Lajmet

Si të përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjëve?

Published

on

Rigoni është një erëzë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë. Vendlindja e rigonit është Evropa, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës.

Por, në artikullin e sotëm nuk do të flasim për rigonin si një përbërës që ju jep më shumë shije ushqimeve apo shëndet trupit.

Rigoni mund të përdoret fare mirë edhe për bukurinë e jashtme për flokë apo thonjë më të fortë.

Se si ta përdorni për të kuruar flokët ky artikull u’a tregon në vijim.

Për thonjtë e infektuar

Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir.

Merrni vaj rigoni në duar e lyeni gjithë zonën ku keni infeksionin. Ky ilaç i pazakontë mund të shkrijë yndyrën e barkut.

Në mënyrë që thonjë tuaj të shërohen, mundohuni të mos kenë lagështi e t’i lyeni me vaj 3 herë në ditë.

Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë

Hidhni në duar  2-3 pika vaj rigoni, fërkoni mirë e masazhoni me kokën me lëvizje rrethore. Mund të shtobi edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. Lëreni këtë masë të veprojë në kokë për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo.

Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta teksa lani flokët.

Për flokë të butë

Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë e 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë e lëreni të ftohet. Hidheni masën në një shisha me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi.

Këtë trajtim duhet ta ruani të mbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara