

Magazinë
U shpall fitues i Sanremo-s 2025 për të përfaqësuar Italinë, këngëtari njofton tërheqjen nga Eurosong
Published
7 months agoon
By
UBT NewsFituesi i Sanremo-s 2025, Olly ka hequr dorë nga përfaqësimi i tij për shtetin italian në Eurovision, e cila do të mbahet në Bazel. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetin e tij social “Instagram”, duke shprehur se ka vendosur të heqi dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision.
Ai ka shkruar se ky vendim është mënyra e tij për të dëgjuar veten, duke uruar fat atyre që do e zëvëndësojnë, e njofton koncertet e tij nëpër botë. Sakaq, RAI i ka shprehur mirënjohje këngëtarit për kontributin e dhënë në edicionin e 75-të të Festivalit di Sanremo dhe i ka uruar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.
Reagimi i plotë:
Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë. Falenderoj ata që më votuan dhe më dhanë mundësinë të kem këtë privilegj: Shpresoj t’ju shoh së shpejti në një nga koncertet e mia për t’ju kthyer gjithë dashurinë që marr këto ditë. Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit. Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time.
I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim: muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj. Gjithmonë besoni! Diçka po ndryshon dhe është e qartë për të gjithë. Ju përqafoj dhe shihemi në turne, Federico. /UBT News/
Magazinë
Sërish pa liri, vrasësit të John Lennon i hidhet poshtë kërkesa për lirim me kusht
Published
39 seconds agoon
September 12, 2025By
UBT News
Kërkesa më e fundit për lirim me kusht e Mark David Chapman, njeriut që vrau ish-anëtarin e grupitThe Beatles, John Lennon, më 1980 në Manhattan, është refuzuar për herë të 14-të, njoftuan autoritetet korrektuese të Nju Jorkut.
Chapman, 70 vjeç, u paraqit përpara komisionit të lirimeve me kusht më 27 gusht, ndërsa vendimi u publikua së fundmi në internet nga Ministria përkatëse e SHBA-ve.
John Lennon u qëllua për vdekje natën e 8 dhjetorit 1980 nga Chapman, i cili në atë kohë ishte 25 vjeç, teksa ky i fundit po kthehej në apartamentin e tij në zonën Upper West Side së bashku me bashkëshorten, Yoko Ono.
Më herët atë ditë, Lennon i kishte dhënë një autograf Chapman-it mbi një kopje të albumit “Double Fantasy”. Vrasësi u arrestua brenda pak minutash pranë vendngjarjes, duke mbajtur në duar romanin e J.D. Salinger, “The Catcher in the Rye”.
Procesverbali i plotë nga seanca e fundit e dëgjimit ende nuk është bërë publik. Megjithatë, në të kaluarën, Chapman ka shprehur pendesë për krimin e kryer.
“E dija çfarë po bëja dhe e dija që ishte gabim. E dija që ishte e keqe, por e dëshiroja famën aq shumë sa isha i gatshëm të bëja gjithçka, madje edhe të merrja një jetë njerëzore,” kishte deklaruar tre vite më parë gjatë një seance të mëparshme me komisionin.
Aktualisht, Chapman po vuan një dënim prej 20 vitesh deri në burgim të përjetshëm në institucionin korrektues Green Haven, në veri të Nju Jorkut. Ai do të ketë të drejtën të paraqesë një kërkesë për lirim me kusht në shkurt të vitit 2027, sipas agjencisë Associated Press.
Magazinë
Deklarata romantike e Callum Turner për Dua Lipën
Published
1 hour agoon
September 12, 2025By
UBT News
Callum Turner dhe Dua Lipa po përjetojnë në maksimum romancën e tyre.
Aktori britanik 35-vjeçar dha një përgjigje të thjeshtë kur u pyet për planet e së ardhmes me këngëtaren 30-vjeçare të hitit “New Rules”.
Në një bisedë për Etalk, Turner tha se shpreson të jetë me Lipën “përgjithmonë”.
Intervistuesi u përgjigj: “Kjo është gjithçka që na duhet të dimë”, dhe protagonisti i “Masters of the Air” shtoi: “Kjo është e vërtetë”.
Historia nisi në janar 2024. Në dhjetor të atij viti, nisën aludimet për fejesë pasi Dua publikoi disa foto ku shihej me një unazë diamanti.
Megjithatë, konfirmimi zyrtar erdhi vetëm në qershor, përmes një interviste për British Vogue.
“Po, jemi të fejuar. Është emocionuese”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare. “Ky vendim për të ecur përpara së bashku, për të ndarë një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është diçka jashtëzakonisht e veçantë”.
Në një tjetër intervistë për Harper’s BAZAAR muajin e kaluar, Lipa foli për mënyrën si e përjeton dashurinë. “E adhuroj dashurinë. Është një gjë e bukur, frymëzuese. E gjej veten duke rënë gjithmonë, me intensitet, në formën më të mirë të saj”, tha ajo.
Këngëtarja e “Training Season” shtoi se ndonëse do të ndajë më shumë nga romanca e saj, shpesh vendos ta mbajë të mbrojtur jetën private.
Ndërkohë, një burim i afërt i tregoi revistës People në qershor se dyshja po shijon këtë fazë të fejesës dhe nuk po nxitojnë drejt martesës.
Magazinë
Spanja kërcënon të tërhiqet nga Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet
Published
21 hours agoon
September 11, 2025By
UBT News
Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, tha se vendi do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision 2026 nëse Izraeli nuk përjashtohet.
“Nuk mendoj se mund ta normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në evente ndërkombëtare sikur s’po ndodh asgjë.”
Gjatë një interviste, Urtasun tha se pjesëmarrja e Izraelit në konkurs nuk mund të tolerohet.
“Ngjarje si Eurovision apo Vuelta a España sjellin një përfaqësim të veçantë të vendit”, tha ai duke iu referuar protestave kundër ekipit të çiklistëve Israel-Premier Tech gjatë këtij edicioni të garës.
“Në rastin e Eurovision nuk është një artist individual që merr pjesë, por dikush që merr pjesë në emër të qytetarëve të atij vendi.”
Urtasun tha se nëse Izraeli merr pjesë e “nuk ia dalim ta përjashtojmë, do duhen të merren masa”, rikujtoi se kryeministri Pedro Sánchez i kishte bërë thirrje më parë European Broadcasting Union, i cili organizon konkursin, për të mos lejuar Izraelin në konkursin ndërkombëtar.
Urtasun theksoi se denoncimi i “gjenocidit” në Gaza nuk është antisemitik dhe e përshkroi Izraelin si “qeveri gjenocidale”.
Ai sqaroi se vendimi i tërheqjes nga Eurovision do të jetë në dorën e RTVE (Korporata Spanjolle e Radios dhe Televizionit), e cila ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision pas vitit të shkuar.
Edhe drejtuesi i transmetuesit kombëtar slloven, RTVSLO, ka njoftuar se me gjasë vitin e ardhshëm do të tërhiqet nga konkursi nëse Izraeli merr pjesë.
Magazinë
Takohen pas 19 muajsh mbreti Charles dhe princi Harry
Published
22 hours agoon
September 11, 2025By
UBT News
Pas 19 muajsh, Princi Harry është takuar sërish me babanë e tij, Mbretin Charles III, në një takim privat këtë të mërkurë në Londër, duke ringjallur shpresat për një pajtim mes tyre.
CNN raporton se kanë pirë çaj privatisht në Clarence House. Harry u pa duke mbërritur me Range Rover rreth 17:20 dhe doli pas një ore.
Ky ishte takimi i tyre i parë që nga shkurt 2024, kur Harry udhëtoi për një vizitë të shkurtër në Britani pas diagnostikimit të babait të tij me kancer. Në prill, ai nuk arriti të takohej me të atin pasi Charles ndodhej në një vizitë shtetërore në Itali.
Harry ka shprehur publikisht dëshirën për të pajtuar marrëdhëniet.
“Disa anëtarë të familjes sime kurrë nuk do të më falin për librin tim… por unë dua të pajtohem me familjen time. Nuk ka më kuptim të vazhdojmë të grindemi,” deklaroi ai për BBC-në në maj.
Marrëdhëniet me vëllanë, princin William, mbeten të tensionuara. William është i përqendruar tek gruaja e tij, Princesha Kate, gjatë trajtimit të saj për kancer. Ndërkohë, Harry ka qenë aktiv në Londër me angazhime bamirësie.
“Po, është shumë mirë, faleminderit,” tha ai për gjendjen shëndetësore të babait të tij.
Ai shpalli donacion 500 mijë dollarësh për fëmijët e plagosur në Gaza dhe Ukrainë, duke theksuar se asnjë organizatë nuk mund ta zgjidhte këtë vetëm. “Duhen partneritete për të siguruar që fëmijët të mbijetojnë e rikuperohen pas plagëve të shkaktuara” shtoi ai.
Vizitën e tij në Britani, Harry do ta përmbyllë të enjten me një aktivitet bamirësie në kuadër të fondacionit “The Diana Award”, para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Sërish pa liri, vrasësit të John Lennon i hidhet poshtë kërkesa për lirim me kusht

Blerja e re e Interit pritet te debutojë në derbi ndaj Juventusit

Pse bien flokët më shumë në vjeshtë? Ja shpjegimi

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për grabitjen në Prizren

Vdes shkrimtari Fatmir Halimi

Deklarata romantike e Callum Turner për Dua Lipën

Ushtarët e Shqipërisë, pjesë e KFOR-it, nisen për në Kosovë

Policia shqipton mbi 2000 gjoba brenda 24 orëve të fundit
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26