Lajmet

Tre persona tentojnë të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, i ndal policia

Published

on

Tre persona tentuan të hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Por, ata ranë ndesh me Policinë e Kosovës, ku më pas janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturën e tij dhe me dy pasagjerë kanë hyrë  ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajmet

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Published

on

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Von der Leyen pas takimit me presidentin serb: BE kërkon liri, jo represion

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndrimi i Bashkimit Evropian nënkupton lirinë dhe jo represionin, përfshirë të drejtën për tubim paqësor.

“Ne angazhohemi për partneritet, jo për nënshtrim”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia bëri zgjedhjen për t’i bashkuar Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada më parë dhe shtoi se pret që Serbia të ecë drejt BE-së dy herë më shpejt.

“Mundësia për anëtarësim në BE premton paqe, mirëqenie dhe solidaritet, veçanërisht në kohë krizash. E keni parë këtë në praktikë, merrni si shembull krizën energjetike të vitit 2022. Ne u përballëm me të së bashku, BE-ja ofroi të njëjtat masa edhe për partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, ashtu si për shtetet anëtare. Kjo tregon se jemi partner i besueshëm. Ne po e lidhim Serbinë me tregun energjetik të BE-së, kjo është garanci që familjet serbe do të jenë të sigurta dhe do të kenë ngrohje. Kemi ftuar Serbinë të bashkohet me mekanizmin për blerjen e gazit”, tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se tani është momenti që Serbia të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit.

“Së pari, përparim në sundimin e ligjit, mediat dhe ligjin zgjedhor. Ja vlen të investohet përpjekje në këto fusha, sepse ato ju afrojnë më shumë synimit. Këto janë themelet e një shoqërie paqësore, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se pret një shkallë më të lartë të përputhshmërisë në politikën e jashtme, përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, “Keni përputhur 61 për qind, por ne duam më shumë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Presidentja Osmani viziton Onkologjinë

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me drejtoreshën e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi vizituan të mërkurën Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me këtë rast, presidentja Osmani dhuroi proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri, si shenjë mbështetjeje për to dhe për fuqizimin e grave që përballen me këtë sëmundje.

Për shkak të ndjeshmërisë së rasteve, mediat nuk janë lejuar të marrin pamje brenda Klinikës.

Pas vizitës, presidentja Osmani do të deklarohet për media./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Anëtari i KQZ hedh dyshime për “Trenin Bullgar” në një qendër vendvotimi në Shtime

Published

on

Anëtari i  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi ka shprehur shqetësim në lidhje me parregullsie që sipas tij janë evidentuar në një vendvotim në fshatin Belinc të Komunës së Shtimes.

Ai ka ngritur dyshime për metodën “Treni Bullgar”, meqenëse thotë se është gjetur një fletëvotim fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal. Me këtë rast, Gashi u ka bërë thirrje organeve të rendit që të nisin hetime.

“Nga pozita ime si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shpreh shqetësimin tim të thellë lidhur me parregullsitë serioze të evidentuara në vendvotimin 2207/01, në fshatin Belinc, Komuna e Shtimes.  Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar”, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal. Këto elemente përbëjnë dyshime serioze për kryerjen e veprave penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, ftoj organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe organet e tjera hetimore, që të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të paanshëm për këtë rast, në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Gashi.

Ai më tej shkruan se nëse këto dyshime vërtetohen, ky rast nuk guxon të mbetet në heshtje dhe pa pasoja ligjore, sepse çdo veprim që cenon vullnetin e qytetarëve përbën rrezik serioz për procesin demokratik në vend.

“Çdo kërkesë mëpas e subjekteve politike, pavarësisht përkatësisë, do të jetë legjitime dhe e arsyeshme, pasi vullneti i popullit duhet mbrojtur dhe respektuar në çdo rrethanë. KQZ dhe të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të sigurojnë që procesi zgjedhor të jetë i ndershëm, transparent dhe i mbrojtur nga çdo formë manipulimi”, ka shkruar Gashi./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara