Aktualitet

Trumpi më propozim që Ngushtica e Hormuzit të quhet “Ngushtica Trump”

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka propozuar që t’i ndryshohet emri i Ngushticës së Hormuzit.

Ai në një postim në “Truth Social” ka pyetur nëse duhet të quhet tash e tutje “Ngushtica Trump”.

“Tash që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndërrojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në Ngushtica Trump??? Ashtu si vetë Amerika, ajo do të jetë ‘më e nxehtë’ se kurrë më parë!” – ka shkruar Trump.

Trumpi vitin e kaluar ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës. E më 27 gusht të këtij viti nënshkroi një urdhër duke ndryshuar emrin e Liqenit Ontario në Liqenin Amerika.  /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i arratisuri në Prizren, po kërkohej për fajde e detyrim

Published

on

By

Një person i cili ndodhej në arrati është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari po kërkohej lidhur me një rast të ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Pas arrestimit dhe intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i mitur për dhunim në Istog

Published

on

By

Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit në Istog.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur brenda një dite nga aksidentet në Prishtinë

Published

on

By

Një 17-vjeçar dhe një motoçiklist kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve të rënda të ndodhura gjatë ditës së mërkurë në rajonin e Prishtinës.

Aksidenti i parë ka ndodhur pasdite në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, përkatësisht në Çagllavicë, ku një veturë ka goditur për mort këmbësorin e mitur, shtetas britanik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në QKUK, i riu nuk u ka mbijetuar lëndimeve. Shoferit të përfshirë në aksident i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, në mbrëmje një tjetër përplasje fatale ka ndodhur në fshatin Llukar mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e goditjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime mortale, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me zbardhjen e shkaqeve të të dyja rasteve po merren njësitet e trafikut rajonal. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara