Aktualitet

Tiranë: Nxënësit e “Mehmet Akif Ersoy” protestojnë kundër mbylljes së shkollës

Arsyetimi i qeverisë për mbyllje është se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi.

Published

on

Nxënësit e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që vendosi mbylljen e këtij institucioni arsimor, me arsyetimin se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi.

Nxënësit kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në Twitter, shkruan se pronarët e shkollës private ndryshuan vendndodhjen e godinës pa marrë leje:

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”.

Më 23 shtator Ministrja Kushi deklaroi se arsyet e mbylljes së shkollës kanë ndodhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve ligjore dhe fillimit të procesit mësimor 2022-2023 në ambiente të pa miratuara nga Ministria e Arsimit.

Sipas përfaqësuesve të institucionit ky veprim është i padrejtë, pasi shkolla prej dy dekadash, që nga viti 2004 vepron me cilësi dhe standardet më modern, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga kushdo.

Bota

Avioni i nisur nga Turqia ulet në aeroportin e Damaskut për herë të parë pas 13 vitesh

Published

on

Avioni i nisur nga Turkish Airlines ka ulur për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut pas një pauze 13-vjeçare. Fluturimi, i ardhur nga Stambolli, mbante 345 pasagjerë dhe ndihma humanitare, dhe mes tyre ishin CEO i Turkish Airlines, Bilal Eksi, dhe zyrtarë turq.

Ky është fluturimi i parë pas shumë vitesh, dhe Eksi ka njoftuar se kompania do të realizojë tre fluturime në javë për në Siri, duke synuar forcimin e marrëdhënieve midis vendeve. Ky hap vjen pas rifillimit të fluturimeve nga Qatar Airways më 7 janar dhe një fluturimi të Sirisë Airlines më 8 dhjetor./UBTNews/

Continue Reading

Bota

​Trump emëron ambasadorin amerikan në BE

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka emëruar Andrew Puzder ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Puzder, i cili ka shërbyer drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, u propozua sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë Trump, por u tërhoq pas shqetësimeve se ai nuk do të mund të siguronte vota të mjaftueshme në Senat për t’u konfirmuar.

Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme.

Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person pa dokumente.

Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij.

Continue Reading

Bota

Hungaria në alarm, 121 shkolla mbyllen pas kërcënimeve me bombë

Published

on

Në Hungari, 121 shkolla u mbyllën përkohësisht pas një kërcënimi me bombë që u dërgua përmes email-eve në shumë institucione arsimore. Policia ka njoftuar se deri tani nuk është gjetur asnjë bombë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Kërcënimi është bërë nga një person i paidentifikuar, i cili ka pretenduar se ishte një komplot ekstremist, por autoritetet dyshojnë se mund të jetë një individ me probleme mendore. Kryebashkiaku i Budapestit ka deklaruar se autobusët po përdoren si strehimore për studentët derisa autoritetet të përfundojnë kontrollin. Autoritetet hungareze kanë kërkuar ndihmë nga Sllovakia, pasi kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe atje./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Tajlanda legalizon martesat mes të njëjtës gjini

Published

on

Tajlanda ka bërë histori duke u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat mes personave të së njëjtës gjini. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 25 janar 2025, u jep të drejta të plota për marrëdhënie ligjore, financiare dhe mjekësore për çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë mundësinë për menaxhimin e pasurive të përbashkëta dhe përfitime nga sigurimet shëndetësore. Vetëm Nepali dhe Tajvani kanë ligje të ngjashme në Azinë Juglindore.

Megjithatë, ende mbeten shqetësime për zbatimin e duhur të këtij ligji, pasi disa mendojnë se duhen zhvilluar trajnime për autoritetet që të shmangin diskriminimin ndaj çiftëve të së njëjtës gjini. Edhe pse ligji është një hap i rëndësishëm, ka ende sfida për të siguruar të drejtat për të gjithë individët LGBTQ+, veçanërisht kur bëhet fjalë për ligje që mbështesin njohjen e identitetit gjinor dhe mbrojtjen e të drejtave të transgjinorëve.

Në pjesën tjetër të Azisë, mbështetja për martesat mes të njëjtës gjini është ende e ulët, me disa shtete që kanë bllokuar ndryshimet ligjore dhe ndalime të ndryshme ndaj komunitetit LGBTQ+, ndërsa disa vende si Brunei i shohin këto marrëdhënie si të papranueshme, duke vendosur ndëshkime ekstreme për to./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara