Kulturë

“The Kissing Booth 3” debuton në verën e vitit 2021

Published

on

Aktorja e filmit  “The Kissing Booth”, Joey King mbrëmjen e së dielës ka bërë të ditur se pjesa e tretë e filmit me skenar nga Vince Marcello, “The Kissing Booth” do të lansohet në verën e vitit 2021.

Aktorja pas pranimit të çmimit “Comedy Movie Star” të fituar në “People’s Choice Awards”, ndër të tjera tregoi për publikun se i kishte premtuar vetes se nëse e fiton këtë çmim, do të bëjë publike debutimin e pjesës së re të “The Kissing Booth”.

“Unë i thash vetes nëse do të fitoja, do të ndaja një lajm shumë emocionues me të gjithë. Unë dua t’ju them se “The Kissing Booth 3”, pjesa jonë e fundit do të dalë në verën e vitit 2021″, u shpreh ajo, transmeton Female First.

King zbuloi gjithashtu se “The Kissing Booth” do të mbledhë prapë të gjithë aktorët kryesorë që janë pjesë e filmit të parë dhe të dytë. Në grupin e këtyre aktorëve përveç Joey King në rolin e Elle, bëjnë pjesë edhe Chase Dallas në rolin e Noah Flynn, Jesse Rowan-Goldberg në rolin e Lee Flyyn dhe aktorë të tjerë.

Filmi “The Kissing Booth” bazohet në romanët e autores Beth Reekles që flasin për studenten Elle Evans dhe jetën e saj përgjatë viteve të shkollës së mesme dhe fillimit të universitetit.

“The Kissing Booth 3” është një film komedi, romancë e drejtuar nga Vince Marcello me skenar nga Marcello dhe Jay Arnold./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ka vdekur Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Prizrenit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit, ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, i cili ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Kryeziut.

Ai e ka vlerësuar Kryeziun si një prej figurave të rëndësishme të jetës politike dhe publike të Prizrenit dhe të LDK-së.

“Për vite me radhë, ai dha kontributin e tij në shërbim të qytetit, qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar ai, duke theksuar se Kryeziu, përmes angazhimit të tij politik dhe institucional, ka lënë gjurmë në historinë e Prizrenit dhe të LDK-së.

Eqrem Kryeziu ka mbajtur disa poste politike dhe institucionale, ndërsa ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa mandate.

Për vdekjen e tij janë shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët dhe strukturat e LDK-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i shtohet botimi i ri “La Scanderbeide”

Published

on

Koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u është shtuar botimi i vitit 2025 i veprës “La Scanderbeide: Edizione integrale commentata” të Margherita Sarrocchi-t.

Botimi është përgatitur nga Olimpia Gargano dhe është publikuar nga Centro di Cultura e Storia Amalfitana, në serinë Biblioteca Amalfitana.

“La Scanderbeide” konsiderohet një vepër e rëndësishme e letërsisë italiane të shekullit XVII dhe poema e parë epike e shkruar nga një grua në letërsinë italiane të asaj periudhe. Vepra e Sarrocchi-t e vendos figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në kontekstin e letërsisë evropiane dhe dëshmon jehonën e tij përtej botës shqiptare.

Botimi i vitit 2025 ka rëndësi të veçantë pasi sjell një edicion të ri dhe më të qasshëm të veprës për lexuesit dhe studiuesit.

Sipas Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ky pasurim i koleksioneve përbën një burim me interes të veçantë për studiuesit e letërsisë, historisë, albanologjisë dhe marrëdhënieve kulturore shqiptaro-italiane./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Natyra pa njeri” e Violeta Xhaferit ekspozohet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton pikturën “Natyra pa njeri” (2021) të artistes Violeta Xhaferi, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Praktika artistike e Xhaferit ndërthur pikturën me proceset tekstile, skenografinë dhe dizajnin e kostumeve, duke eksploruar natyrën, atmosferën dhe transformimin.

Instalacioni, i komisionuar për ekspozitën retrospektive të artistes në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2023, përbëhet nga kanavaca të mëdha që krijojnë një peizazh të gjerë të imagjinuar.

Në pikturë shfaqen elemente të tilla si pyjet, zogjtë, drita në ndryshim dhe horizontet e thella, të cilat krijojnë një kalim të vazhdueshëm mes muzgut dhe agimit.

Artistja përdor ngjyrën tekstile drejtpërdrejt mbi sipërfaqen e kanavacës, duke zbardhur pjesë të caktuara dhe duke ndërhyrë me bojë tekstili për të ndërtuar kompozimin dhe atmosferën e veprës.

Kjo qasje lidhet edhe me përvojën e Xhaferit si dizajnere kostumesh në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke ndërthurur përvojën e saj në skenografi dhe kostumografi me praktikën e saj në pikturë.

Drita është një element thelbësor i instalacionit, duke ndikuar drejtpërdrejt në atmosferën dhe përjetimin e hapësirës së krijuar nga artistja.

Ekspozita “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë” do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 26 gusht 2026.

Orari i vizitës:

E martë–e premte: 10:00–18:00
E shtunë–e diel: 10:00–17:00 /A.K/

Continue Reading

Të kërkuara