Sport

Garë e nxehtë e dyshes Lewandowski-Kane për ‘Këpucën e Artë’

Published

on

Robert Lewandowski është lideri i renditjes për “Këpucën e Artë” me 30 pikë, pas rikthimit të tij në formë me një gol në barazimin 2-2 të Barcelonës kundër Celta Vigos. Lewandowski po kryeson garën, ndërsa në vendin e dytë gjendet Harry Kane, i cili shënoi një tripletë në fitoren e Bayernit kundër Augsburgut, duke grumbulluar 28 pikë.

Pas dyshes në krye, podiumin e mbyll Erling Haaland, i cili nuk mundi të shënonte as kundër Tottenhamit, teksa Manchester City po kalon një periudhë të vështirë pa golat e tij, dhe ndodhet me 24 pikë, bashkë me Victor Gyokeres të Sporting Lisbona dhe Mateo Retegui të Atalantës, që të dy janë befasitë e këtij sezoni.

Në renditjen e “Këpucës së Artë”, lojtarët që luajnë në ligat më të forta evropiane si Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 fitojnë nga 2 pikë për çdo gol, ndërsa ata që shënojnë në ligat me kualitet më të ulët llogariten me 1.5 ose 1 pikë për gol./UBTNews/

Renditja e “Këpucës së Artë” deri tani:

Robert Lewandowski (Barcelona) – 30 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) – 28 pikë

Victor Gyokeres (Sporting Lisbona) – 24 pikë

Erling Haaland (Manchester City) – 24 pikë

Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë

Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 22 pikë

Mohamed Salah (Liverpool) – 20 pikë

Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) – 20 pikë

Marcus Thuram (Inter) – 18 pikë

Moise Kean (Fiorentina) – 18 pikë

Bryan Mbeumo (Brentford) – 16 pikë

Raphinha (Barcelona) – 16 pikë

Ante Budimir (Osasuna) – 16 pikë

Mason Greenwood (Marseille) – 16 pikë

Chris Wood (Nottingham Forest) – 16 pikë

Vinicius Junior (Real Madrid) – 16 pikë

Kylian Mbappé (Real Madrid) – 14 pikë

Tim Kliendienst (Bor. M’Gladbach) – 14 pikë

Ayoze Perez (Villarreal) – 14 pikë

Cole Palmer (Chelsea) – 14 pikë

Jonathan David (Lille) – 14 pikë

Joane Wissa (Brentford) – 14 pikë

Ademola Lookman (Atalanta) – 14 pikë

Jonathan Burkardt (Mainz) – 14 pikë

Matheus Cunha (Wolverhampton) – 14 pikë

Nicolas Jackson (Chelsea) – 14 pikë

Sport

Tottenhami transferon Savinhon nga Manchester City për gati 100 milionë euro

Published

on

By

Tottenham Hotspuri ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit brazilian Savinho nga Manchester City.

Sipas raportimeve të mediave angleze, marrëveshja kap vlerën e 85 milionë funteve, apo rreth 100 milionë eurove.

Tottenhami do të paguajë fillimisht 75 milionë funte, ndërsa 10 milionë të tjera janë të parapara në formën e bonuseve.

Me këtë transferim, Tottenhamit i është rritur edhe më tej shpenzimi gjatë kësaj vere. Klubi londinez tashmë ka shpenzuar mbi 300 milionë funte, në përpjekje për t’u rikthyer në majat e futbollit anglez.

Sipas “Sky Sports”, 22-vjeçari brazilian te Tottenham do të prezantohet me emrin Savio.

Ndërkohë, për Manchester Cityn, shitja e Savinhos përbën transferimin më të shtrenjtë në dalje në historinë e klubit.

D.L

Continue Reading

Sport

Notarët kosovarë garojnë në “Taranto 2026”, Beiqi pranë finales

Published

on

By

Notarët kosovarë kanë zhvilluar garat e radhës të martën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa paraqitjen më të mirë e pati Hana Beiqi.

Beiqi garoi në disiplinën 50 metra stil i lirë, ku u rendit e 13-ta në kualifikime nga gjithsej 22 notare. Ajo e përfundoi garën me kohën 26.72 sekonda, ndërsa për një vend në finale nevojitej koha 25.89 sekonda. Në finale u kualifikuan tetë notaret më të mira.

Në të njëjtën disiplinë garoi edhe Riga Shala, e cila e përfundoi garën në vendin e fundit, me kohën 28.11 sekonda.

Te meshkujt, në 50 metra stil i lirë garoi Dior Krasniqi. Ai u rendit i 18-ti dhe i fundit nga notarët që morën pjesë, me kohën 24.97 sekonda. Për krahasim, notari i parafundit regjistroi kohën 23.93 sekonda, ndërsa koha e fundit që siguronte kualifikimin në finale ishte 22.73 sekonda.

Ndërkohë, Erina Idrizaj garoi në disiplinën 100 metra shpinë dhe u rendit e nënta nga 11 notare. Ajo regjistroi kohën 1:08.56, ndërsa për finale nevojitej të ishte në mesin e tetë më të mirave. Notarja e fundit që siguroi finalen kishte kohën 1:04.33.

Megjithatë, Idrizaj arriti të lërë pas notare nga Libani dhe Shqipëria.

Paraqitjet e notarëve kosovarë vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për rezultate sa më të mira në “Taranto 2026”.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson edhe ndaj Egjiptit, humbja e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Hendbollistët e Kosovës kanë pësuar edhe humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kosova u mposht të martën paradite nga Egjipti me rezultat të thellë 42:21, në një ndeshje ku kundërshtari konsiderohet ndër favoritët kryesorë për triumf në turne.

Hendbollistët kosovarë arritën të qëndronin pranë egjiptianëve në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultat 17:14. Megjithatë, në pjesën e dytë Egjipti dominoi plotësisht dhe krijoi një epërsi të madhe deri në fund.

Kosova pati probleme me realizimin, ndërsa gjuajtjet e pasuksesshme dhe gabimet teknike ndikuan në rezultatin përfundimtar.

Në ndeshjen e parë të turneut, të dielën, Kosova ishte mposhtur nga Italia me rezultat 39:23.

Hendbollistët kosovarë do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës të enjten, kur do të përballen me Portugalinë.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova garon në katër sporte në ditën e gjashtë të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Kosova të martën do të jetë në garë në hendboll, volejboll, futboll dhe not, në ditën e gjashtë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në hendboll dhe volejboll do të garojnë ekipet e meshkujve, ndërsa në futboll do të paraqitet përfaqësuesja e vajzave.

Të gjitha këto ekipe janë ende në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare dhe do të synojnë ta ndryshojnë bilancin në ndeshjet e radhës.

Ndërkohë, notarët kosovarë do të zbresin sërish në pishinë për garat e tyre, me synimin për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të sjellë suksese të reja për Kosovën.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara