Lajmet

Udhëto pa shpenzuar shumë para, ja metodat!

Published

on

Dëshira për të shëtitur botën është një ndjenjë që e ndajnë shumë prej nesh, por jo të gjithë janë në gjendje ta realizojnë këtë ëndërr për shkak të pengesave financiare. Megjithatë, për ata që kanë pasion udhëtimin, ekspertët ofrojnë disa këshilla të vlefshme që ndihmojnë në realizimin e kësaj dëshire pa shpenzuar shuma marramendëse.

Ka mënyra për të udhëtuar pa u rënduar në mënyrë të tepruar buxhetin. Duke ndjekur disa strategji të thjeshta dhe të mençura, ju mund të shijoni aventurat e udhëtimit dhe të eksploroni destinacione të ndryshme, duke ruajtur një ekuilibër financiar.

Zgjidhni autobusë dhe trena që udhëtojnë në mbrëmje, udhëtimet e natës me tren ose autobus janë më të lira. Këtë opsion shfrytëzoni për të kursyer kohë dhe para, por edhe për të mos qëndruar në hotel.

Ofertat sekrete të hoteleve, nëse nuk keni shumë kohë e para, kushtoni vëmendje ueb sajteve që postojnë oferta të hoteleve, siç janë “Hotwire” apo “Priceline”.

Shikoni çmimin e biletave për një person, nëse do të udhëtoni shikoni sa kushton bileta për një person. Esenca është se ueb sajtet e linjave ajrore provojnë t’ju shesin bileta që kushtojnë më shumë nëse udhëtoni me një apo disa persona.

Kur blini bileta përmes internetit, bëni në platformën “Incognito, nëse i kontrolloni çmimet e pastaj më vonë e bëni të njëjtën gjë, mund të rriten. Kjo se linjat ajrore e dinë se jeni të interesuar në bileta e provojnë t’jua shesin me çmim të lartë. Këtë e shmangni duke i blerë biletat përmes platformës “Incognito”.

Përndryshe, sa për kuriozitetin tuaj, në vitin 2017, 27-vjeçarja Cassandra De Pecol i kishte thyer dy rekorde: Ishte bërë femra e parë që i kishte vizituar të gjitha shtetet sovrane në botë dhe njeriu i parë që kishte arritur ta bënte këtë brenda 1 viti e gjysmë. /UBT News/

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara