Lajmet

Tri shtetet që i ashpërsuan masat për kontrollimin e armëve

Australia, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re me kontrolle të ashpra ndaj armëve.

Published

on

Opinion nga Philip Alpers

Shënim: Philip Alpers është profesor i asociuar dhe drejtor themelues i GunPolicy.org, një projekt global në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Sidneit, i cili krahason dhunën e armatosur, legjislacionin e armëve të zjarrit dhe parandalimin e lëndimeve në 250 juridiksione në mbarë botën

Një burrë – pothuajse në shumicën e rasteve një burrë – pa histori kriminale dhe pa diagnozë të sëmundjeve mendore, i armatosur me armë gjysmëautomatike në mënyrë të paligjshme, vran dhe plagos një numër njerëzish të pafajshëm në shtetet që ata i imagjinuan si të sigurta.

Ndodh në vende të ndryshme rreth botës, por në mënyrë të tmerrshme dhe në raste të shpeshta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kryesisht në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, New York.

Për ata prej nesh që jetojnë në kombe kulturalisht të ngjashme, por ku disponueshmëria e armëve vdekjeprurëse është e kufizuar, mbështetja në rritje e amerikanëve tek armët edhe përballë tmerreve në rritje është e paimagjinueshme.

Ne jetojmë me shumë më pak frikë nga të shtënat me armë zjarri dhe e shikojmë problemin e vetëshkaktuar të Amerikës me armët e zjarrit si një simptomë të mosfunksionimit politik të gjymtuar. Ndërsa çdo e shtënë eklipson të fundit, ndërsa frika dhe ideologjia i mposhtin provat edhe një herë, është e tmerrshme të imagjinosh shkallën, përmasat e mëdha të kësaj pike kthese që më në fund mund t’i detyrojë politikanët amerikanë të përballen me përgjegjësinë e tyre kolektive dhe të bëjnë ndryshime.

Në anën tjetër, shtetet tjera pas rasteve të tilla kanë ashpërsuar masat në këtë drejtim dhe ngadalësuan apo pothuajse zhdukën masakra të tilla. Ja si kombet sikurse Australia, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re forcoi kontrollet e armëve pas të shtënave masive për të mbrojtur gjeneratat e ardhshme.

Australia

Port Arthur, 1996

Në vetëm 90 sekonda brenda një kafeneje turistike në Port Arthur të Tasmanisë, në vitin 1996 një i ri vrau 20 persona me 29 të shtëna nga një pushkë gjysmë automatike. Numri total i viktimave ishte 35 të vdekur dhe 18 të plagosur.

Për një komb që kishte humbur 105 jetë nga masakrat me armë në dekadën e mëparshme, kjo ishte pika e fundit. Kryeministrit të sapozgjedhur John Howard, një nga udhëheqësit më konservatorë të vendit në dekada, iu deshën vetëm 12 ditë për të ndërmjetësuar në mbarë vendin reformën dypartiake të ligjit për armët në të tetë shtetet dhe territoret.

Armët e gjata gjysmë automatike u ndaluan, ndërsa pronarëve të armëve iu kërkohej një dëshmi për arsyen e vërtetë të posedimit të armëve, kryesisht për profesion ose për anëtarësim në klube gjuajtjesh me armë. Kurse vetëmbrojtja nuk konsiderohej arsye e pranueshme, prandaj pronarët ishin të detyruar të regjistronin çdo armë në polici.

Pas 26 vitesh në Port Arthur, Australia ngriti shumë amnisti dhe blerje të armëve federale dhe shtetërore. Mbi 1 milion armë u dorëzuan për shkatërrim.

Britania e Madhe

Dunblane, 1996

I bazuar në një sistem klasor në të cilin të pasurit shkonin të gjuanin në krah të të varfërve, legjislacioni i armëve të zjarrit në Britani gjithmonë ka kontrolluar me rreptësi pushkët, revolverët dhe pistoletat. Përveç kësaj, shumë britanikë thjesht nuk i pëlqejnë armët.

