Magazinë

Tri aktorët që mbeten në garë për rolin e James Bond!

Published

on

Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve. Pas muajsh spekulimesh, drejtuesit e Amazon dhe MGM thuhet se e kanë ngushtuar listën për aktorin e ri që do të luajë James Bond në vetëm tre emra; Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson.

Përzgjedhja fokusohet te aktorë britanikë nën moshën 30-vjeçare, megjithëse Elordi, edhe pse australian, mbetet në garë.

Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve, i cili e ka quajtur projektin një nder të madh dhe një përgjegjësi të shenjtë, duke nënvizuar dashurinë që ka për ekskluzivitetin që në fëmijëri. Amazon mori kontrollin krijues të ekskluzivitetit pas një marrëveshjeje me producentët e mëparshëm, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson.

Tashmë, producentët e rinj, Amy Pascal dhe David Heyman, pritet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të agjentit legjendar 007.

Xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool, për shkak të kufizimeve të ardhshme filmike në kryeqytet. Ekspertët mendojnë se filmi mund të dalë në fund 2026 ose në 2027. Fansat presin me padurim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një qasje klasike apo moderne në kapitullin e ri të Bond-it.

Fansat e James Bond ishin të bindur se aktori i ri, Patrick Gibson, do të ishte zëvendësuesi i Daniel Craig në rolin ikonik të 007. Kjo pas prezantimit të lojës së re të miratuar zyrtarisht nga Amazon MGM Studios, “007: First Light”, ku Gibson është zëri i një James Bond 26-vjeçar, të sapo dalë nga Marina Mbretërore.

Spekulimet janë shtuar në rrjet pas zbulimit të pamjeve të para nga loja, ku Bond shfaqet në aksion klasik me makinat britanike Aston Martin, skena spiunazhi dhe humorin karakteristik, shkruan DailyMail.

Lajmet

Rihanna prek zemrat me mesazhin për një grua me kancer: “Mos kërko kurrë falje për pamjen tënde”

Published

on

Një takim i rastësishëm i Rihanna-s me një grua që po lufton me kancerin është kthyer në një nga momentet më prekëse të ditëve të fundit, pasi këngëtarja i dha asaj një mesazh të fuqishëm për vetëbesimin dhe pranimin e vetes.

Ngjarja ndodhi në një supermarket në Los Anxhelos, ku gruaja, e identifikuar si Robin, iu afrua artistes për një fotografi. Para se ta kërkonte, ajo i kërkoi falje që nuk mbante paruke, duke thënë se ndihej në siklet për pamjen e saj.

Por Rihanna nuk e la bisedën të vazhdonte në atë drejtim. “Nuk dukesh aspak keq. Dukesh e mrekullueshme,” i tha ajo, përpara se të prekte flokët e saj dhe të shtonte me humor: “Ja si dukem unë me paruken time.”

Artistja e inkurajoi Robin të mos ndihej kurrë e detyruar të kërkonte falje për pamjen e saj.

Sa herë që takon dikë, mos e bëj më këtë. Je e mrekullueshme pikërisht kështu,” i tha Rihanna.

Takimi u filmua për vlogun e personalitetit mediatik Jason Lee dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, ku u vlerësua për ngrohtësinë dhe empatinë e artistes.

Gjatë bisedës, Rihanna zbuloi edhe një rastësi të bukur: emri i saj i vërtetë është Robyn, njësoj si ai i gruas që takoi. “Je një Robyn e vërtetë,” i tha ajo me buzëqeshje.

Në fund të takimit, Robin e pyeti nëse mund ta telefononte ndonjëherë, ndërsa Rihanna iu përgjigj me entuziazëm: “Sigurisht!”. Duke e përqafuar me fjalë inkurajuese, artistja e përcolli me mesazhin: “Shihemi në turne. Të dua. Dhe mos e bëj më kurrë atë.”/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bonnie Tyler ndërron jetë në moshën 75-vjeçare

Published

on

Këngëtarja legjendare uellsiane Bonnie Tyler, e njohur në mbarë botën për hitet ikonike “Total Eclipse of the Heart” dhe “Holding Out for a Hero”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja dhe ekipi i saj përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet zyrtare sociale.

Sipas njoftimit, Tyler ndërroi jetë të mërkurën në një spital në Portugali, ku po trajtohej pas një sëmundjeje.

“Në ditët në vijim do të publikojmë një deklaratë të mëtejshme, por për momentin kërkojmë privatësi për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në deklaratën e familjes dhe ekipit të artistes.

Bonnie Tyler ishte një nga zërat më të veçantë të muzikës rock dhe pop. Me timbrin e saj karakteristik dhe një karrierë që zgjati për më shumë se pesë dekada, ajo la gjurmë në industrinë muzikore me këngë që vazhdojnë të dëgjohen dhe të pëlqehen nga miliona fansa në mbarë botën./A.K/

Continue Reading

Magazinë

Shqipëria renditet destinacioni më i lirë në Evropë për pushimet verore 2026

Published

on

Shqipëria është renditur destinacioni më i lirë për pushime verore në Evropë për vitin 2026, sipas një studimi të realizuar nga kompania britanike e kartave të kreditit “Aqua”, të publikuar nga e përditshmja britanike Daily Express.

Studimi ka krahasuar koston e një qëndrimi njëjavor në destinacione turistike në Britaninë e Madhe dhe në Evropë, në një kohë kur 47 për qind e britanikëve që planifikojnë të udhëtojnë kanë vendosur të ulin shpenzimet për shkak të rritjes së kostos së fluturimeve.

Sipas analizës, Shqipëria ofron raportin më të mirë mes kostos dhe përvojës së pushimeve. Fluturimet vajtje-ardhje kushtojnë mesatarisht rreth 100 paund, ndërsa një javë akomodim për dy persona gjatë muajit korrik kushton mesatarisht 381 paund (rreth 447 euro).

Ky vlerësim vjen në një kohë kur turizmi në Shqipëri po vazhdon të rritet me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të përfshira në studim, numri i vizitorëve në vend u rrit me 89 për qind në vitin 2025 krahasuar me vitin 2019, duke e bërë Shqipërinë destinacionin turistik me rritjen më të shpejtë në Evropë.

10 destinacionet më të lira në Evropë për pushime verore në vitin 2026:

  • Shqipëri
  • Pragë
  • Porto
  • Madrid
  • Lisbonë
  • Costa del Sol
  • Budapest
  • Tenerife
  • Blackpool
  • Lanzarote

Continue Reading

Të kërkuara