Kulturë

The Guardian e rendit Kosovën në mesin e pesë vendeve ballkanike që duhen vizituar

Pos Kosovës, aty përmendet edhe Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.

Published

on

Mediumi prestigjioz The Guardian, e ka renditur Kosovën në mesin e pesë destinacioneve më të mira për t’i vizituar në Ballkan.

The Guardian shkruan se Kosova mbetet një destinacion turistik kryesisht i pazbuluar për britanikët, të cilët ndoshta ende e lidhin atë me luftën e fundit. Por sot, sipas këtij mediumi, Kosova është një vend i sigurt për të udhëtuar.

“Kosova pa dalje në det përfshin dy fusha kryesore të rrethuara me male me 50 maja mbi 2000 metra. Kjo do të thotë ecje e madhe, hipur në kalë dhe ski. Pa det, noti në pishina natyrore është i popullarizuar: Ujëvarat e Mirushës kanë kanione, shpella dhe 13 liqene”, thuhet në shkrimin e The Guardian.

Jeta e natës në Prishtinë e Prizren përshkruhet si e gjallë, që këtë gjallëri e lidh me numrin e madh të të rinjve.

“Kjo është pjesërisht falë këtij shteti ballkanik që ka popullsinë më të re në Evropë – më shumë se 65 për qind e njerëzve janë nën 30 vjeç”.

Aty thuhet se të dyja qytetet kanë gjithashtu shumë xhami, muze dhe monumente, duke përfshirë muzeun etnografik “Emin Gjiku” të Prishtinës dhe monumentin Newborn, të zbuluar për pavarësi dhe pikturuar në një stil të ndryshëm çdo vit.

“Diku tjetër, pamjet kryesore përfshijnë katër manastire dhe kisha të listuara në UNESCO – Deçani, Peja, Graçanica dhe Ljevishi; “Bear Sanctuary”, shtëpia e arinjve të murrmë evropianë të shpëtuar nga robëria nga bamirësia Four Paws; dhe Shpella e Gadimes, plot me stalagmite dhe stalaktite të kristalizuara”, thuhet tutje.

Pos Kosovës në këtë mes bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut./klankosova.tv.

Lifestyle

Si të bëni radiatorët të ngrohin më shumë me një veprim të thjeshtë?

Published

on

Kur fillon moti i ftohtë, mbajtja e shtëpisë ngrohtë bëhet prioritet. Edhe ndryshimet më të vogla mund të bëjnë diferencë, prandaj ia vlen të sigurohesh që sistemi yt i ngrohjes funksionon si duhet – duke filluar nga radiatorët.

Sipas inxhinierit të kompanisë Boxt, Will Scholfield, nëse radiatorët nuk ngrohin siç duhet ose punojnë me pengesa, duhet t’i çliron nga ajri i bllokuar (një proces i njohur si “bleeding”). Ky proces do të thotë të lejosh që ajri i mbetur brenda radiatorëve të dalë jashtë.

Nëse ajri ngelet brenda, ngrohja nuk shpërndahet si duhet e radiatorët bëhen më pak efikasë. Nëse kjo nuk bëhet për kohë të gjatë, ajri i bllokuar shkakton edhe gërryerje në sistemin e ngrohjes. Kjo është detyrë e thjeshtë që duhet bërë rregullisht, që shtëpia të jetë e ngrohtë e sistemi të funksionojë optimalisht.

Scholfield këshillon: “Nëse çliron radiatorët nga ajri rreth dy herë në vit, sistemi i ngrohjes do të punojë më me efikasitet dhe do të ndihmosh edhe në uljen e faturave të energjisë.”

Çfarë të duhet për të çliruar radiatorët nga ajri?

Një çelës për radiator ose një kaçavidë, në varësi të llojit të valvulës.

Një leckë ose enë e vogël për të mbledhur ujin që mund të rrjedhë.

Si ta bësh?

Fike ngrohjen dhe lëre sistemin të ftohet plotësisht. Vendos një peshqir ose leckë poshtë radiatorit për të mbrojtur dyshemenë.

Gjej valvulën e ajrit, ndodhet në krye të radiatorit, në njërën anë; është e rrumbullakët e ka vrimë për çelësin ose një prerje për kaçavidë.

Fut çelësin në valvul dhe ktheje ngadalë në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të dalë ajri. Kur fillon të dalë uji, ktheje përsëri në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur valvulën. Përsërite këtë proces për të gjithë radiatorët në shtëpi.

Në fund, kontrollo presionin e ujit në bojlerin e ngrohjes, ai duhet të jetë midis 1 dhe 2 bar. Nëse nuk është, rregulloje sipas nevojës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Fatmir Toçi prezanton ‘Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë’ në Prishtinë

Published

on

Një mbrëmje e veçantë letrare do të zhvillohet sonte, më 28 tetor 2025, në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, ku do të promovohet libri “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë” i autorit dhe studiuesit të njohur Fatmir Toçi.

Ky botim, nga Shtëpia Botuese “Toena”, është një vepër studimore e rëndësishme që hedh dritë mbi historinë, kulturën, ritet dhe trashëgiminë shpirtërore të arbëreshëve të Italisë, pasardhësve të shqiptarëve që kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin e tyre për më shumë se pesë shekuj larg atdheut.

Në promovim do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë: Prof. Xhavit Beqiri, Prof. Bajram Kosumi, Akademik Ali Aliu, si dhe autori i librit, Fatmir Toçi.

Ngjarja do të pasurohet edhe me një program artistik, që do ta shndërrojë mbrëmjen në një udhëtim përmes historisë, muzikës dhe shpirtit arbëresh.

Promovimi organizohet në kuadër të ciklit letrar të njohur “Pena e dritës”, i cili ka për qëllim të afrojë lexuesit me vepra me vlera të spikatura kulturore, historike dhe letrare.

Përndryshe, fillimi i ngjarjes është në orën 19:00 dhe është i hapur për publikun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

‘Art’, një shfaqje që sfidon miqësinë dhe perceptimin e vlerave në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Shfaqja “Art” është premiera e radhës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, me autore, Yasemina Reza, regjisor, Bashkim Ramadani, asistente e regjisë Kreshnike Osmani dhe me dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

Kjo shfaqje paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme?

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi dhe Butrint Lumi.

Reprizat e shfaqjes “Art”-do të mbahen me 27 dhe 28 tetor 2025 nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori i njohur ferizajas, Kushtrim Asllani

Published

on

Ka ndërruar jetë artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur këngëtari Mentor Haziri, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, artist e regjisor me kontribut të madh në Teatrin e Ferizajt dhe në komunitetin tonë artistik, në qytet e më gjerë”, ka shkruar Haziri.

Ai shtoi më tej: “Një djalë që na donte të gjithëve dhe që mezi priste të vinte në pranverë për të na parë. U prehtë shpirti në parajsë, Kusho.”

Edhe aktorja, Gresa Gashi, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të artistit.

“Jam e tronditur nga lajmi për vdekjen tënde. U prehsh në paqe, Kushtrim. S’po më besohet,” ka shkruar ajo.

Vitet e fundit, Asllani mësohet se kishte jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara