

Lajmet
Tetë viktima dhe 632 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiTetë persona kanë vdekur dhe 632 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet e reja kanë dalë nga testimi i 3 mijë e 621 mostrave.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 276 raste, Gjilan 35 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 33 raste, Gjakovë 28 raste, Ferizaj 25 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Viti 18 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 12 raste, Klinë 11 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kllokot, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ndërkaq janë shëruar edhe 397 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 63 mijë e 380.
Aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 318 raste aktive me COVID-19./UBTNews
Lajmet
Arrestohet një person i dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera
Published
12 minutes agoon
October 17, 2025By
UBTnews
Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.
A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.
I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit./KP
Lajmet
Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë
Published
13 minutes agoon
October 17, 2025By
UBTnews
“Duhen dy duar për të duartrokitur”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, duke iu referuar një thënie të urtë të përbashkët për dy vendet tona.
Sot, Shqipëria dhe Turqia, tha kryeministri Edi Rama përpara mbi 1500 investitorëve turq të pranishëm në forum, si dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz, janë pikërisht ato dy duar që duartrokasin së bashku, një histori miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizont që hapet gjithnjë e më gjerë përpara nesh, shkruan ATSH.
Duke iu rikthyer një momenti kyç në marrëdhëniet dypalëshe, kryeministri kujtoi vendosjen e një objektivi të përbashkët me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, një dekadë më pare, dyfishimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
“Sot, jo vetëm që kemi arritur këtë synim, por e kemi tejkaluar,” tha Rama, duke vënë në dukje se nga një volum tregtar prej 250 milionë eurosh, sot është kaluar mbi 1 miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit.
Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, vijoi kryeministri, sot në Shqipëri numërohen mbi 1 mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to.
“Por më shumë se numrat, ajo që ka vlerë është fryma. Është dëshira, besimi dhe sensi i përkatësisë në një miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje të fortë mes nesh. Një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultate”, nënvizoi Rama.
Duke folur për klimën e favorshme që ofron Shqipëria, Kryeministri u shpreh se vendi nuk është më një ishull i mbyllur si dikur, por një vend i hapur dhe mikpritës, një “ishull i bukur” në mes të Europës ku investimet shumëfishohen në pak vite, falë një sistemi taksash të ulëta, energjisë së gjelbër, turizmit në rritje, zhvillimit teknologjik dhe një tregu që pret krahëhapur sipërmarrjen turke.
Vetëm gjatë këtij viti, vijoi ai, mbi 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, një shifër e jashtëzakonshme që dëshmon për përparimin e bërë në fushën e turizmit dhe lidhjet e thelluara mes dy vendeve.
“Siç thotë një tjetër shprehje e përbashkët mes nesh: oreksi vjen duke ngrënë. Ndaj, ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta kapim atë dhe ta shijojmë së bashku”, u shpreh Rama.
Në vijim, Kryeministri e cilësoi Shqipërinë si portën më të afërt të Turqisë drejt Bashkimit Europian dhe një partner të qëndrueshëm në fushat e sigurisë, energjisë, turizmit dhe teknologjisë.
Ai theksoi se qeveria shqiptare është më shumë sesa një qeveri mike, është një partnere strategjike e një aleance të fortë me Turqinë, e gatshme të mikpresë, të dëgjojë dhe të garantojë çdo investim që kthehet në një histori suksesi.
“Ne hodhëm një hap të madh para 10 vitesh, dhe sot shohim sesa shumë kemi ecur përpara. Kemi ndërtuar një urë, e kemi hedhur këmbën në të ardhmen dhe objektivi ynë tani është që të dyfishojmë sërish shkëmbimet tona tregtare, duke ndërtuar një “autostradë suksesi” midis Bosforit dhe Adriatikut”, theksoi Kryeministri.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë thjesht marrëdhënie ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkudhëtimi drejt së ardhmes.
“Ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Ura që lidh Ankaranë me Shqipërinë zyrtare është më solide se kurrë. Është një urë që përshpejton lidhjen tonë me Perëndimin përmes Korridorit 8 dhe portit të ri të Durrësit, por edhe një urë që lidh historinë me të ardhmen, kujtimet e përbashkëta me ambicien për të nesërmen”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se Shqipëria dhe Turqia flasin të njëjtën gjuhë, “gjuhën e punës dhe të rezultateve”.
Ai ftoi investitorët të jenë pjesë e këtij rrugëtimi, ku çdo projekt, çdo ide dhe çdo energji pozitive kthehet në një sukses të përbashkët.
“Le ta shohim të ardhmen si një detyrë që duhet ta përmbushim bashkë, përmes një udhëtimi ku çdo investim, çdo projekt, çdo energji bëhet shkak për një duartrokitje të re për historinë tonë të përbashkët”, deklaroi kryeministri Rama./KP
Lajmet
Tridhjetë gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Ferizaj
Published
14 minutes agoon
October 17, 2025By
UBTnews
Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 30 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.
Sipas Policisë, ky aksion është ndërmarrë pas fushatës disa ditore me moton “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon.”
“Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja për jetën e njerëzve. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore. Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./KP
Lajmet
Dhunë në familje në Prizren, gruaja dhe vajza e mitur sulmohen me thikë
Published
2 hours agoon
October 17, 2025By
UBT News
Një burrë nga Prizreni ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur mbrëmë pas mesnatës. Sipas njoftimit të Prokurorisë në Prizren të dy viktimat janë në gjendje të rëndë.
Prokuroria ka njoftuar se në vendngjarje e kanë arrestuar të dyshuarin.
Për rastin Policia është njoftuar të premten rreth orës 00:20 minuta.
“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë vajza e mitur thuhet se është gjetur në katin e fundit të ndërtesës.
“Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.
Në njoftim thuhet se në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor.
“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur vishni çorape natën?

Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën

Arrestohet një person i dënuar për shtatë vepra penale dhe i kërkuar për katër të tjera

Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë

Tridhjetë gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në Ferizaj

Presidenti i FIBA Evropës arrin në Kosovë

Sofia Richie shtatzënë, pret fëmijën e dytë me Elliot Grange

Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, një dritare e gjallë e historisë që tërheq vizitorë çdo ditë
Të kërkuara
-
Vendi2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Lajmet3 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Rajoni3 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën