Sport

Trajneri Bulku vlerëson miqësoren me Bosnjën: Morëm sinjalet që prisnim

Published

on

Shqipëria e 17-vjeҫarëve luajti ditën e djeshme ndeshjen e parë miqësore, nga dy që janë në program, ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0.

Një ndeshje që fraksionin e dytë të lojës u ngrit në nivelin e duhur për kuqezinjtë tanë, që luajtën vetëm ndeshjen e parë miqësore duke parë se ky është grumbullimi parë për këtë grupmoshë.

Skuadra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore, që do të luhet nesër në “Niko Dovana”, ndërkohë që trajneri Bulku nuk e ka fshehur faktin që këto miqësore do e ndihmojnë shumë për të krijuar idenë përfundimtare mbi skuadrën që do na përfaqësojë në eliminatoret e nëntorit.

“Ishte ndeshja e parë, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, sepse na jep mundësinë që të shohim vlerat e gjithësecilit nga gjithë lojtarët që ishin prezentë. Njohim më mirë grupin. Duke parë që djemtë luanin për herë të parë bashkë, është normale që në pjesën e parë të mos ishim në ato nivele që kërkojmë . Po i japim mundësinë gjithësecilit të tregojë vlerat e tij. Janë shumë të rëndësishme këto ndeshje që të kuptojmë çfarë mungon dhe ku duhet të punojmë më shumë, që të kemi një grup sa më të fortë për të përfaqësuar Shqipërinë në Europianin e ardhshëm”, tha Bulku.

Ervin Bulku theksoi se sinjalet që priste stafi i mori, dhe arriti të evidentojë çfarë i duhet skuadrës.

“Pjesa më e madhe e çunave treguan që kanë vlera. Morëm sinjalin që prisnim. Ka edhe disa probleme që ne do t’i shikojmë në të ardhmen, duke parë që edhe koha në dispozicion ka qenë dy ditë dhe kuptohet që është e vështirë të përgatisësh një ndeshje brenda dy ditëve, por duhet të mos harrojmë që këto janë ndeshje miqësore që të japin mundësi, që ne si staf të krijojmë ide të qartë, për secilin nga këto lojtarë që në të ardhmen të jemi një grup sa më i fortë, që të përfaqësohemi denjësisht. Ti’ japim mundësi këtyre djemve të luajnë futboll dhe që në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve Kombëtare të moshave, por pse jo dhe ekipit A”, u shpreh ai. 

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Rossi ndan rrugët me Romën

Published

on

Daniele De Rossi ka ndërprerë kontratën me Romën, një vit pas shkarkimit të tij si trajner, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2027.

Marrëveshja pritet t’i kursejë Romës rreth 4 milionë euro.

Skuadra italiane Torino, që po kalon një fillim të vështirë sezoni në Serie A, dhe Monza, aktualisht në vend të 9-të në Serie B, janë destinacionet e mundshme të ardhshme për ish-lojtarin e kombëtares italiane.

42-vjeçari De Rossi pritet të vendosë së shpejti për klubin e tij të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Flick: PSG e meritoi fitoren ndaj Barcelonës

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e pranoi se Paris Saint-Germain ishte fitues i merituar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër katalunasve që u mundën në rezultat 2-1, në Montjuic.

Barcelona kaloi në epërsi me Ferran Torres në minutën e 19-të, por PSG barazoi me 19-vjeçarin Senny Mayulu, ndërsa Gonçalo Ramos shënoi golin e fitores në minutën e 90-të.

“Pas 35 minutash, PSG mori kontrollin e ndeshjes. Nuk luajtëm në nivelin tonë më të mirë dhe ata e merituan fitoren,” tha Flick pas ndeshjes.

Ai foli edhe më tej duke shtuar se lodhja ndikoi në paraqitjen e skuadrës së tij në pjesën e dytë. Madje, Flick pranoi se Barcelona humbi strukturën në lojë dhe u dënua nga gabimet në mbrojtje, por lavdëroi performancën e mbrojtësit Eric Garcia.

“Duhet të mësojmë nga këto ndeshje dhe të përmirësohemi. Në Ligën e Kampionëve duhet të mbrosh dhe të sulmosh me intensitet për 90 minuta,” theksoi ai.

Barcelona tani do të kërkojë rikthimin në sfidën e radhës ndaj Olympiacos, ndërsa PSG përballet me Bayer Leverkusen./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara