Bota

Udhëheqësit e opozitës ukrainase refuzojnë Trump, s’pranojnë zgjedhje në kohë lufte

Published

on

Dy liderët e opozitës ukrainase kanë hedhur poshtë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve ndërsa vendi është në luftë. Ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Julia Tymoshenko kanë deklaruar se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të vendoset paqja.

Deklaratat e tyre vijnë pas komentit të Donald Trump, i cili e quajti presidentin Volodymyr Zelenskyy një “diktator” për mosmbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Një narrativë shpesh e përdorur nga Kremlini në përpjekje për të delegjitimuar liderin ukrainas.

Përfaqësues të rrethit të Trump kanë zhvilluar bisedime me Poroshenkon dhe Tymoshenkon gjatë së mërkurës, por nga deklaratat e opozitës në Ukrainë duket se liderët nuk janë dakord me planin e SHBA për të mbajtur zgjedhje në kohë lufte.

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa vendi është nën ligjin ushtarak dhe do të kishte sfida të mëdha në realizimin e votimit për qytetarët që jetojnë në territoret e pushtuara dhe për ushtarët në vijën e frontit.

Poroshenko tha në Telegram se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm pasi të jetë vendosur paqja, dhe jo më vonë se 180 ditë pas përfundimit të luftës. Nga ana tjetër, Tymoshenko theksoi se ekipi i saj “po bisedonte me të gjithë aleatët tanë që mund të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke shtuar se zgjedhjet nuk duhet të mbahen para se kjo të arrihet.

Bota

Zelensky: Lëshimet nuk do ta bindin Rusinë të ndalë vrasjet

Published

on

By

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe një herë bëri thirrje për partnerët që të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke thënë se ajo po “zvarrit luftën” dhe nuk tregon asnjë interes për ta përfunduar atë, shkruan The Guardian.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy tha se “një javë tjetër ka përfunduar pa asnjë përpjekje nga Rusia për t’u pajtuar me kërkesat e shumta të botës dhe për të ndaluar vrasjet”.

Duke u përballur me sulmet e vazhdueshme ruse, “ne po mbajmë pozicionet tona dhe po bëjmë gjithçka për të shkatërruar ose dëbuar pushtuesin”, tha Zelensky.

Ne po mbrojmë jetën e njerëzve tanë dhe po forcojmë mbrojtjen tonë ajrore. Kjo është situata në luftë”.

Duke u kthyer te diplomacia, ai tha se “Rusia refuzon të ndalë vrasjet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim”.

Ky nuk është vetëm një qëndrim moral – është një qëndrim racional. Lëshimet nuk bindin një vrasës”.

Ai përsëriti se Ukraina po punonte me partnerët për të “afruar një paqe të vërtetë – paqe përmes fuqisë”, që sipas tij ishte “i vetmi lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë”.

Continue Reading

Bota

Dronët e Ukrainës godasin rafinerinë Lukoil, 2000 kilometra në thellësi të Rusisë

Published

on

Dronët e operuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kryen një sulm ndaj rafinerisë së naftës Lukoil në Republikën ruse Komi, e cila ndodhet dy mijë kilometra nga kufiri ukrainas.

Informacioni u konfirmua nga burime në shërbimin e inteligjencës ukrainase, shkruan Ukrainska Pravda.

Objekti i synuar në Komi është thelbësor për furnizimin e forcave ruse me karburant dhe lubrifikantë.

Burimet e inteligjencës ukrainase zbuluan se dronët goditën një rezervuar për produktet e naftës.

Po ashtu, u dëmtua një njësi përpunimi gazi dhe kondensate gazi që përdoret për të prodhuar propan-butan dhe benzinë.

Continue Reading

Bota

Sulmi izraelit vret katër gazetarë në Gaza

Published

on

Një sulm izraelit në qytetin e Gazës mbrëmë vrau shtatë persona, përfshirë të paktën katër gazetarë nga rrjeti i lajmeve Al Jazeera.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi dhe vrau korrespondentin e Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, një gazetar i shquar që ka mbuluar gjerësisht luftën nga brenda Gazës pasi e akuzoi atë për drejtimin e një qelize të Hamasit, një akuzë që Al-Sharif e kishte mohuar më parë, shkruan CNN.

Mohammed Qreiqeh, një gazetar tjetër i Al Jazeera-s në Gaza, dhe fotoreporterët Ibrahim Al Thaher dhe Mohamed Nofal u vranë gjithashtu në sulm.

Urdhri për të vrarë Anas Al-Sharif, një nga gazetarët më të guximshëm të Gazës, së bashku me kolegët e tij, është një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat përpara pushtimit të Gazës”, tha Al Jazeera në një deklaratë pas sulmit.

Në minutat para se të vritej, Al-Sharif tha në mediat sociale: “Nëse kjo çmenduri nuk mbaron, Gaza do të shndërrohet në rrënoja, zërat e njerëzve të saj do të heshtin, fytyrat e tyre do të fshihen -dhe historia do t’ju kujtojë si dëshmitarë të heshtur të një gjenocidi që zgjodhët të mos e ndaloni”./UBTNews

Continue Reading

Bota

​Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Published

on

Turqia u trondit të dielën në mbrëmje nga një tërmet me magnitudë 6.1. ku sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sindirgi të provincës Balikesir, në Turqinë perëndimore.

Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave gjithashtu tregoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 11 kilometrash.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se në vlerësimet paraprake, nuk ishin raportuar viktima, por një ndërtesë u shemb në Sindirgi, raporton Anadollu.

Continue Reading

Të kërkuara