Sport

Një mesfushor portier për 90 minuta

Publikuar

Një mesfushor që mbron katërkëndëshin e portës. River Plate nuk kishte në dispozicion asnjë prej portierëve në përballjen me Santa Fe për Kupën Libertadores për shkak të shpërthimit pandemisë në skuadër.

Në klubin argjentinas rezultuan 20 futbollistë pozitivë përfshirë të gjithë portierët, duke e lënë ekipin e Marselo Gajardos me vetëm 10 lojtarë të gatshëm.https://www.youtube.com/embed/HOQHSplfUXg?feature=oembed

Gjendur në këtë situatë të pazakontë, River Plate ia besoi portën mesfushorit Enzo Perez, i cili ka pasur madje edhe një dëmtim në këmbë.

Gjetja e argjentinasve është fantastike dhe funksionoi, ndërsa River Plate beri mrekullinë duke mundur 2-1 Santa Fe, një fitore që e mban në vendin e parë në grup në Kupën Libertadores.

Vazhdo të lexosh

Sport

Në prag të Euro 2024, UEFA sjell risi për tifozët

Publikuar

nga

UEFA ka publikuar aplikacionin zyrtar EURO 2024, i cili do t’u vijë në ndihmë tifozëve me informacione të rëndësishme mbi ndeshjet, qytetet ku do të luhen ndeshjet, fan zone, skuadrat, lojtarët dhe biletat.

Seksioni i biletave është shumë i rëndësishëm, pasi tifozët që kanë biletë për të parë ndeshje në stadium, mund të përfitojnë një Free Pass, i cili u mundëson udhëtimin falas për 36 orë, nga ora 06:00 e ditës së ndeshjes, deri në orën 18:00 të ditës tjetër. Kjo biletë udhëtimi falas përfshin rrjetin rajonal të transportit publik dhe ulje në rrjetin DB dhe Interrail.

Përveç Free Pass, nëpërmjet aplikacionit EURO 2024 mund të aksesoni (Event Companion), i cili përmban:

Fan Pass

Këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin

Sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet

Harta interaktive

Public Vieëings dhe Fan Zones.

Për të aksesuar (Event Companion) dhe Free Pass ndiqni këto hapa:

Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024

Lidhuni me të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose marrë biletën*– [email protected]

Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme

Aktivizoni lejen e vendndodhjes – do të përdoret vetëm në ditën e ndeshjes, për arsye të menaxhimit të turmës dhe sigurisë.

* Kini parasysh që aplikacioni UEFA EURO 2024 është ndryshe nga aplikacioni UEFA MOBILE Tickets. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Allegri mund të rikthehet te ish-skuadra e tij

Publikuar

nga

Milani thuhet se ka qenë në kontakt me Massimiliano Allegrin për të eksploruar emërimin e tij të mundshëm pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

Trajneri 56-vjeçar italian e la “Zonjën e Vjetër” në rrethana mjaft dramatike muajin e kaluar, duke u shkarkuar më pak se 48 orë pasi udhëhoqi klubin drejt titullit të 15- të të Kupës së Italisë me një fitore ndaj Atalantës në finale.

Allegri ishte i tërbuar në “Olimpico” dhe pasi iu dha një karton i kuq, ai hyri në tunel, ku sulmoi verbalisht kryeredaktorin e Tuttosport, Guido Vaciago përpara se të dëmtonte një zonë fotografike të LaPresse.

Milani ka qenë në kontakt me Allegrin për të eksploruar idenë e një emërimi të mundshëm, pavarësisht supozimit të rëndë se Paulo Fonseca do të merrte drejtimin e rossonerëve pas largimit të Stefano Piolit.

Trajneri 56-vjeçar është në gjendje të marrë një punë të re pasi ra dakord për një ndërprerje të kontratës reciproke me Juventusin, duke mbyllur derën për veprime të mundshme ligjore kundër klubit.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Zyrtare: Zhegrova mbetet pa trajner te Lille

Publikuar

nga

Skuadra e Lille e ka konfirmuar se trajneri Paulo Fonseca është larguar zyrtarisht sot nga klubi.

Kjo gjë nënkupton që ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka mbetur përkohësisht pa trajner te Lille.

Fonseca pritet që të bëhet trajneri i ri i Milanit gjatë ditëve në vazhdim.

Milani dhe Fonseca kanë arritur akordin për një marrëveshje dy vjeçare, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një sezon.

Vazhdo të lexosh

Sport

​FBK prezanton trajnerin e ri të vashave të Kosovës

Publikuar

nga

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë sot prezantimin e Viktor Kovac si trajner të ri të Kombëtares së Kosovës te femrat, ndërsa edhe ka prezantuar edhe programin e aktiviteteve për periudhën qershor-korrik të këtij viti.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu fillimisht shpalosi aktivitetet të cilat parashihen të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik. Më 8 dhe 9 qershor do të zhvillohet FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier. Nga data 25 deri më 30 qershor do të mbahet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla për femra. Më 18 deri më 21 korrik do të zhvillohet FIBA 3×3 Women’s Challenger Prishtina, kurse nga data 23 deri më 28 korrik do të mbahet FIBA U18 Kampionati Evropian – Divizioni C për femra.

Pasi që shpalosi programin, Fetahu tha se këto pesë ngjarje që do t’i organizojnë këtë vit janë dëshmi tjetër e FBK-së për promovimin e basketbollit të Kosovës te femrat, ndërsa edhe prezantoi trajnerin e ri të vashave të Kosovës, Viktor Kovac.

Këto ngjarje në veçanti do të thotë, këto që po i organizojmë këtë vit, pesë prej tyre, përbëjnë edhe një dëshmi tjetër të përpjekjeve tona, të mundit tonë të cilin po e bëjmë për të promovuar basketbollin e Kosovës, për të sjellë pranë nivelit të cilin e kemi në basketbollin mashkullor edhe basketbollin e femrave në Kosovë, edhe për të ndihmuar dhe për të përkrahur enkas, për të subvencionuar për aq sa mundemi çdo gjë që ka të bëjë me femrat në basketboll…Do ta prezantojmë sot edhe trajnerin Kovac, i cili na ka dhënë kënaqësinë me faktin që e ka pranu ftesën për të qenë selektor i yni“, tha Fetahu.

Pas Fetahut fjalën e morri trajneri i ri i “Dardaneve”, Viktor Kovac i cili tha se detyra e tij është ta bëjë më të mirën që mundet me lojtaret që i ka për t’u përgatitur për një garë shumë të rëndësishme.

Së pari, më duhet të them se jam shumë krenar që Federata më dha mundësinë të punoj me kombëtaren më të mirë të basketbollit të femrave, me lojtaret më të mira. Detyra ime këtu është të bëj absolutisht më të mirën që mund të bëj me këto lojtare për t’u përgatitur për një garë shumë të rëndësishme. Sigurisht, për shkak se jam i huaj, do të përpiqem të bëj çdo ditë më të mirën se kushdo tjetër për të dëshmuar veten këtu“, tha Kovac.

Më tej, menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Adriatik Rraci foli për përgatitjet e vashave “Dardane” dhe synimin në Kampionatin Evropian të femrave për Shtete të Vogla.

Përfaqësuesja A e Kosovës ka filluar përgatitjet me datën 30 maj, ditën kur edhe janë akomoduar. Mund të them se përgatitjet në përgjithësi janë duke shkuar mirë. Kur e them këtë mendoj se deri më tani fatmirësisht nuk e kemi pas asnjë lëndim, ose ndonjë shqetësim tjetër më madhor i cili do të na i vështirësonte punët tona. Siç edhe jeni të njoftuar sa i përket FIBA Kampionatit Evropian për shtete të vogla, ne jemi pjesë e Grupit A ku së bashku me neve janë shtetet si Malta, Qipro dhe Gjeorgjia. Synimet tona janë që të dalim nga ky grup nga pozita e parë ose e dytë e cila do të na e mundësonte automatikisht mundësinë për të garuar në gjysmëfinale të këtij kampionati“, tha Rraci.

Për fund, ylli i Kombëtares së Kosovës, Astera Tuhina u shpreh e kënaqur që është pjesë e Kombëtares A, ndërsa tha se synimi do të jetë pozita e parë në grupin e Evropianit të Shteteve të Vogla.

E kam kënaqësinë me qenë pjesë e Kombëtares A. Është një ndjenjë shumë e mirë, sidomos për shkak që mbahet në shtetin tonë. Synimet për këtë Kampionat siç tha edhe Adriatiku janë me dalë të parët në grup, për shkak që mundemi me mbërri në gjysmëfinalen e kampionatit, por edhe me jep maksimumin normalisht edhe me u mundu me luajt sa ma mirë dhe të fitojmë sa më shumë lojë që mundemi“, tha Tuhina.

FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla – femrat do të mbahet për herë të parë në Kosovë. Për vashat e Kosovës kjo është paraqitja e tretë, derisa në dy herët e mëparshme, kjo ngjarje ishte organizuar në Qipro.

Vashat “Dardane” ndodhen në Grupin A, ku do të përballen me Gjeorgjinë, Qipron dhe Maltën. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara