Në rrugën “Carraleva”, në Kodrën e Trimave u plagos një person në këmbë nga persona të panjohur. Në vendngjarje u sekuestruan tri gëzhoja të armës së zjarrit.

“Rr. Carraleva, Prishtinë 06.11.2024 – 07:15. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi është qëlluar plagosur në këmbë nga persona të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në fshatin Drenovc poashtu është plagosur një burrë nga një person që tashmë është arrestuar.

“Fsh. Drenovc, Prishtinë 06.11.2024 – 14:53. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë është sekuestruar”, thuhet tutje në raport.

Continue Reading

Të kërkuara