Lajmet

Uji nga Liqeni i Badocit ende s’mund të përdoret për konsum

IKPSHK del me njoftim.

Published

on

Instituti Kombëatar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se analizat e fundit laboratorike kanë treguar se uji nga Liqeni i Badocit, ende s’mund të përdoret për konsum, meqë nuk janë arritur ende standardet e përcaktuara në Udhëzimin administrativ.

Instituti ka thënë se ekipet janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm.

IKSHPK ka apeluar te qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:

  • Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;
  • Uji nuk duhet tē vlohet para pẽrdorimit për shkak të mundësisë së koncentrimit të manganit;
  • Uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund tē pēdoren pēr pije pa pẽrkufizim.

Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala.

Lajmet

Hamza: Nëse Specialja injoron Kuvendin, të shfuqizohen marrëveshjet ndërkombëtare

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se nëse Dhomat e Specializuara nuk i respektojnë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, atëherë institucionet vendore duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshëm, përfshirë shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi të cilat është krijuar kjo gjykatë.

Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve lidhur me amandamentet e propozuara nga PDK-ja, sipas të cilave Gjykata Speciale duhet të trajtojë vetëm krimet e supozuara që ndërlidhen me heqjen e organeve dhe që pretendohet se kanë ndodhur pas luftës, nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000.

Lidhur me zbatueshmërinë e këtyre ndryshimeve ligjore, Hamza nënvizoi:

“Unë e them që çdo ligj që aprovohet në procedurë të rregullt në Kuvend, është i obliguar të zbatohet. Nëse ka ndonjë institucion, në këtë rast edhe gjykatat brenda Dhomave të Specializuara, duke e përfshirë Gjykatën Kushtetuese që injoron Kuvendin e Kosovës, një ligj të aprovuar në Kuvend, jam i bindur se Kuvendi duhet të shkojë edhe një hap tutje e kjo nënkupton edhe shfuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Gjykata Speciale është themeluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa propozimi i PDK-së synon kufizimin e mandatit lëndor të saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: S’ka takim me Kurtin derisa të votohet ligji për Specialen

Published

on

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se nuk do të takohet me liderin e VV-së, Albin Kurtin, derisa deputetët e partisë së tij të pranojnë ta votojnë, në lexim të dytë, ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, raporton Ekonomia Online.

“S’ka takim. Nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Për Kosovën, ligji është domosdoshmëri. Nuk janë çështje të lidhura. Le të votohet ligji dhe pastaj jemi të hapur të diskutojmë për tema të tjera”, tha Hamza para gazetarëve.

Kreu i PDK-së ka shtuar se janë të hapur për çështjen e presidentit, pasi të kalojë në lexim të dytë Ligji për Specialen.

Sipas Hamzës, mund të ketë president me marrëveshje, por që i ka atributet dhe karakteristikat për ta përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të duhur./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen, protestuesit para Kuvendit të Kosovës

Published

on

Protesta para Kuvendit të Kosovës ka nisur sërish sot, më 6 tetor, në orën 12:00, me kërkesën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të miratohen edhe në lexim të dytë.

Qytetarët janë mbledhur për të kërkuar përfundimin e procedurës parlamentare për projektligjin, i cili u miratua në lexim të parë me 91 vota për. Miratimi përfundimtar ende nuk është bërë, pasi projektligji duhet të kalojë edhe në leximin e dytë.

Protesta e sotme vjen pas tensioneve të një dite më parë, kur pati përplasje mes protestuesve dhe persona të tjerë, ndërsa gjatë protestës u hodhën mjete piroteknike.

Protestuesit kërkojnë që ndryshimet ligjore të kalojnë edhe në leximin e dytë, në mënyrë që procedura parlamentare të përfundojë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet për spiunazh ish-shefi i inteligjencës gjermane, August Hanning

Published

on

By

Ish-drejtori i shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme (BND), August Hanning, është arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore, raportojnë mediat gjermane.

Hanning, i cili udhëhoqi BND-në gjatë periudhës 1998–2005, dyshohet se ka siguruar dokumente të klasifikuara përmes një ish-punonjësi për t’i përdorur në veprimtarinë e tij si konsulent privat. Sipas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Federale e Gjermanisë – të publikuara nga mediat WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung – materialet e konfiskuara përfshinin raporte konfidenciale të inteligjencës të destinuara për Kancelarinë Federale.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda penale, përfshirë spiunazh ndaj shtetit, tradhëti në tentativë, si dhe veprimtari ilegale në cilësinë e agjentit të një shërbimi sekret. /BLID/

Continue Reading

Të kërkuara