Sport

Tri sfida interesante sot në Botëror

Nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Senegalit dhe Holandës.

Published

on

Kampionati Botëror “Katari 2022” ka nisur të dielën me ndeshjen ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit e cila përfundoi me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin A, ndërsa sot na presin tri sfida të tjera tejet interesante. Nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit A, ajo ndërmjet Senegalit dhe Holandës.

Paraprakisht, nga ora 14:00, në kuadër të Grupit B do të zhvillohet sfida ndërmjet Anglisë dhe Iranit, ndërsa dita do të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet SHBA-ve dhe Uellsit me fillim nga ora 20:00.

Sport

Ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesën e tij, dyshimet e para

Published

on

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në Johannesburg, Afrikë e Jugut.

Lajmin e hidhur e konfirmoi klubi i tij i dikurshëm, Orlando Pirates, me një deklaratë zyrtare: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e ish-sulmuesit tonë Tendai Ndoro. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”

Tifozët kanë shpërndarë dhjetëra mesazhe prekëse në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkroi: “Pusho në paqe, vëlla.”

Një tjetër shtoi: “Faleminderit për kujtimet. Ngushëllime për familjen. Deri sa të takohemi sërish.”

Ndërsa një fans kujtoi golin e tij të paharruar kundër Kaizer Chiefs: “Nuk do ta harroj kurrë atë perlë… RIP legjendë Ndoro.”

Ndoro ka qenë pjesë e Kombëtares së Zimbabwes në periudhën 2013–2017, ku ka zhvilluar 14 ndeshje e realizuar pesë gola, një prej tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 kundër Tunizisë. Ai spikati me klubin Chicken Inn në Zimbabve, përpara se të transferohej në Premier Ligën e Afrikës së Jugut më 2013.

Me Black Aces shënoi 14 gola, ndërsa me Orlando Pirates bëri historinë duke realizuar 23 gola në dy sezone dhe u shpall golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në sezonin 2016/17. Karriera e tij vazhdoi me eksperiencë në Arabinë Saudite te Al-Faisaly, para se të rikthehej në Afrikën e Jugut me Ajax Cape Town dhe Highlands Park. Lojtari i varur këpucët më 2020 me klubin Al-Orouba në Oman.

Shkaku i vdekjes së Ndoro ende nuk është bërë publik, por raportohet se ish-futbollisti ka pasur probleme shëndetësore kohët e fundit.

Continue Reading

Sport

MrBeast: “I kalova 5 orë në shtëpi të Cristiano Ronaldos

Published

on

Ylli i YouTube, MrBeast e ka lavdëruar tej mase Cristiano Ronaldon, për të cilin thotë se është treguar mjaft zemërgjerë dhe mikpritës me të.

Influenceri e realizoi një emision me yllin e futbollit, të cilin e kishte vizituar në Arabinë Saudite. MrBeast tregon se një takim që priste të zgjaste pak minuta, shkaku i agjendës së ngarkuar të 40-vejeçarit, zgjati me orë të tëra.

Dhe, YouTuberi amerikan thotë se e shijoi në maksimum këtë periudhë.

“I kalova 5 orë me Cristiano Ronaldon dhe ishte e çuditshme sepse…” “Unë vetëm i thash: ‘Mi’ jep veç 10 minuta. E di se je njeriu mashkulli më i famshëm në planet.’ Ai më shikoi dhe më tha: ‘Do të kem kohë sado që të nevojitet ty.’ Përfundova duke kaluar orë të tëra me të në shtëpinë e tij.”

Cristiano i’a dhuroi Mr Beast një fanellë speciale të Al Nassr dhe e ftoi në cilëndo ndeshje që do ta zgjidhte ai për ta shikuar në stadium.

Bashkëpunimi i tyre është parë i ka bërë më shumë se 700 milionë klikime në YouTube.

 

 

 

 

Continue Reading

Sport

CSKA Sofia njofton ndarjen me Zymer Bytyqin

Published

on

Klubi bullgar, CSKA Sofia FC ka njoftuar ndarjen e rrugëve me sulmuesin anësor të Kosovës, Zymer Bytyqi.

Bytyqi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Superligës së Bullgarisë, pasi kanë vendosur të ndahen pas një marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi ka ardhur nga vet klubi bullgar ma anë të faqeve të tyre zyrtare. “Futbollisti ofensiv Zymer Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së”.

“Klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë. Me fanellën e kuqe, Bytyqi luajti 20 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola. CSKA i uron Zymer Bytyqit suksese në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Sport

Arritje historike për Fabion, e barazon rekordin e më së shumti ndeshjeve zyrtare

Published

on

Fabio Deivson Lopes Maciel e ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, të cilin deri tash e mbante legjenda angleze, Peter Shilton.

Sipas librit të rekordeve “Guinness”, Shilton i kishte zhvilluar 1390 ndeshje zyrtare, ndërsa Fabio, 44 vjeç, e arriti të njëjtën shifër dhe mund ta kalojë anglezin qysh në natën e së mërkurës në sfidën e Copa Sudamericana kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, festoi Fluminense në rrjetet sociale pas fitores 2:1 kundër Fortalezas. “Dua t’i falëndroj të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës sime”, deklaroi portieri pasi e bëri këtë arritje.

Një primat që mund të vazhdojë të rritet: portieri së fundmi e ka vazhduar konratën me klubin e tij deri në dhjetor të vitit 2026.

Fabio kishte debutuar si profesionist më 1997, në të njëjtin vit kur Shilton i kishte vendosur këpucët në gozhdë, i pati 10 paraqitje me Kombëtaren, i fitoi tre kampionate braziliane dhe ka triumfuar në vitin 2023 në Copa Libertadores me Fluminensen duke e mposhtur Boca Juniorsin me rezultat 2:1.

Në këtë verë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve duke u ndalur nga Chelsea (0-2).

Një rekord që e bën Fabion njërin prej portierëve më jetëgjatë dhe më triumfues në histori të futbollit botëror.

Continue Reading

Të kërkuara