Lajmet nga UBT

UBT lanson kompaninë Gold Venture Investments Western Balkan, në një partneritet me GVI Global

“Bashkimi i ekosistemeve të UBT-së, ITP-sē dhe GVI Global do të krijojë mundësi shumë të mëdha për mbështjetjen e bizneseve dhe investitorëve në Kosovë, por edhe do t’i ofrojë kompanive kosovare mundësinë për t’u kyqur në financat dhe tregjet ndërkombëtare”, tha rektori Hajrizi.

Published

on

Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, krahas shumë kompanive të tjera që tashmë janë të pozicionuara aty, nga sot UBT në një partneritet izraelito-kosovar me kompaninë GVI, ka lansuar kompaninë “Gold Ventures Investments Western Balkan”, që do të mbështesë kompanitë e reja, startups, kompani publike, private dhe sektorin e shoqërisë civile në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në prani të themeluesit të GVI Global, Kobi Kalderon, ambasadores së Ambasadës së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, zëvendës shefit te Ambasadës Gjermane në Kosovë, Mathias Conrad, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ky momentum është një arritje e madhe e UBT-së, por edhe e Kosovës, duke e cilësuar si një ekosistem të ri për ITP-në, që do të ofrojë gjenerim të vlerave të mira dhe krijimin e një baze të suksesshme të ndërmarrësisë në Kosovë.

“Bashkimi i ekosistemeve të UBT-së, ITP-sē dhe GVI Global do të krijojë mundësi shumë të mëdha për mbështjetjen e bizneseve dhe investitorëve në Kosovë, por edhe do t’i ofrojë kompanive kosovare mundësinë për t’u kyqur në financat dhe tregjet ndërkombëtare”, tha rektori Hajrizi.

Themeluesi i GVI Global, Kobi Kalderon, duke treguar për rrugëtimin e tij si ndërmarrës i suksesshëm në Izrael, theksoi nevojën për rritjen e kompanisë GVI dhe prezencën e kësaj kompanie në Ballkanin Perëndimor.

“E kam një ëndërr që t’i lidhi njerëzit nga shtetet e ndryshme, për të na ndihmuar në inovacion dhe ndërmarrësi. Kjo është diçka unike dhe një mundësi e mirë për start-up në Kosovë, që të kemi investime nga investitorë ndërkombëtar. Qëllimi është që të sjellim kompani përmes GVI, që të hyjnë në tregun e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Kalderon.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, potencoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit në Kosovë dhe Izrael është një mundësi që krijon hapësira të reja ndërveprimi për të rinjtë nga të dyja vendet.

“Jam shumë e kënaqur që jam këtu, sepse një kompani e Izraelit është duke e bërë një bazë këtu në ITP dhe kjo mund të jetë edhe investimi i pare Izraelit ne Kosovë. Ekonomia është një lidhje ndërmjet njerëzve, kulturave dhe shteteve, dhe si ambasadore, jam duke punuar që të gjejë marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Jemi duke punuar që të zhvillojmë marrëdhëniet në shumë drejtime. Profesor Hajrizi e di se kemi punuar me UBT-në, që të kemi bashkëpunime ndërmjet kompanive izraelite dhe UBT-së, të cilat do të na ndihmojnë që të shkojmë përpara”, tha ambasadorja Ziv.

Zëvendës shefi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, theksoi se lansimi i GVI Western Balkan është një arritje e madhe, teksa nga aspekti politik është një storje suksesi për Kosovën në arenën ndërkombëtare.


“Është një nder që të flasë në këtë ngjarje madhore. GVI dhe ITP janë një përputhje e shkëlqyeshme. Ambasada Gjermane është duke kontribuuar në mënyrë aktive për ta ndihmuar ITP-në. Lansimi i GVI-së i ka avantazhet e veta për kompanitë lokale, duke krijuar kështu një hap të madh drejt së ardhmes. Me këtë rrjetizim të partneritetit, do ta ndihmojë ekonominë vendore, dhe do të bëhet një park më atraktiv. Nga aspekti politik, janë edhe objektivat politike që tentojnë ta bëjnë Kosovën një storje suksesi në arenën ndërkombëtare”, tha zëvendësambasadori Conrad.

Lansimi i “Gold Venture Investments Western Balkan” në ITP-Prizren, do të synoj ofrimin e shërbimeve për grupe të synuara, për kompani lokale dhe për start-up, duke kontribuuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zgjerimin e tregut të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Rajoni

Gazetarja Vjosa Çerkini ligjëron në UBT për propagandën dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Shkencave Politike dhe të Studimeve të Sigurisë, gazetarja investigative me renome ndërkombëtare dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze të gazetarisë, Vjosa Çerkini, mbajti një ligjëratë tematike para studentëve të programit Siguri dhe Mbrojtje, me temën: “Propaganda dhe rreziqet që paraqet për sigurinë kombëtare”.

E ftuar nga Prodekani i Fakultetit, Dr. Arian Kadriu, gazetarja Çerkini ndau përvojën e saj shumëvjeçare në terren, duke analizuar mënyrat se si propaganda, dezinformimi dhe lufta mediatike mund të ndikojnë në stabilitetin politik, sigurinë publike dhe perceptimin e qytetarëve.

Gjatë ligjëratës, ajo solli shembuj konkretë nga rajoni dhe skena ndërkombëtare, duke shpjeguar se si aktorë të ndryshëm përdorin propagandën si mjet për të ndikuar në opinionin publik, për të manipuluar narrativat dhe për të cenuar sigurinë kombëtare.

Në diskutim u theksua rëndësia e gazetarisë së përgjegjshme dhe të bazuar në fakte, si një nga mburojat kryesore kundër manipulimeve mediatike dhe ndikimeve të jashtme.

Prodekani Dr. Arian Kadriu vlerësoi pjesëmarrjen e gazetares Çerkini, duke theksuar se takime të tilla u japin studentëve perspektiva reale mbi lidhjen midis komunikimit, medias dhe sigurisë kombëtare, si dhe i ndihmojnë ata të zhvillojnë mendim kritik dhe profesionalizëm në fushën e sigurisë.

Ky aktivitet përbën një shembull të përkushtimit të UBT-së për të afruar ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike të studentëve përmes praktikës, debatit dhe dijes bashkëkohore.

Continue Reading

Rajoni

Një kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Hazir Çadraku dhe Naser Morina

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga Prof. Dr. Hazir Çadraku dhe Naser Morina, nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është publikuar në revistën ndërkombëtare SSRG International Journal of Civil Engineering (Volume 12, Issue 10, October 2025), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe kërkimin shkencor të këtij institucioni.

Punimi me titull: “Structural Condition Assessment and Strengthening of the Reinforced Concrete Arch Bridge”, trajton një temë të rëndësishme për sigurinë infrastrukturore – analizën strukturore, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe metodat bashkëkohore të përforcimit të urave me hark prej betoni të armuar.

Ky studim bazohet në analiza të avancuara numerike, inspektime vizuale dhe testime joshkatërruese të një ure të rëndësishme në rrugën kombëtare N2, Prishtinë–Blacë, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të urave ekzistuese për të siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri strukturore.

Sipas rezultateve, ura e ndërtuar në vitin 1967 paraqet dëmtime të konsiderueshme në mbistrukturë dhe nënstrukturë, për shkak të faktorëve si:

  • degradimi i betonit dhe korrozioni i armaturës,
  • mbingarkesat nga trafiku,
  • mungesa e mirëmbajtjes dhe drenazhimit adekuat,
  • lëvizjet e terrenit përreth themeleve.

Autorët kanë zhvilluar strategji të detajuara për rikthimin e kapacitetit mbajtës dhe përforcimin e elementeve konstruktive, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane (Eurocodes), duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm shkencor e praktik, që ndihmon profesionistët e fushës në planifikimin e ndërhyrjeve në strukturat ekzistuese dhe promovon qasjen moderne të inxhinierisë rehabilituese.

Publikuar në: SSRG International Journal of Civil Engineering, Volume 12 Issue 10, 230-236, October 2025

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi zhvillon takim miqësor në Panama me diplomatin Pablo Garrido

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Panama, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është takuar me ish-ambasadorin e Panamasë në Portugali dhe Greqi, njëherit Drejtor i Akademisë Diplomatike, Pablo Garrido.

Në këtë takim miqësor, Rektori Hajrizi dhe Diplomati Garrido, ndanë pikëpamjet e tyre për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë, me theks të veçantë në fushat e arsimimit, inovacionit, teknologjisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

U mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren

Published

on

Në Qendrën e UBT-së në Prizren u mbajt Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Prof. Dr. Faton Kabashit, i cili u nda nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë.

Në këtë Mbledhje Komemorative, morën pjesë familjarë, kolegë, miq, bashkëpunëtorë dhe studentë të shumtë, të cilët kujtuan me mall dhe nder figurën e profesorit të ndjerë, i cili u dallua për profesionalizëm, humanizëm dhe përkushtim ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj.

Babai i tij, Shaip Kabashi, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit për respektin dhe nderimin që po i bëhet të birit, duke theksuar se Fatoni ka lënë pas një boshllëk të madh në familje dhe në shoqëri.

“Ai ishte jo vetëm bir e baba i mirë, por edhe një njeri i urtë, që gjithmonë i shërbente dijes dhe të tjerëve me përkushtim”, tha babai Kabashi.

Sekretari i UBT-së, Artan Tahiri, në emër të institucionit dhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, kujtoi Prof. Kabashin si një profesionist të jashtëzakonshëm dhe njeri të urtë, që frymëzonte me shembullin e tij.

“UBT humbi një profesor të përkushtuar, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten përgjithmonë pjesë e komunitetit tonë akademik”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, drejtori i gjimnazit “Loyola” në Prizren, Blerand Koshi, në emër të institucionit që përfaqëson, shprehu ngushëllimet për humbjen e një mësuesi dhe intelektuali që kishte ndikuar pozitivisht në formimin e shumë nxënësve.

Prof. Dr. Faton Kabashi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore. Ai ishte baba i tre fëmijëve – vajzave Ronës dhe Eldës, dhe djalit Gledi.

Varrimi i profesorit të ndjerë është kryer sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Continue Reading

Të kërkuara