Kulturë

Tom Cruise “jashtëzakonisht i interesuar” për Shakirën

Sipas burimit, Cruise i ka dërguar asaj lule.

Published

on

Pasi Tom Cruise dhe këngëtarja e “Hips Don’t Lie” u fotografuan së bashku në Grand Prix të Formula 1 në Miami gjatë fundjavës, një burim tha ekskluzivisht për Page Six se “ai është jashtëzakonisht i interesuar ta fitojë atë”.

“Ka kimi [mes tyre]” thotë burimi.

Cruise, 60, është beqar dhe Shakira, 46, u nda nga i dashuri i saj Gerard Piqué, 36 vjeç, qershorin e kaluar mes akuzave se ai kishte një lidhje me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia Marti.

“Shakira ka nevojë për një jastëk të butë që të bjerë mbi të, dhe ky mund të jetë Tom”, tha burimi – duke shtuar se Cruise ka përfitimin e të qenit, “një djalë me pamje të bukur dhe i talentuar”.

Sipas burimit, Cruise i ka dërguar asaj lule.

Të dielën, ylli i “Top Gun: Maverick” dhe këngëtarja kolumbiane kaluan kohë së bashku në rrjetin e fillimit të garës dhe u panë duke biseduar në një suitë private mikpritjeje./UBTNews/

Magazinë

Vokalisti i “Coldplay” komenton skandalin në koncert: Nëse nuk jeni gati të dilni në lajme ndërkombëtare, ju lutem shmanguni

Published

on

Vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin, ka folur për incidentin famëkeq të ‘puthjes në kamerën’ që u bë një nga momentet më virale të vitit pak më shumë se një muaj më parë.

Si kujtesë, një video e një çifti të kapur duke kaluar një moment intim në një koncert në Boston u bë shpejt virale, me ‘detektivët e internetit’ që zbuluan shpejt se të dy ishin CEO dhe drejtoresha e Burimeve Njerëzore e kompanisë teknologjike ‘Astronomer’.

Edhe pse Martin bëri shaka për çiftet në audiencë në shfaqjet pasuese, ai kishte shmangur komentet e drejtpërdrejta mbi skandalin deri këtë javë.

Kjo ndryshoi të hënën, më 18 gusht, në një koncert në Hull, teksa lexonte pankartat e turmës, vuri re një fans i cili shkroi se e kishte parë grupin “tri herë në tre muaj”, përfshirë koncertin kontrovers të Bostonit.

“Ti ishe në atë koncert të Bostonit”, tha Martin. “Epo, në rregull, faleminderit që u ktheve pas atij rasti”.

Këngëtari vazhdoi: “Ne kemi bërë Jumbotron për një kohë të gjatë dhe vetëm kohët e fundit u bë… po. Jeta të hedh limonë dhe ti duhet të bësh limonadë. Kështu që ne do të vazhdojmë ta bëjmë sepse do të takojmë disa prej jush”.

Më pas, Martini lëshoi një paralajmërim për audiencën, duke iu referuar skandalit.

“Kjo quhet jumbotron dhe e kemi bërë këtë për kohë të gjatë, zgjedhim njerëz për t’i përshëndetur dhe ndonjëherë rezultojnë të jenë një skandal ndërkombëtar”, shtoi mes tjerash.

“Por shumicën e kohës përpiqemi t’u themi përshëndetje disa njerëzve, kaq është. Tani të gjitha këto gjëra”, tha ai duke qeshur, duke shtuar: “Do të bëjmë kamerën tonë të puthjeve… Kështu që nëse nuk jeni gati të jeni në lajmet ndërkombëtare, ju lutem shmanguni”.

Continue Reading

Magazinë

Në ditëlindjen e 50-të, Taika e quan Ritën si “lideren supreme të jetës së tij”

Published

on

Regjisori i njohur hollywoodian, Taika Waititi, ka festuar 50-vjetorin e lindjes në një festë madhështore në Ibiza, ku të pranishëm ishin miq të ngushtë, familjarë dhe figura të njohura të botës së artit dhe muzikës.

Në një postim në Instagram, fituesi i Oscar-it ndau disa foto nga festa e falënderoi të gjithë, duke veçuar bashkëshorten, këngëtaren shqiptare Rita Ora, të cilën e quajti “regjisoren e vërtetë” të surprizës.

“Po, është e vërtetë, heroi, mentori dhe figura hyjnore ka mbushur më në fund 50 vjeç. Jam mirënjohës që isha i rrethuar nga një grup kaq i mrekullueshëm njerëzish, që më bënë të ndihem i veçantë duke ardhur në ditëlindjen time. Një falënderim për Vas J Morgan dhe Michael që u morën me organizimin – nën mbikëqyrjen e lideres supreme të jetës sime dhe gruas absolute të festave, Rita Ora. Ti vërtet e tejkalove veten këtë herë, e dashur”, shkroi Waititi.

Ai g i dha komplimente Ritës, duke e cilësuar si më të shkëlqyerën e mbrëmjes: “Sigurisht që i zbehe të gjithë me flokët, fytyrën, veshjen dhe sharmin e zakonshëm plot shkëlqim”.

Festa në vilën luksoze përfshinte performanca live, muzikë nga DJ e surprizë nga kushërinjtë e tij, që realizuan një haka tradicionale në nder të regjisorit.

“Më bënë dhurata, pije dhe mbi të gjitha më mbushën me DASHURI. Ndihesha i lumtur dhe i rrethuar nga njerëz që dua. Të 50-tat ndihen kaq mirë – ndihem i dashur, i lumtur, i ri… dhe i pashëm. Edhe pse gjuri më dhemb”, shtoi ai me humor.

Në fund, Waititi paralajmëroi se festimet nuk do të ndalen me kaq: “Në stil tipik të një Luani, do të festoj deri në fund të vitit, ndaj nëse e keni ditëlindjen nga tani deri në dhjetor – bëhuni gati të më lini rrugë”.

Continue Reading

Magazinë

Robbie Williams paralajmëron koncertin e karrierës për promovim të albumit të ri

Published

on

Robbie Williams, ka paralajmëruar koncertin më të veçantë karrierës, që do të mbahet më 9 tetor në Dingwalls, Camden të Londrës.

Koncerti është organizuar për të festuar daljen e albumit të tij të ri “Britpop”, i cili do të publikohet një ditë më pas, ka raportuar FemaleFirst.

Në këtë eveniment, këngëtari do të interpretojë të gjithë albumin e ri, por edhe çdo këngë nga albumi debutues më 1997, “Life Thru A Lens”, i cili përmban këngët klasike si “Angels” dhe “Let Me Entertain You”, si dhe këngët e dashura nga fansat si “Lazy Days” dhe “Old Before I Die”.

Për të siguruar qasje të hershme në bileta, fansat duhet të porosisin albumin në faqen zyrtare të Williamsit ose të regjistrojnë emailin e tyre.

Albumi i ri “Britpop” sjell tingull më të rëndë kitarash e përfshin bashkëpunime me emra si Chris Martin i grupit “Coldplay”, Gaz Coombes i “Supergrass”, dyshja latine Jesse & Joy, ish-kolegu i tij nga “Take That”, Gary Barlow, si dhe legjenda e “Black Sabbathit”, Tony Iommi.

“Sa me fat jam? Është guxim i madh nga të dy, një anëtar i ‘Black Sabbath’ në një këngë të Robbie Williamsit. Zoti e bekoftë që e bëri, dhe Zoti më bekoftë mua për guximin tim!”, ka thënë Williams.

Ai ka shtuar se ky album është më personal. “Unë po luaja në mënyrë të sigurt dhe nuk po drejtoja ‘makinën’ time. Nuk i kam pasur duart ‘në timon’ sepse gjithmonë po mendoja çfarë do t’u pëlqente njerëzve. Këtë herë thjesht doja të bëja diçka që më pëlqen mua”, ka thënë këngëtari.

Lista e plotë e këngëve në albumin “Britpop”:

1 Rocket

2 Spies

3 Pretty Face

4 Bite Your Tongue

5 Cocky

6 All My Life

7 Human

8 Morrissey

9 You

10 It’s OK Until The Drugs Stop Working

11 Pocket Rocket

Continue Reading

Kulturë

Top destinacionet ku njerëzit zhvendosen për të jetuar më mirë

Published

on

Sipas një renditjeje të fundit nga InterNations, e publikuar nga Forbes, Valencia në Spanjë është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar, për të huajt që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit të tyre.

Sondazhi përfshiu mbi 12,500 ekspatë në 53 qytete të 35 vendeve, dhe u bazua në cilësinë e jetës, lehtësinë e përshtatjes dhe aspektet financiare personale.

Valencia mori vlerësime të larta për transportin publik të aksesueshëm, mundësitë për aktivitete e sigurinë. Një ekspat holandez e përshkroi jetën si “e qetë dhe e shijshme”, duke përmendur mikpritjen, kuzhinën e shkëlqyer, kulturën gjallëruese dhe klimën e butë.

Spanja dominon listën me Málaga dhe Alicante në vendin e dytë dhe të tretë. Málaga u vlerësua për atmosferën mikpritëse e cilësinë e lartë të jetës, ndonëse disa shprehën vështirësi në tregun lokal të punës.

Alicante mori pikë të larta për strehimin e përballueshëm dhe infrastrukturën digjitale të zhvilluar, gati 70% e të anketuarve e konfirmuan këtë.

Edhe Madrid dhe Barcelona janë pjesë e 25 qyteteve më të mira në botë për të jetuar si ekspat, një tjetër dëshmi e fuqisë sërishme të Spanjës si destinacion i preferuar ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara