Lajmet

Tre anije mallrash u larguan nga Ukraina pavarësisht tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja

Në një deklaratë nga Kombet e Bashkuara, lëvizja e anijeve u ra dakord nga delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së.

Published

on

Tre anije mallrash u larguan nga portet e Ukrainës pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit.

Në një deklaratë nga qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, lëvizja e anijeve u ra dakord nga delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll dhe bordi rus ishte informuar.

Ai tha se koordinatori i OKB-së për nismën e grurit, Amir Abdulla, vazhdoi diskutimet me të tre vendet anëtare palët për të rifilluar pjesëmarrjen e plotë në qendrën që mbikëqyr kalimin e sigurt të anijeve.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit të shtunën përpara se ajo të rinovohej më 19 nëntor pas një sulmi ndaj flotës së saj të Detit të Zi në Krime./UBTNews/

Lajmet

Konjufca takon delegacionin e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali Ylli Pulaj.

Duke i falënderuar për vizitën e tyre, kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë që jep zhvillimi i këtij kursi, që është më i larti në hierarkinë e arsimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në edukimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil, si një kontribut në rritjen e kapaciteteve të brendshme, në mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Njëkohësisht, kryetari Konjufca e cilësoi këtë kurs përbrenda gamës së thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, por edhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve përgjatë rrugës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kryetari Konjufca e përgëzoi gjeneralin Pulaj dhe të pranishmit e tjerë për punën e tyre të deritanishme në këtë angazhim të interesit të përbashkët, duke u shprehur se vazhdimi në këto hapa nxit profesionalizimin, bashkëpunimin dhe përafrimin gjithnjë e më të madh në fusha aq të rëndësishme si ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, që merr vlerë edhe më të madhe duke konsideruar kërcënimet që i sjell rajonit dhe sigurisë evropiane në përgjithësi pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Ai theksoi edhe një herë rrezikun që Kosovës dhe rajonit i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Sveçla për sulmin në Zveçan: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në një nga zyret e Postës së Kosovës në Zveçan.

Ai ka theksuar angazhimin e shtetit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla ka deklaruar: “Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë.”

Continue Reading

Bota

Ndryshon vlera e ‘Kartonit Jeshil’ për të shkuar në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga 1 prilli 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me një Karton Jeshil me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Ky vendim është pjesë e një serie masash për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të qytetarëve shqiptarë, pas zbatimit të një vendimi të ngjashëm për Malin e Zi që hyri në fuqi më 1 shkurt 2025.

Karton Jeshil, i cili është një dokument sigurimi ndërkombëtar që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve shqiptare jashtë vendit, do të ofrohet me afat vlefshmërie 12-mujor dhe çmim më të ulët krahasuar me opsionin 15-ditor që është ofruar më parë. Çmimi i ri do të ndihmojë qytetarët, veçanërisht ata që kalojnë shpesh kufirin për punë, duke ulur kostot e sigurimit për udhëtimet jashtë vendit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), ka marrë këtë hap për të mbështetur shkëmbimet ekonomike dhe lëvizjen e lirë të autoveturave, duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët dhe duke stimuluar zhvillimin ekonomik në zonat kufitare./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari i 126-të nuk erdhi të dëshmonte, ZPS-ja kërkon që dëshmia e tij të pranohet me shkrim

Published

on

By

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të martën ishte planifikuar të dëshmonte dëshmitari i 126-të, por ai nuk ishte në gjendje që të shkojë në Hagë sot.

Si rrjedhojë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që do të kërkojë që dëshmia e tij të pranohet sipas Rregullës 155.

“Sot si rregull do të kishim filluar që të dëgjonim dëshminë e dëshmitarit të Prokurorisë W04747. Sidoqoftë, dëshmitari nuk është në gjendje të vijë sot dhe ZPS-ja do kërkojë që dëshmia e tij të pranohet sipas Rregullës 155”, tha Smith.

Në këtë Rregull, përcaktohet se gjykatësit mund të pranojnë një deklaratë ose transkriptë me shkrim të dëshmitarit, pa u paraqitur dëshmitari në gjykatë, nëse ai është i padisponueshëm.

Parashtrimet e saj, ZPS-ja i bëri në seancë private për publikun.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjyqit, përveç Jakup Krasniqit i cili po e ndiqte seancën përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimiperDrejtesi/

Continue Reading

Të kërkuara