Në vitin 1987, një person i armatosur qëlloi për vdekje 16 persona të tjerë, përfshirë edhe një polic të paarmatosur dhe nënën e tij në Hungerford të Anglisë. Një protestë mbarëkombëtare shtyu Britaninë e Madhe të ndalojë përdorimin e pushkëve gjysmë automatike dhe disa armë gjahu.

Thuajse një dekadë më vonë, në vitin 1996, pasi një gjuajtës me pistoletë me leje vrau 16 nxënës të shkollës fillore dhe një mësues në Dunblane, Skoci, presioni i ri i publikut, së bashku me ndryshimin e qeverisë, bëri që Britania e Madhe të ndalonte më tej të gjitha pistoletat.

Zelanda e Re

Christchurch, 2019

Në vitin 1990, në vendbanimin e vogël të Ishullit Jugor të Aramoana, një burrë i armatosur me një pushkë gjysmë automatike vrau 13 persona, përfshirë këtu katër fëmijë dhe një polic. Megjithë presionin publik për të ndaluar armët e zjarrit, lobi i mirë-formuar i armëve në vend parandaloi të gjitha kufizimet, por të pjesshme, me të meta për një numër të vogël armësh gjysmë automatike.

Tri raste të tjera të shtënave masive në vitet 1992, 1994 dhe 1997 përforcuan mbështetjen për një ndalim më të gjerë, por në një vend me më shumë armë për frymë se Britania e Madhe apo Australia, lobi i të shtënave ende diktonte politikën e policisë dhe qeverisë.

Diku tjetër në mbarë globin, në vitet 2003-2018, Argjentina, Belgjika, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia, të cilat u përballën me të shtëna, shkatërruan më shumë se 800 mijë armë zjarri. Megjithatë, përpjekjet e tilla zvogëlohen nga stoku global i vlerësuar në 1 miliard armë, 85% e të cilave janë në duart e civilëve.

Në Amerikë, ndryshimi i kërkuar nga kaq shumë qytetarë është, një ditë, me siguri i pashmangshëm. Me rekordin e saj të admirueshëm të ndërhyrjeve të shëndetit publik që kanë shpëtuar miliona jetë, shoqëria me burimet më të mira në botë duhet të shmangë përfundimisht grupet dhe politikanët e interesit vetjak që me mosveprimin e tyre nxisin sulme të armatosura ndaj familjeve të vendit.

Megjithëse amerikanët janë të lirë të prezantojnë, ose të shfuqizojnë një amendament kushtetues ashtu siç bënë për të zgjeruar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, për t’i dhënë fund skllavërisë dhe për të futur dhe shfuqizuar ndalimin, masakrat me armë duket se do të rriten gjithnjë e më lart derisa votuesit e të kërkojnë ndryshim./UBTNews/

Vendi

Qeveria miraton Projektligjin për Sigurime Shëndetësor; Vitia: Synojmë qasje universale dhe cilësi në shërbime

Published

on

By

Ekzekutivi i Kosovës i ka dhënë “dritën e gjelbër” Projektligjit për Sigurimet Shëndetësore gjatë mbledhjes së mbajtur këtë mëngjes.

Pas prezantimit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ky projektligj është miratuar për procedim të tutje, duke shënuar një hap drejt njërës prej reformave më të diskutuara në sektorin e shëndetësisë publike.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Vitia vuri theksin te rëndësia e kësaj nisme pas një periudhe të gjatë sfidash. Ai bëri të ditur se për hartimin e tij janë analizuar mangësitë e sistemit aktual dhe janë studiuar praktikat ndërkombëtare për të krijuar një ligj që i përgjigjet realitetit ekonomik dhe social në vend.

“Është me rëndësi të veçantë të theksoj që ky projektligj vjen pas një periudhe të gjatë sfidash dhe diskutimesh,” u shpreh ministri Vitia, duke shtuar se synimi është krijimi i një ligji të zbatueshëm që u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Sipas ministrit, ky projektligj rregullon disa çështje kyçe që prekin drejtpërdrejt popullatën:

  • Gjithëpërfshirja: Ligji synon qasje universale për të gjithë qytetarët dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve.
  • Financimi: Rregullohen kontributet për sigurime si burim shtesë financimi, krahas buxhetit aktual.
  • Paketa e përfitimeve: Parashihet një paketë adekuate shërbimesh që do të përditësohet çdo vit.

Ministri Vitia sqaroi se ligji siguron kushte të barabarta për të gjithë dhe rregullon mbarëvajtjen e sistemit.

“Ky ligj e përfshin gjithë popullatën duke synuar qasje universale dhe ngritjen e cilësisë në shërbimet shëndetësore,” deklaroi ai, duke nënvizuar se përmes këtij rregullimi do të ketë një performancë më të lartë në të gjithë sistemin shëndetësor në Kosovë.

Miratimi i këtij projektligji në Qeveri konsiderohet si një kthesë drejt funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore, proces ky që ka qenë pezull prej vitesh.

Continue Reading

Vendi

Qeveria procedon dy projektligje: Çmimet tavan dhe sigurimet shëndetësore

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar dy projektligje që i ka cilësuar si jetike për qytetarët në mbledhjen e tetë të radhës së ekzekutivit.

Bëhet fjalë për Projektligjin për çmimet tavan për produktet bazë dhe atë për sigurimet shëndetësore, reforma këto që sipas kreut të qeverisë, synojnë mbrojtjen e xhepit dhe shëndetit të qytetarëve.

Sa i përket rregullimit të tregut, Kurti ka theksuar se Ligji për çmimet tavan do të shërbejë si mburojë në kohë krizash ekonomike.

Sipas tij, ky ligj “garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë”, duke u bërë një barrierë kundër abuzimeve në treg. Kryeministri shtoi se përmes kësaj nisme “parandalohen spekulimet dhe fitimet e pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve”, si dhe sigurohet një “reagim i shpejtë institucional kur tregu destabilizohet”.

Një risi e këtij ligji, sipas Kurtit, është krijimi i një mekanizmi të ri mbikëqyrës.

“Për herë të parë krijojmë mekanizëm të pavarur, bordin i cili vendos mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik,” u shpreh ai, duke shtuar se mungesa e një rregullimi të tillë deri më tani u ka kushtuar shtrenjtë qytetarëve.

Në anën tjetër, mbledhja e qeverisë shënoi edhe rikthimin e një prej reformave më të diskutuara në sektorin e shëndetësisë.

Kurti bëri të ditur se po e risjellin Projektligjin për sigurime shëndetësore, i cili ishte sfiduar më parë në Gjykatën Kushtetuese nga opozita.

“Sot po ashtu po e risjellim edhe një tjetër ligj jetik për qytetarët dhe shëndetësinë publike,” tha Kurti, duke nënvizuar se qeveria do t’i qëndrojë besnike premtimeve të dhëna. Ai e cilësoi këtë nismë si një shtyllë të fortë për shtetin, duke deklaruar se: “Kjo reformë e bën shtetin më të fortë në përmbushjen e detyrimit themelor në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”.

Këto dy projektligje tani pritet të kalojnë në procedurat e mëtutjeshme parlamentare, ku pritet të ketë debate mes pozitës dhe opozitës.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një grua në Podujevë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve

Published

on

By

Në raportin e policisë, në 24 orët e fundit është raportuar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë, që ka çuar në arrestimin e një personi.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, ku njësitet policore kanë vënë në pranga të dyshuarën grua nën dyshimin për kryerjen e kësaj vepre penale.

Sipas raportit, “e dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen e fëmijës, mirëpo ka konfirmuar se rasti po trajtohet nga organet kompetente për procedura të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Franca i kërkuari për vrasje në tentativë në rajonin e Pejës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca për në Kosovë, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Operacioni u krye dje nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim të plotë me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante.

I dyshuari, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”, ishte arrestuar më parë nga autoritetet franceze pasi ishte shpallur në kërkim përmes INTERPOL-it për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë kosovare.

Sipas njoftimit zyrtar, procesi u krye me sukses falë marrëdhënieve të mira ndërshtetërore, duke u theksuar se: “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre franceze”.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për procedim të mëtejshëm ligjor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbetet aktive në luftën kundër krimit pa marrë parasysh kufijtë, duke deklaruar se: “Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”.

Continue Reading

Të kërkuara