Lajmet

Tre trajtime me rozmarinë për flokë të fortë e plot shkëlqim!

Rozmarina do t’i dhurojë flokëve një aromë të mrekullueshe dhe do t’a bëjë ngjyrën e tyre më të fortë e të thellë.

Published

on

Të trajtosh flokët e dëmtuar apo t’i mbash ata të shëndetëshëm, janë dy procese të vështira.

Ndër kurat dhe trajtimet e pafundme, në krye të listës qëndrojnë gjithnjë ato me bazë bimore dhe natyrale. Një ndër to AgroWeb.org ua sugjeron sot, për të pasur flokë të shëndetëshëm e të fortë.

Këtë herë ju këshillojmë si t’a përdorni rozmarinën për flokët. Kjo erëz është një trajtim natyral i mrekullueshëm, përsa i përket flokëve të dëmtuar dhe delikatë.

Për ta përdorur tek flokët tuaj lexoni mëposhtë përgatitjen e saj fare lehtë në shtëpi.

Përse duhet ta përdorni?

Së pari, rozmarina do t’i dhurojë flokëve një aromë të mrekullueshe dhe do t’a bëjë ngjyrën e tyre më të fortë e të thellë. Gjithsesi efektet më të rëndësishme kjo erëz i ka tek shëndeti i flokëve dhe i skalpit të kokës.

Nëse vuani nga probleme të zbokthit apo me lëkurën e kokës, rozmarina do t’ju japë zgjidhjen më të shpejtë. Kjo pasi stimulon rirtjen e mirë të flokëve, forcimin e rrënjës, shkëlqimin e tyre dhe ju çliron nga stresi.

Si ta përgatisni?

Për t’a përgatitur vajin e rozmarinës nuk do t’ju duhet asgjë e veçantë, përveç një tufe nga erëza dhe pak vaj ulliri. Merrni një ose dy degë rozmarine dhe vendoseni në një enë apo shishe qelqi hermetike. Mbusheni atë me vaj ulliri, derisa rozmarina të mbulohet plotësisht dhe mbylleni mirë me kapak. Këtë enë lëreni në një vend të errët e të thatë për 1 muaj e më pas do të jetë gati.

Aplikojeni vajin në flokë të thatë para se të bëni dush. Bëjeni këtë që nga rrënja e flokëve deri tek majat dhe mbajini për 1 orë në mënyrë që rozmarina të veprojë.

Uji i rozmarinës

Një tjetër mënyrë e lehtë dhe shumë natyrale e përdorimit të rozmarinës është nëpërmjet zirjes së saj në ujë. Mbushni një tenxhere me ujë, vendoseni në zjarr të ziejë dhe shtoni brenda disa degë rozmarine. Kur uji të jetë zier plotësisht dhe rozmarina të ketë lëshuar të gjithë ekstraktin e saj, fikni zjarrin dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kulloni ujin me kujdes dhe mund t’a shpërlani kokën me të menjëherë pas dushit.

Gjithashtu mund t’a ruani në shishe të vogla dhe të lyeni flokët çdo herë pasi bëni dush.

Tonik me rozmarinë

Për këtë trajim do t’ju duhet një përzierje e gjithë çfarë lexuat më lart.

Në një shishe hidhni gjysmë litri ujë të nxehtë, 5 lugë gjelle ujë rozmarine si ai që shpjegohet më lart dhe 10 pika vaj rozmarine.

Lëreni ujin të ftohet, e më pas aplikojeni këtë tonik tek rrënjët e flokëve, si një trajtim kundër zbokthit dhe problemeve me skalpin./AgroWeb.org

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Lajmet

DW:Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Published

on

By

Partitë politike opozitare shprehen, se për zgjedhjen e Presidentes/it të Kosovës duhen marrëveshje politike me partinë në pushtet në mënyrë që të gjendet një emër konsensual.

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë nga koha kur Parlamenti i Kosovës duhet të zgjedhë presidenten apo presidentin e ri të vendit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme parlamentare. Presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë është deklaruar se dëshiron të kandidojë edhe për një mandat pesëvjeçar, por, në këtë fazë, akoma asnjë nga subjektet politike nuk janë deklaruar hapur, nëse do ta mbështesin kandidaturën e saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  që është edhe lideri i partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar konsultimet me partitë politike opozitare për ta diskutuar çështjen e presidentit, por, as Kurti, në këtë fazë akoma nuk është deklaruar nëse do ta mbështesë presidenten aktuale, Vjosa Osmani, edhe për një mandat. Do të ketë konsensus me opozitën?

Kurti takimin e parë që zhvilloi për çështjen e presidentit ishte ai me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, me të cilin, sipas Kurtit, “Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar”. “U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit, për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, tha Kurti pas takimit me Bedri Hamzën.

Kreu i PSK, pas takimit me Kurtin, tha se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur. “Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, tha Hamza, që është edhe kryetar i partisë më të madhe opozitare, PDK.

Albin Kurti, nga ana e tij, paralajmëroi takim edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për të vazhduar më pas edhe me udhëheqësit e subjekteve tjera parlamentare në opozitë. Të gjitha partitë politike opozitare shqiptare në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën gjithsej 41 mandate në Parlament, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e vetme ka 57 mandate.

Partitë opozitare nuk duhet të dorëzohen pa kushte

Për analistët politikë, rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit ishte kryesisht pasojë e gabimeve strategjike të partive opozitare. Analisti Artan Muhaxhiri i tha më herët DW-së se kjo patjetër që nuk do të thotë se partitë opozitare “duhet të dorëzohen pa kushte në procesin e zgjedhjes së presidentit, sepse ky është kontekst i ri në të cilin ato janë të patejkalueshme”. “Proporcionalisht me pushtetin parlamentar, roli parësor në gjetjen e zgjidhjes i takon gatishmërisë së Kurtit për të ofruar propozime të respektueshme dhe realiste, pa performanca komplikuese. Gjatë gjithë mandatit Presidentja Osmani ka qenë përkrahëse e devotshme e ideve të Kryeministrit Kurti, prandaj rikandidimi i saj eventual do të mund të mendohej vetëm nëse Kurti do të ishte i gatshëm për të lëshuar pe ndaj ndonjë kërkese të rëndësishme opozitare”, thotë Muhaxhiri. Kryeministri Kurti më herët është deklaruar se ai do ta takoi Osmanin dhe të flasë me të, sikundër që është i gatshëm të flasë edhe me subjektet e tjera politike, qoftë për ta rizgjedhur Osmanin, qoftë për kandidat tjetër konsensual. /DW Shqip/

 

Continue Reading

Lajmet

57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 57 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sipas njoftimi të Policisë se Shtetit.

Operacioni i koduar “Brotherhood”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, çoi në prangosjen e F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin po udhëtonin të dyshuarit. Gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi e përgatitur për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë u zbulua dhe u sekuestrua një tjetër sasi kanabisi, duke e çuar në rreth 57 kg totalin e lëndës së dyshuar narkotike. Po ashtu, në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një armë zjarri automatike model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati

Published

on

By

Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara