Lajmet

Kamala Harris zyrtarisht pranon nominimin demokrat për presidente të SHBA-së

Published

on

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris pranoi zyrtarisht nominimin presidencial demokrat të enjten në mbrëmje, duke u zotuar se do të jetë një “presidente e të gjithë amerikanëve”.

“Unë do të jem një presidente që na bashkon rreth aspiratave tona më të larta,” tha Harris gjatë fjalimit të saj në natën e fundit të Konventës Kombëtare Demokratike (DNC) 2024 në Çikago, Illinois.

“Një presidente që udhëheq dhe dëgjon, që është realiste, praktike dhe ka sens të shëndoshë dhe gjithmonë lufton për popullin amerikan”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje se zgjedhjet presidenciale të nëntorit janë “një nga më të rëndësishmet në jetën e kombit tonë”.

– Harris e quan Trump ‘njeri joserioz’

Harris më vonë tha se rivali i saj republikan, Donald Trump, është një “njeri joserioz” dhe pasojat e kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë janë “jashtëzakonisht të rënda”.

“Donald Trump u përpoq të hidhte tutje votat tuaja. Kur ai dështoi, ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, ku ata sulmuan oficerët e zbatimit të ligjit,” tha ajo, duke iu referuar trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol të SHBA.

“Për një grup krejtësisht të ndryshëm krimesh, ai u shpall fajtor për mashtrim nga një juri amerikanësh dhe veçmas u shpall përgjegjës për kryerjen e abuzimit seksual”, shtoi ajo.

– “Unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”

Harris tha se ajo dhe presidenti Joe Biden “po punojnë gjatë gjithë kohës” për të arritur një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza.

“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe gjithmonë do të siguroj që Izraeli të ketë aftësinë për të mbrojtur veten, sepse populli i Izraelit nuk duhet të përballet më kurrë me luftën që një organizatë terroriste e quajtur Hamas shkaktoi më 7 tetor“, tha ajo.

“Në të njëjtën kohë,” vazhdoi ajo, “ajo që ka ndodhur në Gaza gjatë 10 muajve të fundit është shkatërruese. Kaq shumë jetë të pafajshme të humbura. Njerëz të dëshpëruar, të uritur që ikin për siguri, përsëri dhe përsëri, “tha ajo.

Harris tha se shkalla e vuajtjes në Gaza është “zemërthyese”, duke shtuar: “Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gaza të marrin fund dhe populli palestinez mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”.

Ajo tha se SHBA-ja gjithashtu duhet të jetë “e palëkundur” në avancimin e sigurisë dhe vlerave të saj jashtë vendit.

“Unë do të siguroj që Amerika të ketë gjithmonë forcën luftarake më të fortë, më të fortë në botë,” tha ajo, ndërsa vuri në dukje se rivali i saj Trump “kërcënoi të braktiste NATO-n”.

Lajmet

Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të vazhdojë sot me intervistimin e zyrtarëve përgjegjës.

Në mbledhjen që nis në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës, para anëtarëve të këtij komisioni pritet të japin dëshmitë e tyre drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, zyrtarja për Barazi Gjinore në po këtë komunë, Samka Drançolli, si dhe drejtori i departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Blerim Shabani.

Këto intervistime vijnë në kuadër të hetimeve parlamentare për të zbardhur përgjegjësitë e institucioneve para ngjarjes tragjike në Vitomiricë të Pejës, ku viktima u vra nga ish-kunati i saj, vetëm dy ditë pasi para këtij komisioni dëshmoi edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ndërkaq, krahas punimeve të këtij komisioni, në Kuvendin e Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të zhvillojë një takim të përbashkët me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Samiti Britani–BE në Bruksel, pritet marrëveshje për lëvizjen e të rinjve dhe tregtinë

Published

on

By

Andy Burnham do të qëndrojë sot në Bruksel për të marrë pjesë në samitin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, në një përpjekje për të riformësuar marrëdhëniet e Britanisë me bllokun evropian. Gjatë këtij takimi, i cili pritet të nisë zyrtarisht më vonë gjatë mëngjesit të sotëm me ceremoninë e mirëseardhjes, në tryezë janë edhe marrëveshje të reja në fushën e ushqimit dhe tregtisë.

Një nga pikat kryesore që pritet të miratohet është skema e lëvizshmërisë së të rinjve. Sipas burimeve të BBC-së, kjo marrëveshje do t’u mundësojë 100 mijë të rinjve nga Bashkimi Evropian që të udhëtojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, ndërsa e njëjta kuotë do të vlejë edhe për të rinjtë britanikë që duan të shkojnë në Evropë. Megjithatë, Downing Street ende nuk ka komentuar mbi detajet e këtij plani.

Këto zhvillime vlerësohen si paketa më e madhe e ndryshimeve në raportet me Brukselin që nga koha e Brexit-it, ndonëse në thelb mbeten një sërë rregullimesh të pjesshme. Siç komenton redaktori politik i BBC-së, Chris Mason, këto hapa ende nuk përbëjnë një rishikim të plotë e rrënjësor të marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton në parim buxhetin e vitit 2027 prej 4.27 miliardë eurosh

Published

on

By

Pas një seance maratonike që nisi pasditen e së enjtes dhe zgjati deri pas mesnate, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027 me 61 vota për. Ky planifikim financiar kap vlerën e 4.27 miliardë eurove, duke shënuar një rritje prej 300 milionë eurosh krahasuar me buxhetin fillestar të këtij viti. Punimet e seancës u shoqëruan edhe me ndërprerje të shkurtra për shkak të mungesës së energjisë elektrike, temë kjo për të cilën deputetët miratuan gjithashtu vendosjen e masave të emergjencës në furnizim.

Duke prezantuar projektligjin para ligjvënësve, kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky buxhet synon ta çojë vendin në një fazë të re të transformimit ekonomik. Sipas tij, për sektorin publik janë ndarë 1 miliard e 85 milionë euro, ku parashihet vazhdimi i pagesës së pagës së 13-të në gjysmën e parë të vitit dhe rritja e vlerës së koeficientit në 120 euro nga 1 korriku i vitit 2027. Kurti theksoi gjithashtu nisjen e dyfishimit gradual të shtesave për fëmijë, me një rritje të parë prej 25 për qind nga 1 janari 2027, si dhe përgjysmimin e shpenzimeve për udhëtime zyrtare jashtë vendit për t’i orientuar mjetet drejt barnave esenciale për SHSKUK-në. Për herë të parë, mbi 1 miliard euro janë paraparë për investime kapitale, ku përfshihen Unaza e Jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël–Banullë, Autoudha e Dukagjinit dhe ndërtimi i digave të reja.

Në anën tjetër, partitë opozitare e kundërshtuan ashpër këtë projektbuxhet, duke e cilësuar si buxhet konsumi e jo zhvillimi. Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, kritikoi shkallën e ulët të realizimit të projekteve kapitale, zvarritjen e autostradës Prishtinë–Gjilan dhe mungesën e rritjes së pensioneve, ndërsa bashkëpartiaku i tij, Mërgim Lushtaku, kërkoi llogari për premtimet e parealizuara si ndërtimi i 160 çerdheve dhe 4 mijë banesave. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vlerësoi se rritja prej 7 për qind e buxhetit gëlltitet nga inflacioni dhe se politikat e bazuara vetëm në ndihma sociale e mbajnë vendin të fundit në Evropë, duke propozuar ngritjen e koeficientit në 150 euro dhe rritjen e investimeve përmes kredive të buta dhe fondeve pensionale. Po ashtu, shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ngriti shqetësimin për zvogëlimin e grantit për arsimin. Kritika erdhën edhe nga AAK-ja, ku deputetja Teuta Haxhiu foli për zvogëlim real të buxhetit për shkak të inflacionit, ndërsa Time Kadrijaj kërkoi sqarime për mosfshirjen e hekurudhës Durrës–Prishtinë në këtë planifikim.

Ndaj këtyre akuzave reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili mbrojti balancën mes mbështetjes sociale dhe zhvillimit, duke deklaruar se gjatë mandatit të tyre numri i të punësuarve është rritur me 100 mijë, nga 350 mijë në 450 mijë, dhe se shteti është i ekspozuar ndaj inflacionit të importuar për shkak të përdorimit të euros. Mbështetje për projektbuxhetin dha edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili nënvizoi se ky buxhet mbështetet tërësisht në të hyrat e rregullta, pa u varur nga fondet e AKP-së apo klauzola e investimeve. Paraprakisht, në po të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi edhe tri marrëveshje ndërkombëtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara