Sport

​Tronditet Arteta, Odegaard pëson lëndim të rëndë

Published

on

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard mund të mbetet për disa javë jashtë fushës pasi dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë gjatë fitores së Norvegjisë në Ligën e Kombeve kundër Austrisë të hënën, sipas mjekut të ekipit norvegjez.

Odegaard u largua nga fusha dhe u fotografua duke përdorur paterica ndërsa hipi në një aeroplan për në Londër, ku iu nënshtrua skanimeve të mëtejshme për të zbuluar shkallën e lëndimit.

Arsenali do të përballet me rivalët e Londrës veriore Tottenham Hotspur në Premier Ligë të dielën, kur do të jetë pa mesfushorin Declan Rice, i cili është i suspenduar.

Dëmtime të tilla të kyçit të këmbës shpesh zgjasin të paktën tre javë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj është vetëm një bonus. Dhe pastaj mund të zgjasë më shumë,” u citua të thoshte mjekja Ola Sand nga VG e Norvegjisë.

Lëndimet e kyçit të këmbës janë shumë të dhimbshme menjëherë. Me Martinin ishte jashtëzakonisht e dhimbshme. Ai u bë shumë i shqetësuar. Ajo që kemi marrë deri më tani nga ekzaminimi MRI në Londër është se ndoshta nuk ka frakturë në kyçin e këmbës. Në rast të një frakture, flasim për të qenë jashtë fushës për gjashtë javë e më tepër.”, shtoi ajo.

Odegaard është bërë një figurë kyçe në Arsenal dhe ka humbur vetëm një pjesë të vogël të ndeshjeve të Premier Ligës në tre sezonet e fundit nën drejtimin e Mikel Artetës.

Një mungesë e gjatë do të ishte një goditje e madhe për Artetën. Pas vizitës në Tottenham, Arsenali do të nisë të enjten e ardhshme rrugëtimin në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës.

lajme

Ylli i Javës – Almir Kryeziu

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të xhiros në Superligën e Kosovës.

Për xhiron e 19-të të këtij edicioni, çmimi i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe theksoi se synimi i Ballkanit mbetet titulli kampion dhe suksesi në Kupën e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi bashkëlojtarët dhe stafin për mbështetjen e tyre. /D.L/

Continue Reading

Sport

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Published

on

By

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.

Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

By

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

By

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Continue Reading

Të kërkuara