Kulturë

“The Notebook”, simboli i dashurisë së vërtetë

Leksionet që na ofron ky film dhe roman fantastik.

Published

on

Duke u rritur, ndërkohë që shumë nga shokët e mi të shkollës së mesme lexonin serinë e Harry Potter, mami im porositi disa libra të Nicholas Sparks për mua, sepse kishte një fiksim të çuditshëm me romanet romantikë. Kur më në fund pata mundësinë të shikoja filmin “The Notebook”, isha ende shumë i ri dhe naiv. Meqë ishte një nga filmat e mi të preferuar që kam parë më shumë sesa do të doja të pranoja, sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë leksione mësoja që nga hera e parë që pashë filmin.

Së pari, kuptova rëndësinë e marrjes së guximit për të provuar një lidhje me njerëz me të cilët normalisht nuk e mendon kurrë veten. Allie, një vajzë e pasur jugore dhe Noah, një punëtor i varfër i klasës punëtore, vinin nga dy shtresa shumë të ndryshme. Nëse e keni parë filmin, e dini se ata u përballën me shumë vështirësi për të qenë me njëri -tjetrin, megjithatë, ajo që u arrit ishte një dashuri shumë e bukur që zgjati deri në fund. Shpesh, ne harrojmë se nuk kanë shumë të bëjnë gjërat materiale që dikush mund të na ofrojë, por lumturia që ata sjellin në jetën tonë pavarësisht çdo gjëje tjetër.

Së dyti, shfrytëzojini pafund momentet e vogla në jetë, kur i kaloni me dikë që doni. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për punë të ndryshme ose shikoni filma si “The Notebook”, mbajeni në mendje se janë gjërat e vogla ato që kanë më shumë rëndësi. Disa nga kujtimet më të bukura nuk krijohen me planifikim të detajuar ose me shuma të mëdha parash të shpenzuara.

Së fundmi, nëse është shkruar të ndodhë diçka, gjithmonë do të gjendet mënyra për t’u arritur ajo gjë. Edhe pse ky pohim mund t’ju duket tërësisht klishe, është shumë i vërtetë dhe vlen më shumë sesa thjesht për aspektin romantik. Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një pozitë ku humbni diçka ose dikë që doni, kujtojini vetes se gjithçka ndodh për një arsye. Nëse është vërtet e shkruar që ajo gjë, apo ai person të jetëme ju, atëherë do të gjendet një rrugëzgjidhje për të ardhur tek ju, në kohën më të papritur.

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara