Lajmet

Twitter eksperimenton me një opsion “downvote”

Rrjeti social tha se numri i “downvote” që merr një postim nuk do të jetë i dukshëm për publikun.

Published

on

Twitter mori një feedback pozitiv në korrik të vitit të kaluar në lidhje me butonin eksperimental “downvote” dhe tani kompania ka nisur ta testojë në mbarë botën.

Rrjeti social tha se numri i “downvote” që merr një postim nuk do të jetë i dukshëm për publikun. Kompania testoi disa versione ku disa panë butonët “upvote” dhe “downvote” ngjitur me opsionin e pëlqimit.

Një version i tretë tregonte ikona të gishtit lart dhe poshtë. Sipas Twitter ata përdorues që klikonin butonin “downvote” e bënin sepse postimi mund të kishe qenë fyes ose se përmbajtja e tij ishte e parëndësishme për ta.

Reddit ka përdorur këtë funksion që prej 2005 madje edhe Facebook provoi në vitin 2018, por që nuk u bë i përhershëm si opsion.

Pëlqimet, jo-pëlqimet, downvote apo reagime me emoji sipas kritikëve të medias sociale ose e përmirësojnë eksperiencën ose i bëjnë bisedat më toksike./PCWorld Albanian

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara