Sport

Tottenhami i vendos çmim të lartë sulmuesit Harry Kane

Published

on

Tottenham Hotspur do të mbajë në ekipi sulmuesin anglez, Harry Kane, edhe gjatë verës dhe lojtarit i ka vendosur një çmim të lartë.

Ylli i Anglisë, 27 vjeç, u informua për një largim nga Spurs këtë verë dhe kishte tërhequr interes nga Manchester City, Manchester United dhe Real Madridi.

Sidoqoftë, Tottenham do të bllokojë Kane që të bashkohet me një klub tjetër të Ligës Premier ndërsa Real Madridit dhe çdo kërkuesi tjetër të mundshëm u thuhet se do të duhet të paguajnë shumë për të nënshkruar yllin e tyre.

Sipas mediumit The Sun, Kane është përgatitur të qëndrojë në Tottenham këtë verë me klubin që thuhet se refuzon ta shesë atë tek një rival i Ligës Premier ndërsa kërkon 175 milionë funte apo rreth 200 milionë euro për klubet e huaja.

Kane është besnik ndaj klubit të tij të fëmijërisë por e kupton se ai mund të duhet t’i lërë ata në mënyrë që të fitojë trofetë që meriton talenti i tij, pasi deri më tani nuk ka arritur të fitojë asnjë të vetëm në karrierën e tij.

Atij i mbeten edhe tre vjet nga kontrata prej 200 mijë funtesh në javë, e nënshkruar në verën e vitit 2018.

Tottenham nuk dëshiron të humbasë Kane, i cili është golashënuesi i tyre më i mirë këtë sezon me 22 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat, dhe do të hapë bëjë çmos për t’u siguruar që ai të qëndrojë në klub për sezonin e ardhshëm.

Sport

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Published

on

By

Distria Krasniqi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2026, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, një nga turnetë më prestigjioze të xhudos botërore. Medalistja e dyfishtë olimpike e Kosovës konfirmoi edhe një herë nivelin e saj elitar në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Xhudistja kosovare triumfoi në finale ndaj spanjolles Toro Soler, në një duel të fortë të zhvilluar para një audience të madhe në kryeqytetin francez. Me paraqitje të sigurt gjatë gjithë turneut, Distria tregoi se forma e saj mbetet në nivel të lartë.

Kjo medalje e artë përbën një sinjal të fortë për ciklin olimpik që çon drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028, ku Krasniqi synon të vazhdojë historinë e suksesit për veten dhe për xhudon e Kosovës./KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Kosova me gjashtë xhudistë në Grand Slam-in e Parisit

Published

on

By

Gjashtë xhudistët e Kosovës do të marrin pjesë në Eventin e Madh të Parisit, që do të zhvillohet me datën 7 dhe 8 shkurt në Accor Arena të Parisit.

Kosova të garoj në pesë kategori.

Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg), në krye me Driton Kukën dhe të artën Majlinda Kelmendin, do të synojnë që do të kthehen me medalje në Kosovë.

Ky event do të mbledhë 499 garues nga 80 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit. /KosovaPress/

Continue Reading

Sport

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026

Published

on

By

Sot kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Kortina 2026, të cilat do të zgjasin deri më 22 shkurt, duke rikthyer Olimpiadën Dimërore në Evropë me një program rekord dhe theks të veçantë te barazia gjinore dhe qëndrueshmëria.

Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Në qendër të vëmendjes është skiatorja Lara Colturi, e renditur e pesta në botë, e cila konsiderohet si shpresa kryesore për një medalje olimpike për Shqipërinë. Garat kryesore të saj do të zhvillohen më 15 dhe 18 shkurt.

Olimpiada e 25-të Dimërore përfshin një rekord prej 116 eventesh medaljesh dhe shënon përparim të madh në barazinë gjinore, me gratë që garojnë në mbi 53 për qind të eventeve.  Këto Lojëra shënojnë gjithashtu një moment historik për barazinë gjinore, pasi për herë të parë drejtohen nga një presidente grua e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Shqipëria shpreson që pjesëmarrja në Milano–Kortina 2026 të përfaqësojë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve dimërore në vend dhe, pse jo, të sjellë një sukses historik në arenën olimpike.

Continue Reading

Sport

FIBA ia beson përsëri Kosovës Evropianin e Femrave për Shtetet e Vogla

Published

on

Është hedhur shorti për FIBA Kampionati Evropian të Femrave për Shtetet e Vogla dhe grup moshat e reja, ku Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj.

Dardanet do të jenë në Grupin B, së bashku me Andorrën dhe Armeninë. Ndërkohë, në Grupin A janë Malta, Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Kjo do të jetë hera e dytë që FIBA Kampionati Evropian i Femrave për Shtetet e Vogla organizohet në Kosovë, pasi më 2024 ishte organizuar në Prishtinë.

Gjatë kësaj vere, Kosova do të organizojë edhe FIBA U18 Eurobasketi i Femrave, Divizioni C, kampionat që po ashtu do të organizohet në Pejë nga 21 deri më 26 korrik, ku marrin pjesë shtatë shtete.

Kosova është në Grupin B, së bashku me Armeninë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin, kurse në Grupin A janë: Malta, Shqipëria dhe Qipro.

Kjo verë do të jetë shumë e ngjeshur me aktivitete, pasi në përgjithësi, Kosova do të garojë me pesë Përfaqësuese në arenën evropiane, U20 meshkujt, U18 meshkujt dhe femrat dhe U16 meshkujt dhe femrat.

Kosova U16 femrat do të jenë në Grupin A, së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë, në Divizionin C, që mbahet në Maltë nga 7 deri më 12 korrik.

Kosova U16 meshkujt do të jenë në Grupi A, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, San Marino dhe Moldavia. Divizioni C do të mbahet në Armeni nga 4 deri më 12 korrik.

Kosova U18 meshkujt janë në Grupi A, ku do të garojnë edhe Armenia, Andorra dhe Gjibraltari. Gara e Divizionit C do të mbahet në Shkodër nga 21 deri më 26 korrik.

Kosova U20 meshkujt do të garojë në Divizionin B, ku edicionin e kaluar kishte hyrë në Top 8, njëherë suksesi më i madh te gjeneratat e reja. Dardanët e rinj janë në Grupin C, ku marrin pjesë edhe Islanda, Portugalia, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Qipro. Ky kampionat mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Sllovaki. /Kosova Press/

Foto: KosovaPress

 

Continue Reading

Të kërkuara