Aktualitet

​Trump njofton bisedime të reja me Putinin dhe takime me udhëheqësit evropianë

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të folur “shumë shpejt” me presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe për t’u takuar me disa udhëheqës evropianë.

Trump e bëri deklaratën për gazetarët, shkruan CNN .

“Shumë shpejt. Gjatë dy ditëve të ardhshme. Shikoni, do ta përfundojmë. Situata Rusi-Ukrainë. Do ta përfundojmë”, tha Presidenti i SHBA-së.

Ai përsëriti qëndrimin e tij, duke thënë se “nuk është i kënaqur me atë që po ndodh atje” dhe shprehu përsëri besimin se situata mund të vihet nën kontroll.

“Por unë nuk jam i kënaqur me ta. Nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me atë luftë”, shtoi udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump zbuloi gjithashtu se disa udhëheqës evropianë pritet të vizitojnë Uashingtonin në ditët në vijim.

“Disa udhëheqës evropianë do të vijnë në vendin tonë të hënën ose të martën dhe individualisht, dhe mendoj se do ta zgjidhim këtë çështje”, siguroi Presidenti i SHBA-së.

Siç raportohet nga Ukrinform, Trump konfirmoi të dielën se është gati të miratojë më shumë sanksione kundër Rusisë në mënyrë që ta ushtrojë presion për një marrëveshje paqeje./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Hamëz Rama, ligjëroi në Hardh Talk në kuadër të Hardh Fest në Rahovec

Published

on

Në kuadër të Festivalit tradicional “Hardh Fest”, që është kthyer në një ndër ngjarjet e  rëndësishme kulturore në vend, u mbajt aktiviteti Hardh Talk, ku këtë vit ligjwroi profesori i UBT-së, Prof. Ass. Dr. Hamëz Rama.

Ligjërata e tij, me temën “A mund të jetë vera pasaporta e re për zhvillimin ekonomik dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës?”, ngjalli interesim të madh tek publiku i pranishëm. Rama theksoi se vera, dhe në veçanti ajo e Rahovecit, mund të shërbejë si një element identitar dhe si një instrument i fuqishëm ekonomik, duke promovuar vendin në tregjet ndërkombëtare.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Ngjarja, e cila u zhvillua në ambientet tradicionale të Bodrumit të Vjetër në Rahovec, mblodhi së bashku ekspertë të industrisë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke hapur një debat të gjerë mbi rolin e industrisë së verës në zhvillimin ekonomik dhe turizmin në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

33 zjarre në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit, dy ende aktive

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë  janë regjistruar gjithsej 33 zjarre. Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), prej tyre 29 janë shuar, dy janë nën kontroll, ndërsa dy të tjera vazhdojnë të jenë aktive.

Zjarret aktive po përballohen në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës, si dhe në territorin e komunës së Studeniçanit, në fshatrat Varvarë dhe Draçevicë, ku flakët kanë përfshirë pyje të përziera dhe bimësi të ulët.

Në rajonin e Shkupit, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë disa vatranë komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatrat Rashtak e Kamnik rë komunës së Gazi Babës, në Jabollcë, si dhe në fshatin Rashçe.

Flakët janë shuar gjithashtu edhe në komunat Manastir, Dollneni, Resnjë, Krushevë, Strumicë, Strugë, Kavadar, Çeshinovë-Obleshevë, Dellçevë, Koçan, Likovë, Kumanovë, Staro Nagoriçan, Tetovë dhe Gostivar.

Autoritete në Maqedoni apelojnë qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal, duke mos ndezur zjarre në ambientet e hapura, me qëllim që të parandalohen përhapje të reja./D.B/UBTNews/Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara