Botë

Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve

Published

on

Policia gjeorgjiane përdori përsëri gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit mëngjesin e së mërkurës në kryeqytetin Tbilisi, duke nxitur bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë një grup ligjvënësish amerikanë me ndikim, t’i dënojnë veprimet e saj.

Në natën e gjashtë radhazi të protestave në kryeqytetin gjeorgjian, demonstruesit u zhvendosën nga qendra Rustaveli Avenue në një stacion metroje aty pranë, pasi forcat e sigurisë ua bllokuan hyrjen në ndërtesën e Parmanetit dhe i arrestuan disa prej tyre.

Gjeorgjia është tronditur nga protestat prej kur partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, njoftoi javën e kaluar se do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pavarësisht protestave në rritje, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka pranuar të zmbrapset dhe ka kërcënuar se do t’i ndëshkojë kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon për dhunën që ka ndodhur gjatë protestave.

Forcat e sigurisë filluan t’i shpërndajnë demonstruesit që ishin mbledhur para ndërtesës së Parlamentit, pasi Ministria e Brendshme deklaroi se disa prej tyre kishin fyer oficerët e zbatimit të ligjit dhe kishin hedhur sende të forta, fishekzjarrë dhe lëndë të ndezshme në drejtim të tyre.

Tre senatorë amerikanë me ndikim – bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit në SHBA, senatori Ben Cardin (demokrat nga Meriland), Roger Ëicker (republikan nga Misisipi) dhe John Cornyn (republikan nga Teksasi), lëshuan një komunikatë të përbashkët në mbështetje të protestuesve gjeorgjianë dhe dënuan përdorimin e tepruar të dhunës nga Qeveria.

Vendimi i Ëndrrës Gjeorgjiane për t’i braktisur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është një tradhti e madhe ndaj dëshirës së qartë dhe të madhe të popullit gjeorgjian për t’i përqafuar vlerat dhe institucionet evropiane“, thanë tre senatorët.

Kjo nuk është sjellja e një qeverie të angazhuar për reforma demokratike dhe pluralizëm, por e një regjimi të pasigurt që po e tërheq Gjeorgjinë drejt një autokracie në stilin rus. Këto veprime shkelin hapur normat demokratike ndërkombëtare dhe minojnë aspiratat legjitime të popullit gjeorgjian“, thuhej në komunikatë.

Protestuesit kanë rrëfyer për Radion Evropa e Lirë brutalitetin e ushtruar nga forcat e sigurisë kundër tyre.

Ata na godisnin në kokë“, tha protestuesja Salome Zandukeli, duke përshkruar se si ajo dhe një mik u ndoqën natën e 2 dhjetorit nga rreth 25 policë në një ndërtesë në qendër të Tbilisit, para se të gjenin strehoheshin në një kafene.

Aktivisti Gia Jvarsheishvili i tha Radios Evropa e Lirë se ai u hodh në tokë nga policët që sulmonin dhe u rrah para se të futej me forcë në një furgon policie, ku të arrestuarit u detyruan të shtriheshin dhe u shtypën me këmbë nga policia.

Papritur ndjeva dhimbje të padurueshme dhe kuptova se isha lënduar. Nuk e dija atëherë, por kisha brinjë të thyer“, tha Jvarsheishvili.

Presidentja proevropiane e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila u mban anën demonstruesve, tha në platformën X se shumë nga protestuesit e arrestuar kishin plagë në kokë dhe fytyrë.

Disa prej tyre u rrahën sistematikisht gjatë arrestimit dhe transportimit në qendrat e ndalimit, shtoi ajo.

Avokati i popullit i Gjeorgjisë e akuzoi policinë për torturimin e protestuesve pro-BE-së.

Përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë gjeorgjiane kundër protestuesve u përshkrua si “shumë shqetësues” nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili më 3 dhjetor tha se anëtarët e aleancës “i bëjnë thirrje Qeverisë gjeorgjiane të qëndrojë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO”.

Shumica e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE, dhe përpjekjet për t’iu bashkuar bllokut janë të mandatuara në Kushtetutën e Gjeorgjisë.

Gjeorgjia e mori statusin e vendit kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, duke filluar me miratimin e një ligji në stilin rus për “agjentët e huaj,” për të cilin kritikët thonë se kërcënon mediat dhe grupet e shoqërisë civile duke i akuzuar se “u shërbejnë” fuqive të huaja./REL/

Botë

SHBA dhe Irani pajtohen për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor në Oman

Published

on

By

SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të mbajnë bisedime për programin bërthamor në Oman të premten (06.02.2026), ndërkohë që Presidenti Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se takimi do të fillojë në orën 10:00 në Muskat. Zyrtarët amerikanë gjithashtu konfirmuan se takimi do të mbahet atje.

Bisedimet ishin në rrezik, pasi të dyja vendet kishin mosmarrëveshje lidhur me vendndodhjen dhe parametrat e takimit.

Trump ka shtuar forcat amerikane në rajon dhe ka kërcënuar me veprime ushtarake nëse Irani nuk pranon një marrëveshje për programin e tij bërthamor dhe nuk ndalon vrasjen e protestuesve. I pyetur nëse Khamenei duhet të jetë i shqetësuar, ai i tha NBC News të mërkurën: “Unë do të thosha se ai duhet të jetë shumë i shqetësuar”, raporton BBC.

Continue Reading

Botë

Zeleneksy: 55 mijë ushtarë urkrainas të vdekur në fushëbetejë me Rusinë

Published

on

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky,  ka deklaruar se deri tani numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në fushën e betejës si rezultat i luftës me Rusinë vlerësohet në 55,000.

“Në Ukrainë, zyrtarisht numri i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar, është 55,000”, ka deklaruar Zelensky për France 2 TV të mërkurën.

Ndër të tjera Zelensky ka shtuar se përveç kësaj shifre viktimash, ishte edhe një “numër i madh njerëzish” që konsideroheshin zyrtarisht të zhdukur.

Presidenti ukrainas kishte përmendur më parë një shifër për të vdekurit ukrainas të luftës në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC në shkurt 2025, duke thënë se më shumë se 46,000 ushtarakë ukrainas ishin vrarë në fushën e betejës.

Continue Reading

Botë

Tensionet në Gaza: Sulmet izraelite vrasin 20 palestinezë

Published

on

 

Të paktën 20 palestinezë, përfshirë disa fëmijë dhe një punonjës mjekësor, kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës, sipas informacionit nga spitalet lokale.

Forcat izraelite deklaruan se tanket dhe avionët e tyre kryen sulme të sakta ndaj grupeve që i konsideruan si “terroristë”, pas një incidenti ku disa prej tyre hapën zjarr ndaj trupave izraelite në pjesën veriore të Gazës, duke plagosur rëndë një oficer, raporton BBC.

Sulmet ndodhën pranë Vijës së Verdhë, ku forcat izraelite janë të stacionuara, dhe ushtria izraelite theksoi se qëllimi ishte parandalimi i kërcënimeve ndaj trupave të saj.

Nga ana tjetër, Hamas tha se sulmet ishin përdorur si “justifikim i dobët” për të vazhduar agresionin kundër civilëve dhe për të shkaktuar viktima mes popullsisë së Gazës.

D.L.

Continue Reading

Botë

14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijeve

Published

on

Të paktën 14 emigrantë kanë vdekur pasi një motoskaf që i transportonte ata u përplas me një anije të Rojës Bregdetare Helenike në brigjet e ishullit të Kiosit të martën vonë.

Autoritetet greke thanë se motoskafi po bënte manovra të rrezikshme dhe se një ndjekje ishte duke u zhvilluar në kohën e përplasjes në Ngushticën e Kiosit, pranë fshatit Vrontades, raporton BBC.

24 persona u shpëtuan, disa prej të cilëve u plagosën rëndë, dhe të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur. Roja bregdetare nuk ka sqaruar ende rrethanat e sakta të përplasjes.

Continue Reading

Të kërkuara