Kulturë

Tiparet që e dallojnë një të pasur nga një i varfër

Mbani një ditar planesh, projektimesh.

Published

on

Nuk thonë kot “Pretendoni sikur jeni, derisa të arrini të bëheni të tillë“. Kjo moto mund të aplikohet në kaq shumë gjëra të ndryshme në jetën tonë, që nga ndërtimi i vetëbesimit, krijimi i një gjendje mendore pozitive ose zotërimi i aftësive të ndryshme.

Gjithashtu mund të aplikohet në stilin e jetës tuaj.

Ja se çfarë gjërash duhet të filloni të “pretendoni” apo të silleni sikur jeni apo i keni në jetën tuaj dhe shihni se çfarë do të ndodhë:

Flisni më pak, dëgjoni më shumë

Ky rregull është i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni duke biseduar me një shok. Dëgjimi i nevojave të njerëzve është gjithashtu një pikë vendimtare në biznes.

Steve Jobs dikur ka thënë: “Nuk ka kuptim të punësojmë njerëz të zgjuar dhe pastaj t’u tregojmë atyre se çfarë të bëjnë, ne punësojmë njerëz të zgjuar, që të na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë“.

Njerëzit gjithmonë do ta thonë atë që nuk u pëlqen dhe çfarë do të dëshironin të ndryshonin. Ne të gjithë e dimë se komunikimi është çelësi dhe dëgjimi është pjesë e tij.

Dilni nga zyra

Mundohuni t’i bëni disa nga detyrat tuaja të përditshme jashtë zyrës, si të folurit me klientët ose të takuarit me klientë dhe ekspertë.

Këto janë mënyra të shkëlqyera për të ndryshuar perspektivën tuaj, për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin e njohurive. Ju nuk mund të mësoni gjithçka duke u ulur në një tavolinë zyre, por sigurisht që mund të mësoni më shumë duke dalë herë pas here.

Zgjidhini miqtë me mençuri

Mund të jetë e vështirë, por nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të rivlerësoni miqësinë që keni. Ne marrim shumë nga njerëzit që kemi afër, prandaj pyeteni veten nëse ata po ju ndihmojnë të jeni vetja juaj më e mirë ose nëse jeni po ju tërheqin për poshtë.

Nëse qëllimi juaj është të bëheni të pasur, filloni të bëni miq me njerëz që mund t’ju ndihmojnë me këtë qëllim.7. Dini kur duhet të ndaleni!© depositphotos.com © pexels.comShtytja e vetes drejt limiteve, duke punuar natën vonë ose duke e sjellë punën në shtëpi nuk është diçka që njerëzit e pasur bëjnë.

Ata e dinë mirë: Është shumë e rëndësishme të ndash punën tuaj nga shtëpia dhe jeta personale. Nëse nuk doni të përfundoni të raskapitur dhe joefikas, atëherë lëreni punën në zyrën e punës.

Mos ndalni kurrë së mësuari

Bota në të cilën jetojmë ndryshon gjatë gjithë kohës. Produkte të reja, risitë dhe teknologjia shfaqen pothuajse çdo ditë.

Dhe nëse doni të qëndroni në krye të gjërave dhe të jeni të suksesshëm, ju duhet ta përditësoni veten vazhdimisht për gjithçka që po ndodh. Librat, ligjëratat, videot dhe audiot dixhitale mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të përditësuar.

Kini një burim pasiv të ardhurash

Njerëzit e pasur nuk i shpenzojnë të gjitha paratë e tyre në rroba të markave të famshme, pajisje elektronike të shtrenjta, bizhuteri apo makina, siç mendojnë shumica e njerëzve.

Ata nuk i humbasin paratë e tyre, bëjnë që paratë e tyre të punojnë për ta. Të ardhurat e bazuara në një biznes, investime, divident ose në pasuri të paluajtshme mund të jenë një burim i përbashkët i parave shtesë midis të pasurve.

Edhe të paturit para në një llogari kursimi mund t’ju bëjë më të pasur pa pjesëmarrjen tuaj të menjëhershme.

Vlerësojeni kohën tuaj

A keni menduar ndonjëherë sa kohë keni harxhuar kohë duke kontrolluar njoftimet përmes mediave sociale apo shikuar video argëtuese të kafshëve?

Mundohuni të shkurtoni kohën që kaloni para një ekrani dhe ta përdorni atë për të bërë diçka për të cilën do të jeni falenderues në të ardhmen, nëse ky është zhvillimi personal, shëndeti juaj, vullnetarizmi ose zgjerimi i kontakteve.

Lexoni çdo ditë

Sipas hulumtimit të Tom Corley, që ai e përshkroi në librin e tij “Zakonet e suksesshme të personave të pasur, njerëzit e pasur zgjedhin leximin kundrejt televizorit”.

Në fakt, 88% e njerëzve të pasur lexojnë për të paktën 30 minuta në ditë. Çdo gjë nga që nga literatura vetëpërmirësuese deri tek lajmet mund të ndihmojë në rritjen e njohurive tuaja, gjë që do t’ju bëjë më të hapur dhe do t’ju ndihmojë në punë.

Vendosni veten tuaj në plan të parë

Është me të vërtetë e rëndësishme të kujdeseni për trupin dhe mendjen tuaj dhe t’u kushtoni kohë çdo ditë.

Ngritja e peshave ose të luajturit tenis, të kaluarit kohë me të dashurit tuaj ose të qenit vetëm, bërja e një banje qetësuese ose meditimi; të bërit çfarëdo që ju bën të ndiheni mirë, ju rimbush me energji dhe ju relakson.

E gjithë kjo së bashku me kontrolle të rregullta shëndetësore dhe një dietë ushqyese e mirë mund t’ju ndihmojë shumë.

Mbani një ditar planesh, projektimesh

Nuk ka rëndësi nëse është një bllok shënimesh ose një aplikacion në telefonin tuaj. Shkruani listat me detyrat, qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata, madje edhe ëndrrat.

Shkruani gjithçka që ndodh, mendimet tuaja të përditshme dhe të gjitha ngritjet dhe ngritjet e ditës suaj. Qartësojeni mendjen në mënyrë që të keni më shumë hapësirë për mendime dhe ide më të mëdha dhe që të mos harroni ndonjë gjë të rëndësishme.

Continue Reading

Lajmet

Shtatë dekada nga lindja e “Godzilla-s”: Si lindi ikona japoneze e kinemasë nga hijet e epokës bërthamore

Published

on

By

Kur në kinematë e Japonisë u shfaq për herë të parë filmi Godzilla (Gojira), më 3 nëntor 1954 ndërsa në fund të nëntorit po atij viti nisën shfaqjet e gjera dhe jehona ndërkombëtare — pakkush mund ta parashikonte se një krijesë gjigante e dalë nga thellësitë e oqeanit do të shndërrohej në një nga simbolet më të njohura dhe më jetëgjata të kulturës botërore. Shtatëdhjetë e dy vjet pas premierës, vepra e regjisorit Ishirō Honda mbetet shumë më tepër sesa një film me efekte speciale të kohës; ajo është një dokument kulturor dhe një alegori e fuqishme e frikës njerëzore përballë fuqisë shkatërruese të teknologjisë bërthamore.

Konteksti historik në të cilin lindi filmi ishte thellësisht i ndjeshëm. Japonia po dilte ngadalë nga plagët e Luftës së Dytë Botërore dhe nga traumat e bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në gusht të vitit 1945. Vetëm pak muaj përpara xhirimeve, në mars të vitit 1954, një incident i rëndë në oqeanin Paqësor e riktheu panikun: anija japoneze e peshkimit Daigo Fukuryū Maru (Dragoi me Fat 5) u ekspozua ndaj rrezatimit radioaktiv pas testimit të bombës hidrogjenore amerikane Castle Bravo në atolin Bikini. Ekuipazhi pësoi helmim të rëndë nga rrezatimi dhe njëri prej marinarëve humbi jetën, duke shkaktuar tronditje të madhe publike në mbarë vendin.

Pikërisht mbi këtë ankth kolektiv, producenti Tomoyuki Tanaka, regjisori Ishirō Honda dhe mjeshtri i efekteve speciale Eiji Tsuburaya ndërtuan konceptin e Godzilla-s. Në rrëfimin origjinal të vitit 1954, përbindëshi nuk është thjesht një armik i zakonshëm, por një qenie e lashtë e zgjuar dhe e shpërfytyruar nga testet bërthamore nënujore. Përmes imazheve bardh e zi, qytetit të Tokios në flakë dhe spitalit të mbushur me të plagosur nga rrezatimi, Honda solli në ekran një reflektim moral mbi përgjegjësinë e shkencës. Edhe personazhi i shkencëtarit Daisuke Serizawa, i cili shpik një armë tjetër shkatërruese të quajtur “Shkatërruesi i Oksigjenit”, përballet me dilemën etike nëse zbulimi i tij do të përdoret sërish për luftë nga njerëzimi.

Një rol të pazëvendësueshëm në identitetin e filmit luajti edhe muzika e kompozitorit Akira Ifukube. Motivet e rënda orkestrale, marshi ritmik dhe ulërima karakteristike e krijesës e krijuar duke fërkuar një dorezë lëkure të lyer me rrëshirë mbi telat e një kontrabasi u bënë menjëherë të njohura në mbarë botën. Ndërkohë, në mungesë të teknologjisë digjitale, Eiji Tsuburaya përdori teknikën e njohur si suitmation, ku aktori Haruo Nakajima veshi një kostum të rëndë prej gome dhe shkatërroi makete të punuara me imtësi të ndërtesave të Tokios.

Me kalimin e dekadave, Godzilla kaloi kufijtë e Japonisë, duke u përshtatur në dhjetëra filma, seriale televizive, libra komikë dhe videolojëra. Ndonëse në disa periudha u shndërrua në hero mbrojtës të Tokës apo figurë argëtuese për publikun e gjerë, esenca e tij e parë mbeti e gjallë, duke u rikthyer fuqishëm edhe në prodhimet bashkëkohore që fituan vlerësime kritike dhe çmime ndërkombëtare. Kështu, në fundjavat e kulturës botërore, historia e lindjes së Godzilla-s kujton se si arti dhe kinematografia mund ta shndërrojnë frikën më të madhe të një epoke në një gjuhë universale që flet për paqen dhe kujdesin ndaj planetit. /E.A/

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara