Kulturë

Largojini energjitë negative

Mbusheni shtëpinë tuaj me pozitivitet.

Published

on

Nëse jemi të trishtuar dhe pesimistë, ne gjithashtu mund të mbushim mjedisin në të cilin jetojmë me energji negative, duke e bërë atmosferën më të rëndë. Ndonjëherë një gotë ujë është e mjaftueshme

Negativiteti tërheq më shumë negativitet, dhe nganjëherë qëndrimi ynë i gabuar dhe pesimist është i mjaftueshëm për të bërë që energjitë pozitive të zhduken nga mjedisi në të cilin jetojmë.

Në fakt dihet se emocionet dhe ndjenjat tona lëshojnë energji të afta për të tërhequr nga ana e tyre energjitë e të tjerëve. Eshtë si një lloj efekti domino: nëse jemi të errët, të trishtuar dhe poshtë në humor, ne do të tërheqim vetëm njerëzit përreth nesh që kanë të njëjtin humor me ne. Në të njëjtën mënyrë, me negativitetin tonë, ne gjithashtu do të mbushim dhe peshojmë atmosferën e vendit ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës.

Kur jetojmë në një periudhë veçanërisht të vështirë, për të shmangur tërheqjen e energjive të tjera negative tek ne, duhet të mësojmë ta lëmë të shkojë: nëse kemi probleme në punë, ose në familje, duke vazhduar të shohim gjithçka të zezë nuk do të ndihmojë, por vetëm do të ketë efektin e përkeqësimit të mëtejshëm. Ne duhet të mendojmë pozitivisht dhe të përpiqemi të mos ndalemi në pengesën e parë, por të shikojmë përtej gardhit në perspektivën e një të ardhmeje jo të afërt. Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të heqësh qafe energjitë negative. Gjithashtu pastroni mjedisin në të cilin jetoni, në mënyrë që atmosfera përreth të funksionojë gjithashtu në favorin tonë.

Ekziston një mënyrë e lashtë për të zbuluar nëse atmosferat negative mbeten në shtëpinë tonë: thjesht merrni një gotë ujë. Në fakt, ky element natyror është përdorur gjithmonë për të pastruar mjediset dhe për të luftuar shqetësimet. Në rastin tonë do të jetë e nevojshme të vendosni një gotë plot ujë në dhomën më të ngarkuar: nëse ka flluska të nesërmen do të thotë se ka energji negative, por nëse uji është ende i pastër, energjia pozitive do të mbizotërojë.

Gjatë kryerjes së këtij akti është e nevojshme të përqendrohemi në mendimet negative, në mënyrë që t’i heqim ato nga mendja jonë dhe t’a pastrojmë prej tyre. Një metodë tjetër e mirë, kur ndihemi veçanërisht poshtë me moralin, të trishtuar dhe të hutuar, është të hedhim ujë të ftohtë në duar dhe kyçe disa herë në ditë, në mënyrë që të “lajmë” shqetësimet tona. Në çdo rast, mbani në mend se problemet janë kryesisht të zgjidhshme, dhe ajo që bën dallimin mbi të gjitha është qëndrimi me të cilin përballeni me situata të vështira.

Continue Reading

Lajmet

Kosova zë vendin e parë në rajon për edukimin joformal në Çmimin e Vullnetarizmit Edukativ

Published

on

Kosova ka zënë vendin e parë në kategorinë e edukimit joformal në kuadër të Çmimit Rajonal për Vullnetarizmin Edukativ, në mesin e nëntë shteteve pjesëmarrëse.

Çmimi iu nda Klubit të Super-Vullnetarëve “Dituria”, nga shkolla “Dëshmorët e Kombit” në Suharekë, për kontributin në promovimin e vullnetarizmit dhe edukimit joformal.

Vlerësimi u bë gjatë ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare, të organizuar nga TOKA, Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe New Horizons Foundation. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, organizata dhe profesionistë nga Kosova dhe rajoni, me fokus promovimin e vullnetarizmit, edukimit joformal dhe mirëqenies së të rinjve.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Sportit dhe Rinisë, Sejnur Veshall, zëvendësudhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Lirim Daci, si dhe drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe Çmimet Rajonale për Shëndetin Mendor, me të cilat u vlerësuan nismat që kontribuojnë në mirëqenien dhe mbështetjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall ndau edhe Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 në kategorinë e rinisë. Për punën dhe ndikimin e tyre përmes angazhimit vullnetar u vlerësuan Hekuran Mustafa, Ernest Dula dhe Mjalta Lezi.

Ky vlerësim nënvizon kontributin e të rinjve nga Kosova në promovimin e solidaritetit, aktivizmit dhe përgjegjësisë shoqërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Rikthim në traditë” sjell në Prishtinë fotografi historike të veshjeve popullore shqiptare

Published

on

Ekspozita “Rikthim në traditë – Veshjet popullore të shqiptarëve” është hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Kosovë–Shqipëri.

Ekspozita është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ku janë prezantuar fotografi historike nga fondet arkivore të të dy institucioneve.

Përmes këtyre fotografive, publiku pati mundësinë të shohë larminë dhe veçantinë e veshjeve tradicionale shqiptare, si dhe të njihet me aspekte të jetës së përditshme dhe figura të njohura të historisë, artit e kulturës shqiptare.

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, dr. Denald Prifti, vlerësoi kontributin e fotografëve të hershëm shqiptarë, përfshirë edhe fotografët e familjes Marubi, për dokumentimin e kësaj pasurie të trashëgimisë kombëtare.

Ai theksoi rëndësinë e fotografive historike në ruajtjen dhe përcjelljen e traditës te brezat e rinj, si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Mehmed Xhemajli, i cilësoi veshjet popullore si një nga shprehjet më të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke veçuar xhubletën si dëshmi të rrallë të mjeshtërisë tradicionale.

Ekspozita synon të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore shqiptare./A.K/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Familja moderne” rikthehet në RTK, kësaj radhe në formatin HD

Published

on

By

Seriali humoristik “Familja moderne”, një ndër prodhimet më të ndjekura të publikut në Kosovë, rikthehet në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) me cilësi të lartë të figurës, në formatin HD. Njoftimi u dha nga televizioni publik përmes rrjeteve sociale, duke ftuar shikuesit të rijetojnë momentet komike që kanë shoqëruar breza të tërë.
Për vite me radhë, seriali mblodhi familjet para ekranit me batutat, personazhet e veçantë dhe situatat e përditshme që mbeten të paharrueshme në historinë televizive vendore. Rikthimi i tij pritet të sjellë nostalgji për shikuesit e hershëm, por edhe t’u japë mundësi brezave të rinj ta zbulojnë për herë të parë.
“Ju mungonte? Edhe neve. ‘Familja moderne’ kthehet në RTK, tani në HD. Të njëjtat qeshje, më shumë pikselë”, thuhet në njoftimin e RTK-së. Sipas televizionit publik, transmetimi do të nisë çdo të diel nga ora 20:05. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara