Lajmet

Botsvana, 58 vjet sundimi përfundon me rrëzimin e Partisë Demokratike!

Published

on

Partia Demokratike e Botsvanës (BDP), e cila ka mbajtur pushtetin për 58 vjet, është rrëzuar nga votuesit në zgjedhjet e fundit, duke shënuar një kthesë historike për vendin. BDP, e cila u krijua pas shpalljes së pavarësisë së Botsvanës në vitin 1966, arriti të sigurojë vetëm një vend në parlament, një rezultat që detyroi Presidentin Mokgweetsi Masisi të pranojë humbjen dhe të angazhohet për një “tranzicion të qetë” të pushtetit.

Rezultatet e para tregojnë se koalicioni opozitar, Umbrella for Democratic Change (UDC), i udhëhequr nga avokati për të drejtat e njeriut Duma Boko, doli fitues, duke siguruar 25 vende parlamentare. Me projeksionet që sugjerojnë se ata do të kalojnë pragun e 31 vendeve të nevojshme për shumicën, UDC është e gatshme të formojë qeverinë e ardhshme. Po ashtu, Fronti Patriotik i Botsvanës (BPF), i lidhur me ish-Presidentin Ian Khama, dhe Partia e Kongresit të Botsvanës (BCP) gjithashtu shënuan fitore, duke marrë përkatësisht pesë dhe shtatë vende. Kjo përbën një shumicë të rëndësishme për partitë opozitare dhe një disfatë të qartë për BDP-në.

Festimet e mbështetësve të UDC-së shpërthyen në kryeqytetin Gaborone, ndërsa vendi pret rezultatet zyrtare nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor. Suksesi i UDC-së është atribuor sfidave ekonomike dhe papunësisë së lartë që kanë minuar popullaritetin e BDP-së. Thirrja e Masisit për “ndryshim” nuk arriti të bindë votuesit, duke ilustruar kështu një transformim të rëndësishëm në skenën politike të Botsvanës.

Botsvana, e njohur për pasuritë e saj me diamante, është ndër vendet më të qëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht në Afrikën e Jugut. Sipas raporteve të FMN-së dhe UNDP-së, ekonomia e saj mbështetet kryesisht në industrinë e diamanteve, e cila përbën rreth 70% të eksporteve dhe ka kontribuar në rritjen ekonomike që nga pavarësia. Megjithatë, vendi përballet me sfida të rëndësishme, përfshirë nevojën për diversifikimin e ekonomisë dhe uljen e varësisë nga burimet natyrore.

Kohët e fundit, rritja ekonomike ka qenë e ngadalësuar dhe papunësia, veçanërisht ndër të rinjtë, mbetet një problem serioz. Pavarësisht përpjekjeve për zhvillimin e sektorëve të tjerë si turizmi dhe bujqësia, rezultatet kanë qenë të kufizuara. Edhe pse Botsvana ka bërë përparime në arsimin dhe shëndetësinë, ajo vazhdon të përballet me pabarazi dhe sfida në përballimin e HIV/AIDS, që ka një përhapje të lartë në vend./Euronews/

 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara